Prej shumë kohësh, të gjithë e kemi vënë re se sa mike të mira janë Zaimina Vasjari dhe Rezarta Shkurta. Udhëtojnë bashkë, janë pothuajse në çdo vend në shoqërinë e njëra tjetrës dhe nuk kursehen ta shprehin dashurinë në çdo lloj mënyre.
Zaimina, mbrëmjen e djeshme ka festuar ditëlindjen e saj mes miqsh në një nga restorantet e kryeqytetit, por situata i ka dalë jashtë çdo parashikimi dhe për këtë fajtore ishte shoqja e saj më e mirë.
Rezarta dhe Zaimina kanë postuar në rrjetet e tyre sociale të gjithë momentin e surprizës së çmendur që shoqja kishte menduar për të. 1000 trëndafila të kuq mbi një karrotrec! Siç duket dhe nga videoja, e gjithë surpriza ka dal ashtu siç Rezarta e kishte panifikuar, shtoji kësaj dhe emocionet e vajzës së ditëlindjes që padyshim ishin të pashmangshme.
Kaq mjaftoi dhe dhurata, që në fakt është më shumë se speciale, të pushtonte rrjetet sociale dhe sigurisht profilet e mikeve, duke i uruar për shoqërinë e rrallë që kanë.
“Duhet të isha burrë”- dëgjohet të thotë Shkurta tek ndihmonte djemtë që të dërgonin brenda 1000 trëndafilat e Zaiminës.
Por në fakt, me shoqe dhe surpriza të tilla, burri ishte problemi i fundit që të kalonte ndër mend!