Falë rrjeteve sociale, sot kushdo mund të bëjë emër dhe të ketë me mijëra ndjekës. Ky është veçanërisht rasti i blogerëve të bukurisë, ku një gjeneratë e tërë artistësh po lënë gjurmë nëpërmjet teknikave të tyre inovative të grimit.
Në veçanti një djalë nga Britania e Madhe po tërheq vëmendjen e të gjithëve dhe jo vetëm prej talentit, por sepse është vetëm 10 vjeç.
Jack-u, i cili poston në Instagram nën emrin @MakeupbyJack, është një mjeshtër i vërtetë i makeup-it. Vidoja e tij e parë u bë virale pasi u përdor për një meme në Facebook ku shkruhej: “Kur hyn në dhomën e tët biri dhe e gjen duke bërë këtë...”
Persona të shumtë patën komente negative, por po aq shumë të tjerë u dashuruan me vogëlushin e talentuar, grimi i të cilit është i vështirë për t’u arrirë edhe nga grimierët me eksperiencë.
Jack-u numëron më shumë se 60 mijë ndjekës në Instagram dhe duket se do të ketë një karrierë të gjatë e të suksesshme në të ardhmen si artist makeup-i.