News

Trendi i ushqimeve të mbetura

Nëse jeni në Hungari dhe jeni të uritur,  Judit Szilagyi ka gjithmonë diçka për t’ju ofruar. Pasi studentja kthehet në shtëpi, ajo e kalon mbrëmjën duke gatuar perime, patate kremoze dhe krepa të ëmbël . Ajo i poston fotot në Piqniq, një aplikacion me bazë Budapestin, i cili i lejon ndjekësit e saj të kërkojnë një porcion nga ushqimi për vete.

“Hobi im më i madh është të gatuaj”- thotë Judit. “Nuk është njëlloj, nëse nuk keni dikë, me të cilin ta ndani ushqimin. Dhe nëse gatuan më shumë nga sa të nevojitet, përse të mos e ndash më dikë tjetër?

Fqinjë kureshtarë

Sipërmarrja hungareze ndjek suksesin e shpejtë të sipërmarrjeve të tjera në Europë.

Kompania greke Cookisto filloi si një komunitet për të lidhur kuzhinierët , që gatuajnë në shtëpi, me shpresën për të bërë ca para më tepër, duke i shitur ushqim njerëzve të zënë me punë, që kërkojnë një darkë të ngrohtë e të lirë. Në vetëm 12 muaj ka tërhequr  më shumë se 40 000 anëtarë në Greqi dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Site të tjera të ngjashme janë Shareyourmeal.net, i cili ka 62 000 kuzhinierë shtëpiakë në Hollandë dhe 20 000 nëpër Europë, që gatuajnë ushqim me ndikim nga Indonezia, Afhanistani, Japonia dhe India  dhe Leftoverswap, i cili nisi në ShBA vitin e shkuar dhe që tani ka një bazë edhe në Europë.

Piqniq është bashkë-themeluar nga Tamas Kiss, të cilin e merrte malli për gatimet hungareze, pasi puna e detyronte të udhëtonte shumë.

Ndërmarrja i kërkon përdoruesve të ndajnë vakte falas, edhe pse planet janë t’i lejojnë kuzhinierëve t’ia shesin ushqimet e tyre të panjohurëve.

Ulja e shpërdorimit

Në sektorin jo-fitimprurës, sitet gjerman-folëse janë në pararojë. Ato kanë në fokus ndalimin e hedhjeve të mbetjeve të ushqimit, në një kohë kur një e treta e ushqimit tonë shkon në kosh. Foodsharing.de dhe simotrat e saj në Austri e Zvicër kanë tërhequr më shumë se 50 000 përdorues që nga viti 2012.

Analiza: Doktoresha Lisa Ackerley, mjeke specializante

Ideja e ndarjes së ushqimit për të shmangur shpërdorimin është e mrekullueshme, por këshilla ime është të qëndroni tek perimet që nuk prishen, si ato në kavoanozë të mbyllur, paketa apo konserva. Frutat e perimet e paproçesuara janë një opsion shumë i mirë, pasi ju mund t’i shihni që janë të përshtatshme për t’u ngrënë.

Ndarja e ushqimeve të gatuara në shtëpi është me më tepër rrezik. Edhe në shtëpitë më të pastra, kuzhinierët mund të bëjnë gabimë gjatë gatimit.

Në Gjermani, Foodsharing.de pretendon të ketë sh[ëtuar të paktën 35 000 ton ushqimi, që do të kishte përfunduar në kosh.

“Ne gjejmë një diapazon të gjerë përdoruesish, nga ata që mundohen për ushqimin e përditshëm, tek ata, të cilët janë të lumtur të ofrojnë ushqimin e tyre”-thotë bashkë-themeluesi Jean Wichert. Ai beson se kjo ide do të ketë edhe më tepër popullaritet, pasi më shumë europianë po përqafojnë idenë e ndarjes.

Nga një studim global i kohëve të fundit, i bërë mbi 30 000 përdorues interneti, doli se 54% e europianëve kanë pranuar idenë e shitjes ose këmbimit të sendeve online, në krahasim me 68% në shkallë globale. Banorët në lindje dhe jug të Europës ishin më pranues ndaj konceptit.

Njëlloj si sitet e tjera që ofrojnë shërbime online, sitet e ndarjes së ushqimit po fillojnë të tërheqin edhe kritika lidhur me standartet e sigurisë dhe problemet e shëndetit.

Si mjet social

Casserole Club, inkurajon njerëzit të ndajnë vakte me fqinjët, të cilët nuk gatuajnë dot vetë. Të 4000 anëtarët e saj në Anglinë qëndrore e jugore duhet të përfundojnë një kurs online dhe t’iu kontrollohen të dhënat kriminale, para se të përgatisin vaktin e parë.

Ushqimet që ndahen më shpesh

Foodsharing (Gjermani, Austri, Zvicër)- bukë, fruta, ëmbëlsira

Cookisto (Greqi dhe Mbretëri e Bashkuar)- pjata makaronash dhe tava

Piqniq (Hungari)- pjata të stinës, paleo, ushqim vegan dhe organik, ëmbëlsira.

Casserole Club (Angli)- byrek dhe curry

Bashkë-themeluesi i Piqniq, Tamas Kiss ka mbrojtur politikat e hapura të anëtarësimit.

“Nëse shkoni në një barbekju, nuk i pyesni mikpritësit se si i kanë gatuar hamburgerat. Nuk e pyesni dikë që sjell një tortë në zyrë”.

Ai thotë se fotot dhe “pesë gishtat” (e ngjashme me ikonën “Pëlqej” në Facebook) i japin përdoruesve një të dhëna të mira të asaj që duhet të presin nga çdo shef kuzhine. Ai ka shumë shpresa për të ardhmen e modelit të tij të biznesit.

“Duam të arrijmë në atë pikë, sa nëse je i uritur kudo në botë, hap aplikacionin dhe do të gjesh ushqim. Mund t’i nxjerrim kompanitë e fast-food-eve jashtë biznesit”.

Burimi: BBC

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb