Me siguri edhe ju ashtu si ne e keni gjetur veten të paktën njëherë në jetë me kokën brenda në frigorifer, duke cimbitur pak djathë dhe pak sallam, për të qetësuar përbindëshin e babëzitur brenda jush, por pa rezultat. Gjithçka përfitoni nga këto ngrëniet impulsive është një bark i mbushur plot, pa shijuar asgjë nga ato që hani.
Prandaj ne në ciklin “Gatuaj me Anabel” kemi vendosur t’ju demostrojmë disa gatime praktike që mund t’i bëjë kushdo, në çdo orë të ditës, me produkte lehtësisht të gjendshme në treg, shumë të shëndetshme dhe të shijshme, pa patur kurrfarë nevoje për aftësi të mbinatyrshme në kulinari. Nëse jeni në fazën ‘gjithçka mund të bëj është të ziej një vezë’ ky është vendi i duhur për ju. Dhe një përbërës që nuk ju le kurrë në baltë pavarësisht nëse bëhet fjalë për tekat e stomakut tuaj apo të miqve, është sallami. Përveç shijes së mrekullueshme, sallami është një burim i shkëlqyer proteinash, vitaminash dhe mineralesh.
Por për fatin tonë të keq, shpesh nuk kemi fantazi për gatimin e sallamit dhe e përdorim të skuqur, e shoqërojmë me vezë, me bukë e djathë, ose shohim prindërit tanë që ia nxjerrin miqve me pak djathë dhe raki. Ka ardhur koha të heqim dorë nga këto metoda primitive dhe të kuptojmë që sallamin mund ta përdorim kudo dhe nëse nuk jeni mishngrënës të lumtur recetat më poshtë do t’ju bëjnë padyshim të ndërroni mendim.
Me vetëm një shufër sallam turist “Tona”, ne realizuam tre receta shumë të shijshme, ideale për mëngjes, drekë dhe darkë. Dhe nëse nuk ia keni ngenë orëve të gjata në kuzhinë, aq më tepër tani në verë, recetat më poshtë nuk do t’ju hanë aspak kohë. Kështu është e garantuar se jo vetëm do ta shijoni atë që hani, por do dini dhe sasinë e duhur për të konsumuar.
Mëngjesi:
Nëse mendoni se e keni provuar toast-in, na lejoni t’ju prezantojmë një recetë totalisht ndryshe, por shumë më të shijshme. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, jo më kot u siguruam të gatuajmë një pjatë të pasur me proteina, karbohidrate dhe sheqerna të shëndetshme, që do t’ju japin gjithë energjinë e nevojshme për të nisur ditën.
Dreka:
Thonë që makaronat janë aq të mira, sa mund të përcaktojnë nivelin e lumturisë tek konsumuesi. Ne duam që ju të jeni të lumtur, ndaj po ju servirim ‘nonën e makaronave’. Kush mund t’i rezistojë sallamit të skuqur me pak vaj ulliri dhe hudhra?
Darka:
Guxoni t’i përgatisni diçka të tillë miqve kur të vijnë në shtëpinë tuaj dhe nuk do duan të largohen! Ju do jeni pritësi ideal, që jo vetëm servir ushqime që të ngopin, por aq të shijshme sa do kërkojnë dhe një pjatë të dytë. Sallamin e keni ju, ata të sjellin përbërësit e tjerë dhe të gjithë janë të lumtur.