Kinema & TV

Skifteri punon vetëm: Bes Kallaku s’do jetë më pjesë e ‘Portokalli’

23 Qershor 2017

Skifteri punon vetëm: Bes Kallaku s’do jetë më pjesë e

Shumë është diskutuar largimi i Bes Kallakut nga ‘Portokalli’, por vetë aktori i humorit ka zgjedhur të heshtë, deri sa të ketë diçka më konkrete. Megjithatë disa lëvizje ‘të dyshimta’ të ditëve të fundit, na bëjnë të mendojmë se Besi mund të ketë mbyllur vërtetë këtu rrugëtimin e tij disavjeçar tek spektakli i të dielave në Top Channel.

Ndërkohë që një pjesë e trupës së ‘Portokalli’ udhëtoi drejt SHBA-ve një javë më parë, për të argëtuar shqiptarët në Boston, New York dhe Connecticut, Besi ishte në Shqipëri.

Dhe tani që kolegët e tij janë kthyer, ai fluturon drejt Amerikës bashkë me Xhensilën, për të qenë pjesë e një koncerti në Michigan, Xhensila si këngëtare dhe Besi si skifteri. Dyshja po qëndron tek Ritz Carlton në New York dhe nga postimet në rrjete sociale duken shumë të emocionuar për aventurën e tyre të parë bashkë në SHBA.

Skifteri punon vetëm: Bes Kallaku s’do jetë më pjesë e

Skifteri punon vetëm: Bes Kallaku s’do jetë më pjesë e

Mos kjo do të thotë se skifteri ka nisur të punojë vetëm dhe është shkëputur njëherë e mirë nga ‘Portokalli’? Mund të jetë.