Kur një dyshe blogeresh në You Tube vendosën të provonin dietën që përdorin modelet e Victoria’s Secret-it, ato e dinin që i priste diçka e frikshme.
Candace dhe Michelle u bashkuan për të kaluar katër ditë me këtë dietë dhe në fund e përshkruan eksperiencën si: joargëtuese, jo të zgjuar, të pasigurt! Dy ditët e para, ato hëngrën normalisht për ta përgatitur trupin për dietën e dy ditëve që pasuan. Dita nisi me drithëra dhe të bardhat e vezëve, copa portokallesh dhe jogurt. Kurse në darkë: brokoli, quinoa dhe gjoks pule.
Sfida nisi kur u duhej të konsumonin vetëm lëngje. Kjo dietë është përshkruar nga Adriana Lima, e cila është shprehur në një intervistë se nëntë ditë para sfilatës, modelet pinë vetëm proteina me ujë. Dy ditë para sfilatës, pinë vetëm ujë dhe në 12 orët e fundit nuk duhet të konsumojnë asgjë, madje as ujë. Në këtë mënyrë, mund të humbësh deri në katër kilogramë, por pasojat janë të rënda.
Michelle, që ndërmori sfidën, tha se në ditën e dytë ajo ndihej e lodhur, ndërsa në ditën e tretë, ishte shndërruar psikologjikisht si njeri. “Është e tmerrshme dhe nuk ia uroj as armikut më të keq.”-tha ajo.
Burimi: Daily Mail