Bashkë me lulet, këtë muaj do të lulëzojë edhe llogaria juaj bankare. Do të rrisni të ardhurat dhe investimet duke përfituar maksimalisht nga financat tuaja. Hëna e plotë e 10 majit do t’ju gjejë duke paguar faturat, madje mund të kërkoni edhe ndonjë rritje rroge, sepse me shumë gjasa, përgjigja që do të merrni mbrapsht, do të jetë pozitive.
Do të shpenzoni shumë për të blerë një shtëpi, apartament ose biznes. Çfarëdo qoftë ky shpenzim, do ta bëni në momentin e duhur. Mund t’ju bëhen oferta interesante. Do të jeni veçanërisht kreativë në punë dhe shumë romantikë, madje planifikoni të ndërmerrni një udhëtim me njeriun tuaj të zemrës. Ka kaq shumë arsye pse maji do të jetë një muaj i shkëlqyer për ju. Udhëtoni tani, sepse në qershor do të jeni shumë të zënë me punë dhë do ta keni të pamundur të ndërmerrni udhëtime.
Dhe me financat tuaja, pushimet me siguri do të jenë luksoze dhe shumë të rehatshme. Keni punuar për këtë ditë. Gjithë muajin do të bëni progres mbresëlënës në çështjet që kanë të bëjnë me shtëpinë. Kjo situatë do t’ju ndihmojë të gjeni dashurinë, ose nëse e keni, të mendoni për fëmijë. Duket se këtë muaj jeta juaj personale do të rilindë dhe keni kaq shumë arsye për të qenë të lumtur që jetoni!
Nëse po mendoni seriozisht t’i përkushtoheni një personi të veçantë ose bisnesit, ka ardhur koha të veproni, sepse ndodheni në kushtet e duhura. Do të jeni të frymëzuar dhe shumë romantikë. Do të nënshkruani disa letra për t’i zyrtarizuar idetë tuaja (edhe martesa kërkon një kontratë, mos e harroni këtë). Jeni gati për të bërë hapa përpara, po ashtu edhe partneri juaj. Bashkë do të pushtoni botën. Mërkuri ishte në prapavijë gjatë gjithë kësaj kohe dhe nuk ishte momenti i duhur për të nënshkruar kontrata.
Pas 3 majit mund të filloni të mendoni diçka të tillë, por merrni pak kohë, sa të pozicionohet Mërkuri dhe të rimarrë energji. Një çështje me rëndësi shumë të madhe do të finalizohet këtë muaj. Mund të jetë një periudhë emocionale në aspektin pozitiv, por edhe nëse jo, çfarëdo të ndodhë, gjërat do të jenë në favorin tuaj herët ose vonë. Do t’i keni të qarta dëshirat tuaja, do të përcaktoni prioritetet dhe do të ecni përpara me vetëbesim. Do të keni më shumë para në dorë dhe do të dini të menaxhoni kreditë, sigurimet, ose çështje me gjykatën.
Po hyni në një fazë që kërkon shpenzime të mëdha, por mund të jeni të përgatitur për këtë. Aftësitë tuaja negociuese janë të shkëlqyera dhe do të jeni shumë të kënaqur me rezultatet. Në 25 maj do të keni një shtysë shumë të madhe përsa i takon karrierës dhe një biznes i ri i papritur mund të kthehet në skenë, që do t’ju sigurojë të tjera të ardhura. Edhe romanca do të vendoset në plan të parë pas 25 majit. Planifikoni të udhëtoni gjatë fundjavave dhe merrni ndonjë ditë pushim. Gjeni pak kohë për të kaluar me motrën ose vëllanë, sepse kanë një ide shumë të mirë dhe mund të kënaqesh shumë me ta.