Showbiz

Bamirësi, gjyqe dhe një ëndërr: Si e shpenzuan çmimin e madh fituesit e BB

Arbër Çepani

Bamirësi, gjyqe dhe një ëndërr: Si e shpenzuan çmimin

Shumë njerëz ishin skeptikë kur Arbër Çepani premtonte se nëse do të fitonte çmimin e madh prej 45 mijë eurosh, do ta shpenzonte atë për bamirësi. Por pasi u bë fituesi i parë i Big Brother Albania, Arbri ndërpreu studimet për shkenca politike në Bari të Italisë që të niste punën për të mbajtur premtimin.

“Me çmimin final prej 45 mijë euro që fitova në edicionin e parë, nisa një fushatë sensibilizuese me emrin kuptimplotë "Ndryshimi fillon nga ti", që kishte si qëllim pikërisht të tregonte se ndryshimi nuk duhej të pritej vetëm nga lart, por duhej të niste prej gjithësecilit prej nesh. Gjithsecili nga ne mund të bëhet ndryshimi që kerkon të shikojë rreth vetes dhe ky ishte mesazhi kryesor që donim të jepnim me këtë fushatë në rrugëtimin tonë nëpër Shqipëri!”

Bamirësi, gjyqe dhe një ëndërr: Si e shpenzuan çmimin

Siç tregon për Anabel.al, përveç fushatës sensibilizuese, ai i shfrytëzoi të ardhurat edhe për të ndihmuar drejtpërdrejt njerëzit në nevojë, për përmirësimin dhe mbrojtjen e hapësirave publike si edhe për të nxitur dhe ndihmuar artistët. 

“Ato para u shpenzuan për rikonstruksionin e një fushe sportive në një shkollë fillore në Vorë, për një kënd lojrash në një kopësht të Gërdecit, për të mbjellë pemë në ripyllëzimin e Lurës, për të ndihmuar fëmijët jetimë, për të ndihmuar të moshuarit në azilin e Tiranës, për të mbrojtur specien endemike të koranit në liqenin e Pogradecit, për të mbështetur njerëzit me aftësi të kufizuara, për të ndihmuar financiarisht vepra artistike si punimi më i madh në botë me tapa vere etj. Nga i gjithë ai rrugëtim pasuria më e madhe që na mbeti ishte mbështetja e qindra njerzve të thjeshtë dhe fakti që realisht besuam dhe kuptuam se forca dhe dëshira për të ndryshuar gjërat është e rrënjosur brenda gjithsecilit prej nesh thjesht ka nevojë të ngacmohet!”

Ermela Mezuraj

Bamirësi, gjyqe dhe një ëndërr: Si e shpenzuan çmimin

"Një lumturi përgjysmë": kështu e përcaktoi Ermela Mezuraj fitoren e "Big Brother 4". Fituesja e parë grua e reality show-t u shpërblye me 100 milion lekë, por menjëherë pas daljes nga shtëpia iu desh të ndiqte arrestimin e motrës së saj, Gertës. Në një intervistë për "Panorama" në 2012-ën, Armela u shpreh: "I kam quajtur ato para që fitova "lekë të bardha për ditë të zeza"."

Motra e saj u përfshi në një çështje për vjedhjen e 67 mijë eurove, në bashkëpunim me të dashurin e saj Rodrig Malaj, i cili u dënua me 5 vjet burg dhe një personi të tretë. Por Ermela tregoi se e motra kishte bashkëpunuar me policinë për gjetjen e menjëhershme të parave, diçka që siç tha nuk u mor parasysh gjatë hetimit. Në shkurt të 2012-ës, gjykata vendosi ta dënonte Gerta Mezurajn me 3 vite e 4 muaj burg dhe një dëmshpërblim prej 27 mijë eurosh.

Bamirësi, gjyqe dhe një ëndërr: Si e shpenzuan çmimin

Arbër Zeka

Bamirësi, gjyqe dhe një ëndërr: Si e shpenzuan çmimin

Arbër Zeka, fituesi i parë nga Kosova i Big Brother, kur u fut në shtëpi jetonte në një shtëpi me qira bashkë me familjen. Pasi doli fitimtar i Big Brother 5, më në fund mundi të blinte një shtëpi në Prishtinë ku vijon të jetojë ende sot, teksa edhe punon gazetar në Radio Televizionin e Kosovës.

“Arsyeja pse hyra në Big Brother u kurorëzua me sukses; lekët u shpenzuan për gjërat që u premtuan në fillim. Kam blerë një banesë (apartament) në Prishtinë ku aktualisht jetoj me prindërit. Tashmë punoj në Radio Televizionin e Kosovës, ndërkohë edhe menaxhoj këngëtarë. Diçka tjetër që arrita të përmbushja pas Big Brother ishte diplomimi në master për shkencën ekonomike, dega marketing.”

Bamirësi, gjyqe dhe një ëndërr: Si e shpenzuan çmimin

Megjithatë, vazhdon të jetë single. Gjysmë me shaka, ai thotë për Anabel.al se po kërkon dikë në profesionin e tij sepse ndryshe, nuk do ta kuptonte.

“Jam beqar, single domethënë, po kam shumë femra”, thotë ai me të qeshur, “Po kërkoj një grua, mundësisht nga Tirana, që të jetë gazetare si unë dhe të kuptohemi.”

Anaid Kaloti

Bamirësi, gjyqe dhe një ëndërr: Si e shpenzuan çmimin

Fituesi i "Big Brother 6", Anaid Kaloti, e ndau çmimin e madh mes vetes, familjes dhe Orestit, djalit me aftësi ndryshe që është edhe miku i tij i ngushtë.

Bamirësi, gjyqe dhe një ëndërr: Si e shpenzuan çmimin

Por siç tregon për Anabel.al, e vetmja gjë që ka mbetur nga çmimi i madh është një lokal i vogël prej të cilit nxjerr të ardhurat për të jetuar.

“Më duhet të them qe paratë nuk i merr menjëherë sa del nga shtëpia e Big brother; është një procedurë që zgjat 2-3 muaj dhe kjo mendoj, është diçka e mirë (qesh). Unë personalisht një pjesë ia dhurova familjes, një pjesë të vogël Oçes (djalit të sekretit). Vëllait i bëra një makinë dhuratë për ditëlindje kurse vetes një motor, dhe e vetmja gjë që jeton akoma nga ato para, është një lokal modest pas Bllokut të Ambasadave që është plotësisht i imi...Lokali ka më shumë se 3 vjet që jeton, paguan taksa dhe punëtorë dhe normalisht, mbulon një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve të mia...Të gjitha këto brenda shumës së 28 milion lekëve cash (në dorë), pasi pjesa tjetër llogaritej makina.”

Nevila Omeri

Bamirësi, gjyqe dhe një ëndërr: Si e shpenzuan çmimin

Kur konkurronte në shtëpinë e Big Brother 7, Nevila u bë e njohur edhe si "vajza që jetonte në fshatin SOS". Pas vdekjes së të atit dhe largimit të mamasë në Itali, Nevila, dy motrat dhe vëllai i saj u rritën në jetimore të ndryshme, për t'u ritakuar pas shumë vitesh në Tiranë. Ajo hyri në shtëpinë e Big Brother pa miratimin e tyre, sepse ata nuk kishin dëshirë që historia të bëhej publike. Por në fund, ia doli të fitonte çmimin e madh prej 100 milion lekësh, me të cilat bleu një shtëpi të sajën në Tiranë.

Bamirësi, gjyqe dhe një ëndërr: Si e shpenzuan çmimin

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb