Showbiz

Më në fund! Del klipi ndërkombëtar i Elvana Gjatës!

Më në fund! Del klipi ndërkombëtar i Elvana Gjatës!Siç edhe e paralajmëroi, më në fund artistja Elvana Gjata, ka nxjerrë në treg bashkëpunimin e saj të parë ndërkombëtar "When forever is over" (Kur mbaron përgjithmonë.)

Kënga është kompozuar nga një prej kompozitorëve më të nxehtë të momentit në Amerikë, Poo Bear, ndërsa producent është i famshmi David Guetta. "When forever is over" është xhiruar në Spanjë nën regjinë e Richard Paris Wilson. 

Në klip, Elvana vjen me një imazh të tjetërsuar nga ai që jemi mësuar ta shohim në klipet e tjera të realizuara në Shqipëri: flokë të krehura në një stil natyral dhe grim i lehtë, një pamje që i shkon për shtat tregut amerikan. 

Në fillim Elvana shfaqet e vetme me një fustan të bardhë të grisur në mes të një shkretëtire, duke kënduar "Kur mbaron "Përgjithmonë" për t'iu referuar betimit që çifti bën në altar për një dashuri të përjetshme. Më pas, regjisori ka përdorur kalin si simbolikë të lirisë dhe nisjes së një jete të re. Mbyllja, kur këngëtarja sheh veten e saj të shumëfishuar, shpjegon edhe fundin e arratisjes nga një marrëdhenie e përfunduar: Të gjesh veten!

Përse është ky klip një hyrje e fortë në tregun ndërkombëtar?

Vitet e fundit ne jemi mësuar ta shohim Elvanën me hite pop si "Love me", "Puthe", "Lejla" apo "Njësoj" të cilat për hir të së vërtetës, kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm në trevat shqiptare. "Forever is over" i jep Elvanës një dimension tjetër; stili është i përqafueshëm kudo në botë; këtë lloj kënge mund ta shohësh fare lehtë edhe në klasifikimet e Gjermanisë, të Amerikës, Australisë apo Azisë. Është një këngë që dëgjohet në radio, mund të rimiksohet për diskoteka dhe plazhe dhe gjithashtu, teksti i plotë, kompozimi, produksioni dhe vokali i artistes shqiptare, e bëjnë jo vetëm një hit "Forever is over", por edhe i japin të gjitha trajtat e një kënge të fortë artistikisht. 

Më në fund! Del klipi ndërkombëtar i Elvana Gjatës!

Vetë kompozitori i famshëm Poo Bear eshte shprehur pwr bashkëpunimin: "Elvana është padyshim një nga artistet më të talentuara dhe më të afta, me të cilat kam punuar ndonjëhereë në karrierën time! Kontrolli i saj vokal dhe shpirti, janë kombinuar me një zë që rezonon nëpër të gjitha frekuencat. Mezi pres që bota të dëgjojë "Forever is Over" 

Kush janë njerëzit që krijuan hitin me të cilën Elvana prezantohet në botë?

 Jason Boyd a.k.a Poo Bear: 

Kemi shkruar disa herë për ta, por ja vlen të ri-theksohet se "Forever is over" është realizuar në studion e një prej producentëve më të mirë të momentit, Jason Boyd (Emri artistik Poo Bear)

Më në fund! Del klipi ndërkombëtar i Elvana Gjatës!Poo Bear është njeriu që riktheu fuqishëm në treg, Justin Bieber dhe "e burrëroi" me hitet si "What do you mean"  "Where are you now", "Hold Tight", PYD apo "All that Matters".

Poo Bear, fitues katër herë i çmimeve më të rëndësishme të muzikës 'Grammy", e nisi karrierën me super-hite si "Peaches & Cream" interpretuar nga 112, ka kompozuar hitet e Usher "Caught up" dhe "Superstar" apo "She ain't you" dhe "I can transform ya" të Chris Brown. Çdo këngë e tij është bërë mega-hit dhe u ka dhënë shumë çmime artistëve interpretues. 

Të gjithë punët e tij të marra së bashku kanë arritur deri në 350 milionë disqe të shitura në të gjithë botën. 

David Guetta

 Më në fund! Del klipi ndërkombëtar i Elvana Gjatës!

Nëse me kompozitorin "Poo Bear" shumë prej nesh janë njohur gjatë lajmeve të fundit mbi bashkëpunimet ndërkombëtare të Elvanës, të gjithë absolutisht njohim DJ e famshëm francez, David Guetta. Guetta është producent i këngës së Elvanës "Forever is over". Artisti i cili ka shitur mbi 9 milionë albume dhe mbi 30 milionë singles në të gjithë botën, njihet për mega-hite si "When love takes over", "Titanium", "Turn me on", "Without you", "Gettin'Over You", "Memories etj. Në vitin 2011, David Guetta u cilësua si DJ më i mirë në botë nga një sondazh i DJ Mag. 

 Bashkëpunimi i tij me Kelly Rowland "When love takes over" është konsideruar nga revista "Billboard" në 2013, si bashkëpunimi më i mirë dance-pop i të gjitha kohërave. 

 
 Richard Paris Wilson

 Më në fund! Del klipi ndërkombëtar i Elvana Gjatës!

Wilson është regjisor i videos. Në faqen e tij zyrtare ai rendit disa bashkëpunime të famshme në regji. Wilson ka realizuar klipin e Zara Larsson & Mnek "Never forget you" që ka kapercyer mbi 300 milionë klikime. 

 Gjithashtu, koncepti i tij është pas videos së Rag N'Bone Man "Simple days" (Grupi i famshëm për super-hitin "Human"). Wilson gjithashtu ka bashkëpunuar në fushata publicitare të markave të njohura në botë si "Samsung" apo "Johnnie Walker", ka realizuar një sërë dokumentarësh dhe filma të shkurtër etj. 


  

 

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons