Eliza Dushku i është përgjigjur me ‘po’ pyetjes së madhe të së dashurit të saj, Peter Palandjian. Aktorja me origjinë shqiptare ka bërë publik lajmin nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram, ku të dy duken shumë të lumtur që më në fund e sqaruan edhe këtë pjesë.
“Po!! Absoutisht dashuria ime,” shkruan 36-vjeçarja. Palandjian, 53 vjeç është drejtor ekzekutiv i ‘Intercontinental Real Estate Corp.’ ndërsa në të shkuarën ka qenë tenist profesionist. Dushku ka mbajtur shumë private gjithçka rreth lidhjes së saj me babain e katër fëmijëve, por një ngjarje kaq e rëndësishme si kjo, padyshim e meritonte një postim në Instagram.