Fashion & Beauty

Flokë të yndyrshëm në rrënjë dhe të thatë në maja? Ja çfarë duhet të bëni

Flokë të yndyrshëm në rrënjë dhe të

Për të shpëtuar nga yndyra e tepërt e flokëve, shumë gra u drejtohen shampove agresive dhe atyre që premtojnë volum. Por këto shampo kanë në përbërjen e tyre detergjentë të fuqishëm, që shkaktojnë tharjen e majave, që për më tepër, janë vetvetiu të dëmtuara, sepse duke qenë pjesa më e vjetër e flokëve, u janë nënshtruar trajtimeve me nxehtësi të lartë. Kështu, yndyra që ne heqim nga skalpi me këto shampo, është e domosdoshme për majat në mënyrë që të kompensohet dëmi që u është bërë me kalimin e kohës.

Për të ndryshuar këtë situatë, ja çfarë duhet të bëni:

Trajtimet para shampos

Përpara se t’i lani flokët, konsideroni trajtimet me maska me argjilë kaoline. Argjila do të përthithë yndyrën e tepërt në rrënjë dhe falë përbërjes viskoze, nuk do të rrjedhë drejt majave duke shmangur tharjen e tyre.

Ndryshoni teknikën e larjes

Mos i grumbulloni më flokët si një pirg mbi kokë gjatë larjes. Masazhoni me gishta shampon në rrënjën e flokëve dhe lëreni shkumën të rrjedhë drejt majave për një pastrim delikat. Kurse me balsamin duhet bërë e kundërta. Aplikojeni atë në maja për t’i zbutur dhe mbajeni larg rrënjëve për të mos i ngarkuar edhe më tepër.

Nxirreni plumbin me plumb

Mund të duket e çuditshme, por vajrat janë një mënyrë e fikase për kontrollimin e yndyrës së skalpit. Një herë në javë para gjumit aplikoni vaj argani në flokë dhe lajini mëngjesin tjetër. Vaji do të ushqejë skalpin, do të balancojë prodhimin e  yndyrës dhe do të riparojë majat e dëmtuara.

Burimi: Women's Health

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb