Anabel Dossier

Ajo ishte frymëzim për gratë në botë, por befas i zhgënjeu të gjithë!

13 Maj 2017

 Ajo ishte frymëzim për gratë në botë, por befas i

Elizabeth Holmes, e lindur në vitin 1984, ishte vetëm 19 vjeçe dhe studente në universitetin e famshëm amerikan “Standford” kur vendosi të braktiste studimet për inxhinieri kimike dhe t’i përkushtohej dëshirës së saj “për të ndryshuar botën.” E thënë ndryshe, Holmes donte të demokratizonte shëndetin publik, duke iu dhënë mundësi të gjithëve, që me një tarifë shumë më të ulët se sa qendra shëndetësore, të bënin analizat e gjakut dhe të identifikonin sëmundje të ndryshme.

Në 2004-ën, ajo krijoi Theranos-in, një bashkim i fjalëve “Therapy” (Terapia) dhe “Diagnosis” (Diagnoza). Ky “start-up” premtonte që vetëm nëpërmjet një pike gjaku nga një e shpuar pa dhimbje e majës së gishtit dhe nëpërmjet një makinerie, të evidentonte të gjitha sëmundjet e mundshme, të dallueshme nëpërmjet gjakut.

Ajo ishte frymëzim për gratë në botë, por befas i

Një prej profesorëve të mjekësisë në Standford, Phyllis Ganner nuk pranoi “t’i jepte uratën”, duke i thënë se kjo ishte krejtësisht e pamundur, sepse në momentin që shpohet gishti për të marrë një sasi kaq të vogël gjaku, nga shpimi shpërbëhen edhe disa qeliza dhe mbeturinat nga kjo shpërbërje kalojnë në lëngun intersticial. Edhe pse disa patogjenë mund të testohen në këtë mënyrë, është krejtësisht e pamundur që me kaq gjak dhe kaq dëmtime, të mund të analizohen të gjitha llojet e mikrobeve dhe bakterieve që mund të jenë të pranishme. Por Holmes, në këmbënguljen e saj për të “shpëtuar botën”, krijoi laboratorin e parë, gjeti njerëzit e duhur dhe solli në jetë “Theranos-in”.

Sipërmarrësja e re arriti të mbledhë rreth 700 milionë dollarë nga investitorë dhe krijoi një nga bordet me profilin më të lartë në kompanitë amerikane, ku merrnin pjesë ish-zv.presidentë dhe sekretarë shteti të Amerikës.

Ajo ishte frymëzim për gratë në botë, por befas i

Frymëzimi i Holmes-it ishte Steve Jobs, mbreti i “Silicon Valley-t”. Tashmë ajo do të ishte mbretëresha. Si Jobs, Holmes vishte vetëm golfe të zeza dhe u bë vegjetariane. Çdo ditë ajo pinte në drekë një lëng perimesh.

Të gjitha mediat shkruan për të: Revista “Times” e rradhiti si një ndër 100 njerëzit më me influencë të vitit 2015, Forbes e quajti si miliarderja më e re e vetë-krijuar, pasi kompania e saj Theranos vlerësohej me 9 miliardë dollarë. Revista “New Yorker” krijoi një profil të gjatë ku përgëzonte largpamësinë dhe gjenialitetin e vajzës. Të gjithë u mahnitën pas bjondes Holmes, për faktin se ishte e para femër që kishte krijuar një start-up kaq të suksesshëm, ndërkohë që “gjenitë” e tjerë të Silicon Valley-t, si Jobs, Zuckerberg etj, ishin të gjithë meshkuj të bardhë.

Ajo ishte frymëzim për gratë në botë, por befas iAjo ishte frymëzim për gratë në botë, por befas i

Theranos dalëngadalë po përhapej në të gjithë Amerikën. Hapi i parë: Krijimi i “Theranos Wellness Centers” në të gjitha mega-dyqanet Walgreens në shtetin e Arizonës, ku njerëzit mund të shkonin të bënin analiza gjaku. Madje vetë Holmes synonte që një ditë njerëzit ta kishin aparaturën në shtëpi, t’i bënin vetë analizat dhe t’ia dërgonin nëpërmjet celularit laboratorit për përgjigje.

Ajo ishte frymëzim për gratë në botë, por befas iAjo ishte frymëzim për gratë në botë, por befas i

Por suksesi mediatik ecte paralelisht me një nevojë të jashtëzakonshme të Theranos-it për të vepruar në mënyrë sekrete, pa ndarë asnjë informacion për teknologjinë e re. Të gjithë punonjësit kishin nënshkruar kontrata privatësie dhe askush nuk duhet të komunikonte asnjë informacion edhe me kolegun/en e tij në laborator.

Ajo ishte frymëzim për gratë në botë, por befas i

I vetmi që nuk po impresionohej me suksesin e jashtëzakonshëm të Elizabeth Holmes-it, ishte John Carreyrou, gazetar i të përditshmes amerikane “Wall Street Journal”. Ai nuk e kuptonte se përse veprimtaria e “Theranos-it” ishte kaq sekrete: diçka e kuptueshme për kompanitë teknologjike, por jo mjekësore. Momenti vendimtar për nisjen e hetimeve nga Carreyrou, ishte kur lexoi intervistën e Holmes-it për revistën “New Yorker”. Gazetari i kërkoi sipërmarrëses të shpjegonte teknologjinë e Theranos-it dhe ajo i dha një përgjigje të paqartë: “Një kimi ekzekutohet në mënyrë që të ketë një reaksion kimik dhe të gjenerojë një sinjal nga kontakti kimik me gjakun, që më pas përkthehet në një rezultat, që paskëtaj rishikohet nga një personel i çertifikuar në laborator.”

Menjëherë pas kësaj interviste, Carreyrou vendosi që të niste hetimet, duke zbuluar se pas historisë së suksesit të Theranos-it, fshiheshin procedura laboratorike dhe rezultate të dyshimta.

Në 16 tetor 2015, edhe pas takimeve disa orëshe të avokatit të Holmes-it me kryeredaktorin e gazetës, “Wall Street Journal” boton shkrimin me titull:” Start-up-i i nxehtë Theranos, ka probleme me teknologjinë e testimit të gjakut.”

 Ajo ishte frymëzim për gratë në botë, por befas i

Menjëherë pas shkrimit, Holmes u përgjigj tek një miku i saj në televizion, duke thënë pak a shumë se kjo ishte një luftë ndaj njerëzve largpamës që donin të ndryshonin botën. Fakt ishte që në atë periudhë, teknologjia e Theranos-it nuk mund të mbrohej nga asnjë shkencëtar, pasi ishte vetë Holmes ajo që i kishte ndaluar ata të bënin qoftë një kritikë të zakonshme shkencore, që zakonisht bëhet edhe mes kolegësh në fushën e tyre.

 Ajo ishte frymëzim për gratë në botë, por befas i

Nuk ishte hera e parë që Holmes sulmohej, ndaj edhe pse ky shkrim ishte shumë dëmtues për reputacionin e “Theranos-it”, ajo mendoi se do të mbaronte me kaq. Por u gabua. Carreyrou shkroi më shumë se 24 shkrime për problemet e Theranos-it. Rrjeti i mega-dyqaneve “Walgreens” prishi kontratën dhe largoi të gjithë “Wellness Centers”. Agjensia e Ushqimeve dhe Medikamenteve (FDA), e ndaloi Theranos-in të përdorte teknologjinë e analizave të gjakut “Edison”, që ajo e quante si “e ardhmja”. Më pas nisën hetimet nga Prokurori i Përgjithshëm, Komisioni i Sigurimeve dhe Shkëmbimit të Informacionit si edhe dy padi për mashtrime.

Bordi i saj u përgjysmua dhe disa nga anëtarët tashmë quhen “këshilltarë” Holmes, ndërkohë, si drejtore ekzekutive e Theranos-it qëndroi në atë pozicion, sepse vetëm ajo ka të drejtë të votojë për zëvendësimin e vetes.

Revista “Forbes”, e cila u zu ngushtë pas shkrimit ku vlerësonte si miliarderia më e re, nxori një shkrim tjetër ku e zhvlerësoi kompaninë në zero. Revista tjetër ekonomike “Fortune” shkroi një artikull, ku autori pranoi se “Theranos më gënjeu”

Ajo ishte frymëzim për gratë në botë, por befas i

Ndërkohë, regjisori i “The Big Short”, Adam McKay, ka nisur xhirimet për një film në Hollivud bazuar në historinë e Holmes-it, të quajtur “Gjaku i keq”. Holmes do të interpretohet nga Jennifer Lawrence”

 Ajo ishte frymëzim për gratë në botë, por befas i

Silicon Valley ia ktheu kurrizin gjithashtu Holmes-it. Shumë investitorë menjëherë u shfaqën në media të entuziasmuar që nuk kishin pranuar të jepnin asnjë qindarkë për këtë teknologji. Në 2016-ën revista “Fortune” e quajti Holmes-in “një nga lideret më zhgënjyese të botës”, kurse Qendrat për Shërbimet Mjekësore në Amerikë, e ndaluan Holmes-in nga pronësia dhe drejtimi i një laboratori diagnostikues për një periudhë dy-vjeçare.

Ajo ishte frymëzim për gratë në botë, por befas i

Gjatë gjithë këtij shkatërrimi të madh publik të një ëndrre, Holmes nuk u fsheh në ndonjë skutë të errët. Përkundrazi, ajo vazhdoi të jepte ligjërata dhe të mbronte idetë e saj. E braktisi golfin e zi, por vijoi me prezantime të një teknologjie tjetër të re për testimin e gjakut, që shumë njerëz këmbëngulin se e kanë parë më parë.

Ajo ishte frymëzim për gratë në botë, por befas i

Megjithatë, në përpjekje për të bërë histori, ajo e humbi betejën me realitetin e një sprove të dështuar. “Elizabeth Holmes nuk ndalon. I qëndron historisë së saj, si algat cepave të një anijeje.”-tregon për revistën “Vanity Fair”, ish-profesori I Holmes, Phyllis Gardner.

Ajo ishte frymëzim për gratë në botë, por befas i

Pershtatur nga "Vanity Fair"

Titulli origjinal: "How Elizabeth Holmes's House of Cards came tumbling down."

http://www.vanityfair.com/news/2016/09/elizabeth-holmes-theranos-exclusive

 
 

MOS I HUMBISNI