Lifestyle

Keni ngecur me një banjë të vogël? Mësoni sa thjesht mund ta zmadhoni atë!

Keni ngecur me një banjë të vogël? Mësoni sa thjesht

Jemi të shumtë ne, që për shkak të ambienteve të vogla, përballemi çdo ditë me vështirësitë që të krijon hapësira e kufizuar. Suksesi i mobilimit të një banje të vogël, qëndron tek shpërndarja e mirë funksionale e hidrosanitareve në hapësirën që kemi në dispozicion. Përdorimi inteligjent i hapësirës dhe ndjekja e disa hileve të arredimit, do t’i bëjnë banjat tuaja të duken më të mëdha.

1. Ngjyrat e pllakave

Dy janë opsionet e ngjyrës së pllakave në banjat e vogla: totalisht të bardha ose nuancat e ngjyrave të lehta (pudër apo pastel), dhe kompozimi i vetëm një faqeje në ngjyrë të fortë si: bluja, jeshilja apo e verdha me faqet e tjera pa ngjyrë.

Keni ngecur me një banjë të vogël? Mësoni sa thjesht

Një dhomë e bardhë dhe një dhomë e ndriçuar mirë na duken gjithmonë të mëdha, pavarësisht dimensioneve që kanë. Kurse përdorimi i një ngjyre të ndezur, krijon dinamizëm dhe hapësira duket më e bollshme.

Keni ngecur me një banjë të vogël? Mësoni sa thjesht

Kompozimi i mozaikëve është gjithashtu një truk i rëndësishëm, sepse nëpërmjet tyre mund të nxjerrësh në pah elemente të përdorura në banja, siç është kabina e dushit. Ajo mund të vishet me mozaikë që kontrastojnë bardhësinë e pllakave të mureve dhe dyshemesë, si dhe tërheqin menjëherë vëmendjen.

Keni ngecur me një banjë të vogël? Mësoni sa thjesht

Niket kanë qenë një gjetje arkitektonike që në kohët më të hershme të modelimit të hapësirës. Pse mos ti përdorim edhe në ditët tona? Këto zgavrime të cekëta në mure shërbejnë për të vendosur orendi zbukurimi, por në banjat e vogla, na shërbejnë si dollapë muralë për të gjithë aksesorët e higjienës personale. Janë praktikë dhe nuk zënë hapësirë në dysheme.

Keni ngecur me një banjë të vogël? Mësoni sa thjesht

Për të gjetur pllakat e duhura, klikoni këtu

2. Eliminimi i bidesë

Disa prej nesh nuk e imagjinojnë dot banjën pa bide. Por kur e ke hapësirën aq të vogël sa nuk ke ku e vendos, si i bëhet? Atëherë Porcelanosa ka menduar edhe për ju që nuk konceptoni dot një banjë pa bide.

Keni ngecur me një banjë të vogël? Mësoni sa thjesht

Një grup i ri është krijuar për të eliminuar bidenë. Vendoset në distancë 15 cm nga wc-ja dhe 70 cm nga dyshemeja, në mënyrë që të jetë i paarritshëm nga fëmijët. Ky grup është tepër higjienik, sepse bën filtrimin e ujit, duke larguar papastërtitë dhe garanton higjienë maksimale. Është i thjeshtë në montim dhe përdorim. Gjithashtu, është i pajisur me valvul sigurie. Ai nxjerr ujë të ftohtë dhe të ngrohtë.  

3. Kabinat e dushit

E rëndësishme është të dish ku të kursesh hapësirë. Nëse është e mundur, duhet të eleminojmë përdorimin e vaskës në banja të tilla. Kabinat e dushit janë më praktike dhe funksionale. Ato janë të dimensioneve dhe formave të ndryshme, në proporcion me sipërfaqen e disponuar. I gjejmë në forma drejtkëndore apo këndore të harkuara. Porcelanosa ka shumë lloje kabinash. Vizitoni dyqanin ose shihni këtu disa prej tyre.

Keni ngecur me një banjë të vogël? Mësoni sa thjesht

4. Sistemi ngrohës

Elementi më shqetësues në banjë është padyshim radiatori, sepse zë një vend të konsiderueshëm. Zgjidhja e rekomanduar është përdorimi i sistemit ngrohës nga dyshemeja, e quajtur ndryshe dysheme radiante. Përveçse është më efikase në shpërndarjen e ngrohtësisë, kursen edhe më shumë energji.

Keni ngecur me një banjë të vogël? Mësoni sa thjesht

5. Rregulli

Ndonjëherë nuk ka element më të bukur dekorimi sesa vetë rregulli. Palosja e peshqirëve dhe vendosja në radhë e shampove dhe kremrave të trupit, përveçse të jep një ndjesi paqeje dhe qetësie, të bën të kuptosh se hapësira jote është më e madhe sesa ti mendoje.

Keni ngecur me një banjë të vogël? Mësoni sa thjesht

6. Aksesorët

Elementet që bëjnë diferencën. Nëse për hidrosanitaret këshillohet të jenë sa më të thjeshta, moderne dhe kontemporane, për aksesorët është krejt e kundërta, sepse ato janë elementet që mund të krijojnë atmosferën. Aksesorët duhet gjithmonë të tërheqin vëmendjen me materialet dhe dekoracionin. Në Porcelanosa gjetëm një gamë të mrekullueshme dhe tepër cilësore aksesorësh. Shfletoni këtu disa prej tyre.

Keni ngecur me një banjë të vogël? Mësoni sa thjesht

7. Shfrytëzimi hapësinor

Elementi më i rëndësishem në banjë është lavamani (sidomos për femrat). Aty kryhen një serë funksionesh, prandaj kur kemi hapësirë të vogël, duhet të përdorim lavamanë të sheshtë që të shfrytëzojmë pjesën e poshtme.

Keni ngecur me një banjë të vogël? Mësoni sa thjesht

Lavamanët sospeso janë tepër të rekomandueshëm, sepse të lejojnë të shfrytëzosh hapësirën poshtë tyre. Kjo hapësirë mund të shfrytëzohet për të vendosur rrobat e palara apo si mbajtesë peshqiresh dhe aksesorësh të tjerë. 

Nëse një banjë është e mirëorganizuar, atëherë mund të themi se ka vend për të gjitha. Por ky organizim apo shpërndarje funksionale, siç quhet ndryshe, është në dorë të profesionistëve, prandaj Porcelanosa ka vënë në dispozicion arkitektët e saj për të zgjidhur çdo problem dhe dëshirë tuajën. Frymëzohuni nga produktet që Porcelanosa ka vënë per ju ne dispozicion në këtë faqe.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë