Qershori do t’ju sjellë lumturi. Marsi, prilli dhe maji ju kthyen vëmendjen tek vendimet e fundit që kishit marrë. Tani mbaroi koha e analizave, dhe do të mund të shikoni gjithçka me optimizëm. Qershori do të jetë muaji i udhëtimeve dhe nëse nuk udhëtuat dot në maj, mendoni të dilni jashtë qytetit gjatë 5 ditëve të para të qershorit. Sunduesi juaj, Marsi, është akoma në shenjën e Binjakëve, që e adhuron udhëtimin.
Gjatë javës së parë do të keni një ditë “me katër yje”, më 3 qershor. Do të jetë një ditë e shkëlqyer, plot fat ndërsa Jupiteri do të jetë në kënd të përsosur me Diellin, i cili është në sektorin tuaj të udhëtimeve. Do ta ndjeni këtë energji që më 2 qershor. Vështirë të gjeni një kohë kaq të mirë për të udhëtuar spontanisht. Nëse jeni single, Afërdita do të qëndrojë në shenjën e Dashit deri më 5 qershor, duke ju vënë në pah gjithë sharmin.
Gjithashtu më 3 qershor, Afërdita do t’i bashkohet Uranit në shenjën e Dashit, çka do të thotë shumë qejf, emocion dhe argëtim. Por edhe nëse jeni në lidhje, Jupiteri në një vijë të përsosur me Diellin në shtëpinë tuaj të martesës dhe të partneritetit do t’ju ofrojë shumë emocione.
Nëse ju duhet të udhëtoni, duket se do të jetë diku larg, në gjysmën e parë të muajit dhe mund të ktheheni në kohën e hënës së plotë në shenjën e Shigjetarit, të premten e 9 qershorit. Hënat e plota simbolizojnë përfundimin e një veprimi, kështu që do t’i ulni ritmet në katër ditët përpara 9 qershorit. Hëna e plotë që orbiton pranë Saturnit ju ndihmon që ky udhëtim të shënojë një arritje për karrierën: çdo minutë do të jetë për një synim. Pavarësisht lodhjes, ndryshimi i ambientit do t’ju rifreskojë mendjen.
E vështirë në aspektin dashuror dhe atë të udhëtimit do të jetë dita e 15 qershorit, kur Saturni do t’i vihet përballë Diellit. Është një ngjarje që ndodh një herë në vit. Mundohuni të mos udhëtoni në këtë ditë. Gjithashtu, përpiquni të mos nisni një biznes apo një marrëveshje të re biznesi. Një vështirësi e re pritet në këtë kohë dhe mund të ketë të bëjë me veprime ligjore, akademike apo vështirësi në publikim.
Këto kohë keni shpenzuar ca si shumë, por shpenzimet do të reshtin sapo Marsi sundues të lërë shenjën e Binjakëve më 4 qershor. Ai do të zhvendoset tek Gaforrja për të qëndruar deri më 20 korrik, duke e çuar vëmendjen tuaj tek shtëpia dhe pronat. Mund të keni të bëni me një pronë me qira, ose me ndryshime në dekorimin e saj, rinovime, rregullime apo sistemime të tjera. Shtëpia do të jetë prioriteti i këtij muajit dhe shumicës së muajit që vjen. Marsi do t’ju sjellë shumë mundësi kështu që, nëse ju duhet të shpërnguleni, shikojini me kujdes të gjitha mundësitë që ju ofrohen dhe zgjidhni të duhurën.
Përpjekiet për të ndryshuar mënyrën si organizohet jetesa në shtëpi do të ndihmohen shumë nga hëna e re e 23 qershorit në shenjën e Gaforres.
Nëse kujdeseni për dikë më të moshuar, do të gjeni zgjidhje për këtë njeri, që duket të jetë një i afërm i dashur për ju. Është koha më e mirë e vitit për t’u përqëndruar tek familja dhe shtëpia. Një barazpeshë e përkryer mes udhëtimit dhe familjes!
Jeni rropatur disi këto dy muajt e fundit, sepse planeti juaj sundues, Afërdita, ka qenë në prapavijë. Tani jo vetëm kthehet në formë të përkryer por edhe hyn në shenjën tuaj për të qëndruar nga 6 qershori deri më 4 korrik, një ngjarje ideale për të nxjerrë në pah gjithë sharmin tuaj. Tani mund të blini veshje, stoli dhe të ndryshoni look-un. Duke i shtuar Mërkurin, që nuk është më në prapavijë siç ishte në prill dhe në fillim të majit, u janë hapur të gjitha dyert e dashurisë dhe emocioneve të bukura.
Dita më romantike për ju do të jetë në fundjavën e 3 dhe 4 qershorit, kur Urani do t’i bashkohet Afërditës dhe do t’ju sjellë çdo surprizë të mundshme, qofshi single, qofshi në lidhje. Si bonus, e shtuna e 3 qershorit ose edhe një ditë më parë, më 2 qershor, me shumë gjasë do të godisni në shenjë në punë duke siguruar një shumë të majme.
Mendoni të bëni një udhëtim për në bregdet apo liqen: sapo Marsi të hyjë në shenjën e Gaforres për të qëndruar nga 4 qershori deri më 20 korrik, dëshirat për të dalë do t’ju shtohen. Për ta bërë akoma më të zjarrtë këtë dëshirë, hëna e re e 23 qershorit do të jetë në një vijë me Neptunin. Kjo do t’ju shtojë dëshirën për t’u shkëputur e për të pushuar, mundësisht pranë ujit. Më e mira e të mirave, Marsi në shenjën e Gaforres dhe Afërdita në shenjën tuaj, këta të dashur kozmikë, do të jenë të sinkronizuar duke ju bërë të shkëlqeni. Do të jeni të parezistueshëm!
Gjatë këtij muaji keni hasur shqetësime financiare. 6 javët plot shpenzime do të përfundojnë më 4 qershor. Hëna e re e 25 majit në shenjën e Binjakëve ishte një kohë e përsosur për të shtuar të ardhurat, për të zgjeruar biznesin apo për të parë mundësi të reja pune. Ky trend do të vijojë në hyrje të qershorit- sa më shpejt të kërkoni rritje rroge, apo të ndërmerrni nisma të reja biznesi, aq më shumë fitime do të keni.
Nëse po kërkoni punë të re, hëna e plotë e 9 qershorit do t’ju sjellë takime të mira, edhe për sigurimet shëndetësore, edhe për pagesën që mund të jetë më e mirë, apo edhe për një shpërblim. Ose ndoshta mund të bëhet fjalë për ditë pushimi shtesë, ose për një asistent të ri personal në punë. Gjithashtu, mund të jeni duke gjykuar cilat shpenzime të reduktoni, dhe do të jetë një ide shumë e mirë.
Por Saturni që i pëlqen t’ju japë mësime do të orbitojë pranë hënës së plotë, ndaj nëse nuk ju jepet gjithçka po kërkoni, ndoshta ka të bëjë me një situatë jo të mirë buxhetore të punëdhënësit tuaj. Nëse nuk do të jeni shumë të kënaqur me një ndarje pasurie apo një divorc, dijeni se mund të kishte qenë më keq nëse nuk do të ishte Jupiteri në një pozicion mjaft të mirë. Ai do të veprojë për t’ju ndihmuar.
Mund të jeni duke menduar për një pasuri të patundshme në afërsi të hënës së plotë të 9 qershorit, një shitje apo blerje. Edhe në këtë rast, ofertat do të jenë disi zhgënjyese. Gjithsesi, ruani humorin e mirë. Gushti do të jetë muaji kur gjërat do të shkojnë në vendin e duhur, kur qoftë për të blerë ashtu edhe për të shitur apo dhënë me qira, do të keni oferta të mira. Lajme do të keni edhe për karrierën kështu që, në tërësi, prisni edhe pak sepse do të gjendeni në kushte të mira.