Lifestyle

Si e shndërrova shtëpinë në banesë Hollywood-i me buxhetin e një shqiptari

Si e shndërrova shtëpinë në banesë Hollywood-i me

Përpara se të filloja punën për mobilimin e shtëpisë isha- siç mund ta merrni me mend- shumë e stresuar. Kisha një buxhet relativisht të vogël, ndaj s’ma mbante të punësoja edhe një arkitekt, kështu që kisha vendosur të bëhesha “arkitekte e vetes”. Por edhe pasi lexova dhjetëra artikuj që të krijoja një ide të përgjithshme për arredimin, prapë kishte plot gjëra që s’po ua gjeja vendin.

Për fat, e kisha gjetur vendin ku do të blija gjithçka, që nga pllakat e tualetit, tek mobiljet. Tek Porcelanosa kisha blerë më parë parketin laminat, kështu që e njihja cilësinë e markës. Dhe pikërisht kur vendosa se duhej të merrja një arkitekt që të shkonim bashkë tek Porcelanosa, më dhanë lajmin që më lehtësoi jetën.

Mirë që tek Porcelanosa gjen çdo gjë të nevojitet për shtëpinë dhe çmime për çdo buxhet, por në paketë është  i përfshirë edhe arkitekti! E imagjinoni ç’barrë të stërmadhe më hoqi nga supet? Tani më duhej thjesht të zgjidhja dhe me ndihmën e arkitektit të Porcelanosa-s, ishte si i themi ne: “si buka me djathë”.

Kështu që, po ju bëj një “guidë” në shtëpinë time dhe po ju tregoj si e mobilova gjithë apartamentin vetëm me Porcelanosa.

Si e shndërrova shtëpinë në banesë Hollywood-i me

Për dhomën e ndenjes zgjodha këtë parket  fantastik në ngjyrë të çelët me dru lisi. Është praktik, rezistent ndaj goditjeve dhe mykut. Përveç parketit aty gjeta dhe gurët e bardhë dekorativë që vazhdojnë të jenë të bardhë dhe të shkëlqyeshëm si ditën e parë që janë vendosur. Kliko këtu për të parë modelet e parketeve që gjenden në outlet

Si e shndërrova shtëpinë në banesë Hollywood-i me

Si e shndërrova shtëpinë në banesë Hollywood-i me

Tek kuzhina investova më shumë se kudo tjetër sepse është vendi më i rëndësishëm i shtëpisë. Syprina e gatimit është e gjitha e derdhur me Krion (një material fantastik që të gjithë duhet ta njihni). Krioni është i përshtatshëm për kuzhina gatimi sepse është higjenik, lehtësisht i pastrueshëm dhe rezistent ndaj çdo goditjeje me thikë apo aksesorë të tjerë që përdoren në gatim. Kliko këtu për të parë produktet prej Krioni

Si e shndërrova shtëpinë në banesë Hollywood-i me

Gjithashtu tavolina e ngrënies është prej Krioni, material të cilin e gjeni vetëm në Porcelanosa dhe askund tjetër. Krionin e gjeni në ngjyra dhe tekstura të  ndryshme, shumë lehtë i kombinueshëm dhe funksional. Kliko këtu për të parë modele moblijesh për kuzhina

Si e shndërrova shtëpinë në banesë Hollywood-i me

Oh, banjot në Porcelanosa janë një parajsë më vete, më besoni! Përveç produkteve më të reja në fushën e dizanjit, kanë edhe çmime tepër konkurruese, me gjithë cilësinë që ofrojnë. Përshembull, pllakat veshëse të mureve mund t'i gjeni në ofertë, hidhuni një sy duke klikuar këtu. Zgjedhja është kaq e vështirë me tërë këtë larmishmëri produktesh.

Si e shndërrova shtëpinë në banesë Hollywood-i me

Aksesorët e Porcelanosës janë me materiale rezistente ndaj ujit gëlqeror. Çdo produkt është i stilit dhe cilësisë bashkëkohore, si ky lavaman që mund ta shoqërosh edhe me mobilje për peshqirë. Kliko këtu për të parë më shumë modele lavamanësh

Si e shndërrova shtëpinë në banesë Hollywood-i me

Kabinat e dushit i gjeni në dimensione të ndryshme në varësi të hapësirës. Unë zgjodha një kabinë dushi drejtkëndore, sigurisht me çmim shumë të lirë. Këtu mund të gjeni modele të tjera të përshtatshme për banjot tuaja 

Nëse nuk doni të bëni maratonë nëpër dyqane e showroom-e, shkoni në Porcelanosa dhe stakojeni trurin, sepse të tillë cilësi me këto çmime, dhe me një arkitekt personal, nuk e gjeni dot tjetërkund.

REELS

Çifti (influencues) janë bërë viralë së fundmi, pasi u kapën duke sajuar dhe përsëritur disa herë momentet e propozimit për martesë. Ajo që në fillim dukej si një moment plot emocione, doli të ishte e planifikuar dhe e përsëritur disa herë, vetëm që videoja të dilte “perfekte” për rrjetet sociale. Ndjekësit shprehën zhgënjim, duke thënë se asgjë nuk është siç duket në rrjete sociale.

U tha, u bë!

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.