Lifestyle

S'paskemi patur faj! S'e dinim ç'i kishte munguar dushit tonë deri tani

Që ta dish, nuk je ti i vetmi njeri i stresuar në botë. Edhe ne kalojmë një odise të tërë nga mëngjesi kur nisemi për në punë apo për në shkollë derisa mbërrijmë në shtëpi në darkë të lodhur, të stresuar e tërë pluhur. Edhe ne duam një supë të mirë për darkë që t'i ngjajë gjellës së mamit. Edhe ne, mezi e presim orën e bekuar të dushit, që na shplodh mendjen dhe kockat.

Dhe nuk po flasim për një dush të çfarëdoshëm rutinë. Po ju flasim për terapinë më të mirë që mund të gjeni në shtëpi sjellë nga Porcelanosa! Kliko këtu për të hyrë në botën e dusheve magjike

S'paskemi patur faj! S'e dinim ç'i kishte munguar dushit

Për këtë ju nevojitet thjesht një kokë dushi uji i së cilës reflekton ngjyra të ndryshme dhe shpërndan aroma të shumëllojshme. Këta dushe emocionale janë krijuar për të rrezatuar energji pozitive e cila ndikon fort në trupin dhe emocionet tona për të na e bërë jetën më cilësore dhe relaksuese. 

S'paskemi patur faj! S'e dinim ç'i kishte munguar dushit

Aromat e ndryshme të ndërthurura me alternimin e ngjyrave bëjnë që dushi të jetë një praktikë rigjeneruese për largimin e stresit të grumbulluar gjatë ditës. Kromoterapia dhe aromaterapia, në fakt, kur ndërthuren me presionin e ujit ndihmojnë në largimin e stresit, duke pastruar mendjen dhe trupin.

Kjo lloj terapie është masivisht e përdorshme në SPA. Kliko këtu për më shumë modele

Funksioni kryesor i kësaj praktike është “emocionimi”, duke dhuruar momente intensive mirëqenieje fizike si edhe çlodhje mendore. 

S'paskemi patur faj! S'e dinim ç'i kishte munguar dushit
Nobis Wellness Center

Çdo ngjyrë ka terapinë e saj:

Ngjyra portokalli ndihmon në shplodhjen fizike dhe rrit disponimin kundër depresionit.

S'paskemi patur faj! S'e dinim ç'i kishte munguar dushit

Ngjyra e verdhë është një ngjyrë plot energji, e cila stimulon entuziazmin dhe përmirëson mendjen dhe muskujt.

Ngjyra e gjelbër është ideale për në mbremje sepse të sjell ndjesinë e rehatisë dhe qetësisë. Ju ndihmon të flini më të relaksuar.

S'paskemi patur faj! S'e dinim ç'i kishte munguar dushit

Ngjyra blu prodhon ndjenjën e qetësisë dhe paqes. Ndihmon në relaksimin e tensionit të muskujve. 

S'paskemi patur faj! S'e dinim ç'i kishte munguar dushit
Best Western Premier Ark Hotel

Ngjyra rozë në të purpurt rrit imagjinatën dhe kreativitetin. 

S'paskemi patur faj! S'e dinim ç'i kishte munguar dushit

Sipas ekspertëve të kromoterapisë, mjaftojnë 30 minuta në një banjë të tillë për të përfituar të gjithë efektet e këtyre ngjyrave dhe aromave.
Ne që e provuam ju këshillojmë veç të jini optimistë dhe të jetoni botën plot ngjyra që ju ofron Porcelanosa!

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee