Lifestyle

5 letrat e fëmijëve shqiptarë që i bëjnë politikanët të flasin me vete

“Vetëm fëmijët e dinë se çfarë po kërkojnë.”- Antoine de Saint-Exupery

Ndoshta me të vërtetë të rritesh, do të thotë t’i ndërlikosh gjërat aq shumë, sa ta humbësh qëllimin. Këta 5 fëmijë shqiptarë i kuptojnë gjërat fare thjesht, sepse janë akoma fëmijë dhe i shikojnë gjërat në mënyrën më të thjeshtë, më të pastër dhe më të sinqertë.

E ndërsa politika duket sikur funksionon e shkëputur nga problemet konkrete, fëmijët me fjalë fare të zakonshme (pa “mocion mosbesimi” e të tjera si kjo) duket se i kuptojnë gjërat ashtu siç janë, pa ndërlikime.

Këto 5 letra të nxënësve shqiptarë të shkollave fillore na japin mësime shumë të rëndësishme, që nga ndërgjegjia qytetare tek infrastruktura, tek punësimi.

1- E vetmja gjë që duhet të ndryshojë janë njerëzit

Një vajzë 8-vjeçare në Tiranë e quajtur Zhaklina, e ka kuptuar se qytetin e bëjnë njerëzit. Në një detyrë shtëpie ku i duhet të shkruajë se çfarë do të ndryshonte në qytetin e saj, ajo shkruan se do të ndryshonte vetëm njerëzit:

“Unë do të doja të rregulloja njerëzit, sepse ata nuk kujdesen për natyrën. Gjithashtu ata nuk respektojnë rregullat e semaforit. Të jenë më të sjellshëm e më të dashur me njëri-tjetrin.”

5 letrat e fëmijëve shqiptarë që i bëjnë

2- Po nuk pati babi punë, s'ka Babagjysh

Në dhjetor, letra e një 9-vjeçari nga Vlora për Babagjyshin u bë fenomen në internet. Edhe pse 9 vjeç, e ka kuptuar se nuk është dhurata ajo që do ta bënte të lumtur, por një punë për babanë e tij. Nëse babai ka punë, në të ardhmen do të ketë edhe dhurata.

“I dashur Babagjysh,

Unë që po të shkruaj quhem Enea. Jam 9 vjeç dhe mësoj në klasën e katërt në shkollën 9-vjeçare ‘Lef Sallata’. Unë jam nga qyteti bregdetar Vlorë. Prej disa vitesh nuk kam marrë asnjë dhuratë, pasi babi im është i papunë. Më shumë se një dhuratë, dua një punë për babin tim. Të lutem Babagjysh plotësoma dëshirën time për këtë dhuratë që quhet punë! Babagjysh unë kam dhe një vëlla më të madh se vetja. Ai është në 14 vjeç dhe mëson në klasën e nëntë. Edhe ai dëshiron të njëjtën dhuratë. Babagjysh! Unë shpresoj…

Me respekt Enea Velo”

5 letrat e fëmijëve shqiptarë që i bëjnë

3- Shkolla është peshë ca si shumë e rëndë për fëmijët 1.30 m. në fillore

Kur Atifete Jahjaga u zgjodh presidente e Kosovës në 2015-ën, gjëja e parë që donte t’i kërkonte një nxënëse e klasës së dytë ishte të bënte diçka për t’u hequr peshën e çantave që u rëndon në shpinë çdo ditë fëmijëve të vegjël, duke u shkaktuar edhe crregullime të trupit. Tringa thotë se ka besim se presidentja do të bëjë diçka për këtë.

“E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga,

Fillimisht me anë të kësaj letre ndiej për detyrë t’ju uroj juve dhe kabinetit tuaj presidencial, suksese në punën tuaj.

Me këtë rast, si nxënëse e klasës së dytë, me mirësjellje kërkoj nga ju zgjidhjen e një problemi nga më kryesorët të nxënësve të klasave të ciklit të ulët në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës, simbas autoritetit që keni.

Ne nxënësit e klasave të ciklit të ulët, për moshën e vogël që kemi, çantat me të cilat shkojmë në shkollë i kemi të mbingarkuara me libra dhe pajisje të tjera mësimore, të cilat çantën e bëjnë shumë të rëndë për ta mbajtur mbi supet tona, peshë e cila seriozisht është duke e dëmtuar shëndetin e neve nxënësve.

Andaj në emrin tim dhe moshatarëve të mi, ju lutem gjejeni një zgjidhje të kësaj çështjeje shumë të rëndësishme për në nxënësit. Unë shprehi besimin e plotë tek ju, e nderuara presidente, për shqyrtimin e kërkesës time.

Duke përfunduar, pranoni znj. Presidente, respektet më të sinqerta nga unë.

Me respekt dhe nderime

Fushë Kosovë, më 02/11/2015

Nxënësja Tringa Murati”

5 letrat e fëmijëve shqiptarë që i bëjnë

4- Me famë pa famë, me lekë pa lekë, s'ka asgjë më të çmuar se dashuria e fëmijës

Djali i aktorit të njohur Romir Zalla u bë kryefjala e mediave në 2015-ën, kur u publikua një detyrë shkolle ku i duhej të përshkruante babanë e tij. E para gjë që vë në dukje vogëlushi është se ndonëse i ati është aktor i njohur, nuk ka para. Megjithatë, thotë se e ka “shpirt”.

“Babai im quhet Romir. Mbiemrin e ka Zalla. Ai është aktor i famshëm, por lekë nuk ka shumë. Ai punon tek Portokallia por tani jo më. Është 42 vjeç. Ose të paktën ashtu e di unë. E kam jetë babain tim. E kam jetë dhe shpirt atë.”

5 letrat e fëmijëve shqiptarë që i bëjnë

5- Ç'rëndësi ka zhvillimi urban, kur zë pamjet e bukura të qytetit?

Letra e Joanës, në klasën e katërt, për kryebashkiakun Erion Veliaj u shpërnda masivisht në rrjetet sociale në dhjetor. Në të, vajza shkruan se pallati që po ndërtohet përballë shtëpisë së saj i prish pamjen qetësuese nga ballkoni, që ajo dhe i ati e shijonin aq shumë pasditeve. Me mirësjellje i thotë se nuk duhet të keqkuptohet: ajo nuk po i kërkon ta prishë pallatin, por do që ai të marrë masat e duhura për zgjidhjen e këtij problemi.

"I nderuar zoti Erion Veliaj,

Unë që po të shkruaj jam Joana. Unë jam vajzë e klasës së katërt. Unë banoj tek rruga “Xhanfize Keko” dhe pallati im është përballë pallatit të ri që ju keni planifikuar që ta ndërtoni. Ballkoni i prindërve tanë është vendi jonë si familje më e bukur e i preferuar. Ne e pëlqejmë atë sepse shikojmë perëndimin. Babai im i ka shumë qejf ato. Por tani ne nuk mblidhemi. Pse? Arsyeja është kjo: perëndimi ndalëngadalë po takohet me katet e pallatit tuaj. Më pas, nëse vazhdon kështu, kur ne të mblidhemi si familje ne do të shikojmë tullat e punëtorëve.

Tani, përpara se të marrësh idenë e gabuar unë nuk po të them prishe pallatin. Të lutem na kupto. Unë nuk di shumë për politikën dhe nuk merrem me atë. Unë nuk e di se çfarë ke planifikuar ti ose punëtorët. Familja jonë do thjesht që perëndimi të mos bllokohet nga kjo ndërtesë.

Jam e sigurt që Ju do ta vlerësoni shqetësimin tonë dhe do të merrni masat e duhura për ta zgjidhur këtë problem.

Me respekt, Joana Karoshi’’

5 letrat e fëmijëve shqiptarë që i bëjnë

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb