Mbështetja që marka Dolce & Gabbana ka treguar ndaj zonjës së parë të SHBA-ve, ndërkohë që shumë emra të tjerë të modës kanë refuzuar ta veshin, është kritikuar shumë.
Shumë njerëz thanë se do të bojkotojnë Dolce & Gabbana, por s’kanë bërë tjetër, veçse kanë frymëzuar stilistët të sjellin ide të reja në treg. ‘Bojkotoni Dolce & Gabbana’ shkruhet në t-shirtet e bardha, që janë në shitje për vajza dhe djem dhe kushtojnë më shumë se 200 dollarë secila. Përpjekje e bukur kjo.
Pra ne të bojkotojmë, por sërish të shpenzojmë një mal me para për një bluzë të thjeshtë. Më mirë po pranojmë lidhjen me Melania Trump-in. Nuk e kemi inat në fund të fundit!