Showbiz

Adelina e parashikoi jetën sot 5 vite më parë: Ahh ato dy Adelinat e vogla

Adelina e parashikoi jetën sot 5 vite më parë: Ahh ato dy

Në një intervistë për “Prive” 5 vite më parë, Adelina Ismajli rrëzëllente. Dhe nuk po flasim vetëm për pamjen e jashtme. Këngëtares nga Kosova i shndrinin sytë kur tregonte se kishte rënë në dashuri me Valin dhe nuk ishte ndjerë kurrë më mirë në jetën e saj.

Ndonëse i ‘urrente’ intervista të tilla, Adelina që asokohe kishte nisur bashkëjetesën me Valin në Zvicër, tha se të dy kuptoheshin 101% bashkë. Madje vetë Adelina shpeshherë trembej se mos ekzistonte ndonjë telepati mes të dyve. “Kur janë bërë dy sahat jam dashuruar,” tregonte këngëtarja historinë e saj me menaxherin, që sot është babai i djalit të saj, Uliksit.

Por e pyetur ku e shihte veten pas 5 vitesh, pra sot, Adelina ndonëse e lëkundur, kishte një vizion pak a shumë të qartë. “Nuk guxoj, nuk kam diçka të caktuar. Dua të ushtroj profesionin për të cilën jam shkolluar, pedagoge në piano, të qëndroj në shtëpi, me fëmijë natyrisht, ajo nënkuptohet. Me dy Adelina të vogla dhe të shkoj ndonjëherë të bëj ndonjë gjullurdi nëpër diskoteka, me rrejt sikur po vij të këndoj dhe të mos shkoj. Epo unë jam Adelina, s’mund të ndryshoj 360 shkallë. E njëjta jam, veçse më pozitive, nuk kam më presionet që kam patur.”

Dhe 5 vite më pas jeta është treguar shumë bujare me Adelinën. E martuar me Valin, prindër të një djali, Uliksit (por të mos heqë dorë nga Adelinat e vogla), këngëtarja me ë’kemi parë duket dhe ndihet mirë. Por megjithëse dëshira e saj në 2012-tën ishte të hiqte dorë nga muzika, vetëm pak ditë më parë Ismaili njoftoi të gjithë se do të rikthehet me një këngë të re. Epo jeta do tregohej bujare edhe me ne :)

Burimi: Prive

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb