Metropolitan

Nëse mendoni se në Baghdad ka vetëm luftë, s’e keni idenë ç’bëhet në klube

Nëse ka një gjë që habit të huajt që vijnë në vendin tonë, është padyshim jeta  e gjallë e natës. Askush nuk pret që një vend i vogël e në zhvillim të ketë të rinj dhe klube që gëlojnë nga energjia dhe muzika deri në mëngjes. Po, në Damask apo Baghdad, e keni menduar çfarë ndodh? Ndonëse në luftë dhe të varfër, do të habiteni se si njerëzit në këto qytete nuk i lejojnë hallet t’u prishin mbrëmjen.

Nëse mendoni se në Baghdad ka vetëm luftë, s’e keni
Bishkek, Kirgistan
Vitet e fundit, Kirgistani është shndërruar në qendrën e biznesit të seksit. Një numër i madh vajzash nga Uzbekistani, kalojnë kufirin për të shkuar në shtetin fqinj, ku të ardhurat janë të larta dhe kurset e këmbimit janë më të qëndrueshme. Por, përveç kësaj, Kirgistani dhe kryeqyteti i Bishkekut ofrojnë dhe mundësi për të shijuar jetën e natës. Klubet variojnë nga mosha, të ardhurat, lloji i muzikës e të tjera. Me 8 dollarë mund të shijosh jazz, blues, techno ose çfarëdolloj muzike që pëlqen.
Nëse mendoni se në Baghdad ka vetëm luftë, s’e keni
Hanoi, Vietnam
Hanoi është kryeqyteti i Vietnamit dhe qyteti i dytë më i madh për nga popullsia. Ai dallohet nga qytetet e tjera të Azisë juglindore për shkak të diferencës së madhe që gjen nga distrikti në distrikt. Nese në Lagjen e Vjetër gjen muzikë klasike dhe atmosferë të qetë, tri blloqe më tutje do të gjeni klubin gjashtë katësh Bank Hanoi, ku mund të çliroheni nga çdo kompleks.
Nëse mendoni se në Baghdad ka vetëm luftë, s’e keni
Damask, Siri
Në qytetin e vjetër të Damaskut, vetëm një milje larg kufirit midis forcave qeveritare dhe atyre rebele, të rinjtë mundohen të gjallërojnë jetën e natës. Ata duan të flasin për gjithçka, përveç luftës. Bari i 80-ës në një lagje të qytetit mbledh njerëz që duan ajër normaliteti, i vështirë për t'u gjetur aty ku lufta 5-vjeçare ka marrë 250.000 jetë njerëzish!
Nëse mendoni se në Baghdad ka vetëm luftë, s’e keni
Xhakartë, Indonezi
Edhe pse shumica e popullsisë në Xhakartë është muslimane, kjo nuk e pengon që të shijojë orët e vona. Ata shijojnë birrat në ndonjërën prej bareve ne Jalan Jaksa, ose mund të shijojnë zonën e Kenanagi-t, ku mblidhen profesionistët e medias dhe modës. Disa nga lokalet janë gjigande dhe në formë tempulli dedikuara bass-it, ndërsa të tjerët janë klube të mirëfillta.
Nëse mendoni se në Baghdad ka vetëm luftë, s’e keni
Ulaanbaatar, Mongoli
Ulaanbaatari në Mongoli vërtet mund të shqiptohet me vështirësi, ama qejf mund të bëni shumë lehtë. Kryeqyteti i vendit ofron mundësi argëtimi për të gjithë. Nju Mass Club është ndoshta klubi më i madh, i cili ofron një mbrëmje vetëm për vajzat të mërkurave. Por, ajo që do t'ju bëjë të mbeteni gojëhapur është hip-hopi mongolez.
Nëse mendoni se në Baghdad ka vetëm luftë, s’e keni
Oran, Algjeri
Oran, Algjeri: të rinjtë kërcejnë deri në mëngjes në ritmet e muzikës Rai. Ata i referohen qytetit të tyre si El Bahia, ose ndryshe, “I gëzueshmi”. Është vendi perfekt për ata që nuk duan të flenë dhe që preferojnë muzikën e “shkretëtirës”. Aty bashkohen rrymat europiane dhe arabe, për t’u dhënë energji të rinjve vendas.
Nëse mendoni se në Baghdad ka vetëm luftë, s’e keni
Nairobi, Kenia
Kryeqyteti i Kenya-s, Nairobi, shndërrohet çdo mbrëmje në hapësirën më argëtuese për ata që duan të shijojnë jo vetëm muzikën. Baret dhe lokalet i kushtojnë një rëndësi shumë të veçantë dekorit, mobiljeve dhe sistemit zanor. Megjithatë, duhet bërë kujdes me çmimet e pijeve dhe muzikën që ndoshta mund të mos ju pëlqejë.
Nëse mendoni se në Baghdad ka vetëm luftë, s’e keni
Baghdad
Pas vitesh të tëra dhune dhe terrori, Baghdad-i po vjen në jetë. Grupe të rinjsh po frekuentojnë gjithmonë e më shpesh kafetë e hapura dhe pishinat. Ata konsumojnë birra dhe luajnë domino deri pas mesnatës. Vërtet nuk është aq e çmendur sa prisnim, por gjërat kanë nisur të ndryshojnë. Më shumë se katër zona janë çmilitarizuar dhe dalëngadalë po hiqen muret dhe barrikadat që bllokonin rrugët.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Lamtumirë Dr. Mark Sloan 😥

@luanavjollca godet e hedh ne toke burra pa iu dredhur qerpiku. Ne fakt, ajo eshte Luna, karakteri i moderatores se njohur ne pjesen e dytë e komedisë “Policë për kokë” (I titulluar “Policë për jetë” Nen regjinë e @aldo.markuu, @olsibylyku1 dhe @nik_xhelilaj rikthehen si dy kolegët e policisë, por kete radhe me një mision që do i përball me bjonden e bukur Luna. Filmie është produksion i @nilorfilm

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱