Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2017: Binjakët dhe Gaforrja

3 Maj 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2017: Binjakët dhe Gaforrja

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2017: Binjakët dhe Gaforrja

Ju e nisni majin në formë shumë të mirë. Marsi, planeti i energjisë, më në fund (pas dy vjetëve) është në shenjën tuaj. Kjo është arsyeja përse do të ndiheni energjikë, me besim në vete dhe gati për të pushtuar botën. Marsi hyri në shenjën tuaj më 21 prill dhe do të qëndrojë deri në 4 qershor. Kjo e bën majin një nga muajt më vitalë të vitit, sepse ju do të merrni hapat që duhen drejt të ardhmes. Zgjidhni një synim shumë të rëndësishëm për ju, që ka nevojë për pak më shumë ambicie dhe fat që të materializohet. Marsi do t’ju ndihmojë të tejkaloni barrierat, për aq kohë sa përqendroheni në synimet tuaja.

Prezencës suaj të fuqishme, do t’i shtohet edhe ndikimi i jashtëzakonshëm i hënës së re tek Binjakët më 25 maj. Plutoni në shtëpinë tuaj të komisioneve, borxheve, kredive, taksave dhe çështjeve të tjera financiare, do të shndrisë shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë, që njëkohësisht është edhe shtëpia e shtatzënisë, fëmijëve dhe përpjekjeve krijuese. Nëse ke nevojë për një kredi specifike apo për një shumë të hollash, Plutoni do të ndihmojë në shtëpinë e pestë. Plutoni dhe Jupiteri do të jenë disi të larguar nga hëna e re në sensin matematikor, por sërish me një hapësirë tolerance. Kjo do të thotë që dhuratat e planetit që do të vijnë nga një hënë e re, janë brenda orbitës dhe do t’ju vijnë në ndihmë.

Duke qënë se kjo hënë e re është në shenjën e Binjakëve, të gjitha llojet e komunikimit do të favorizohen. Promovoni një fushatë publicitare, një aplikacion, një uebsajt apo një faqe për media sociale. Udhëtoni në fund të muajit sepse do të kënaqeni. Të shkruarit, të folurit në publik, mësimdhënia do të favorizohen gjithashtu. Më në fund, Mërkuri, planeti juaj, do të kthehet në pozicionin fillestar në 3 maj, duke ju hapur rrugën për të ecur përpara. Mërkurit do t’i duhet pak kohë (deri nga data 25 maj) për të rimarrë forcat dhe për iniciativa të reja. Por ju mund të blini pajisje elektronike edhe më shpejt, nga 12 maji. Nëse jeni të dëshpëruar për të blerë diçka, mund ta bëni edhe pas 7 majit. Nëse bëhet fjalë për një makinë ose diçka të shtrenjtë elektronike, blijeni sa më vonë. E njëjta gjë vlen edhe për kontratat. Hëna e re që u shfaq në fund të muajit të kaluar, prillit, ishte në shenjën e Demit dhe do t’ju hapë një derë plot qetësi dhe paqe. Nëse keni qënë të varur nga një substancë, kjo hënë e re është miqësore, ndaj ju mund ta lini atë.

Maji është muaji ideal për të mbyllur ekzaminimet mjekësore vjetore. Shkoni tek dentisti, mos e lini pas dore. Nëse nuk kujdeseni në kohë për dhëmbët tuaj, do të ngeleni pa dhëmbë.

Hëna e plotë në 10 maj do t’ju japë energji për të arritur majën në fitness dhe ju do të keni të gjithë shtysën për të bërë më të mirën. Në këtë hënë, ju keni mundësi për të përmirësuar financat tuaja, por edhe një shans për t’u fejuar apo martuar atë fundjavë.

Në fund, një nga aspektet më të ëmbla të muajit përfshin një harmoni yjesh midis Marsit në shenjën e Binjakëve dhe Jupiterit në shenjën e Peshores, të dyja shenja ajri që janë hyjnore për ju. Kjo e premte (12 maj) do të jetë një argëtim fantastik me miq, festa dhe lumturi. Të dashur Binjakë, ky muaj ka aq shumë ditë të bukura!

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2017: Binjakët dhe Gaforrja

Është maj, është koha për t'u çliruar dhe për t'i dhënë vetes të drejtën për t'u argëtuar. Ju do të ndiheni më të lehtë pas datës 26 prill dhe do të keni nevojë për shoqëri, për të dalë, për të shijuar momentin. Jo vetëm që miqtë tuaj do t'ju ndihmojnë të bëni pak qejf, por gjithashtu një prej tyre do t'ju japë një këshillë karriere që mund t'ju nevojitet. Miqtë do t'ju duhen shumë këtë muaj. Në 10 maj do të jetë një hënë e plotë e mrekullueshme në shenjën e Akrepit, që do t'i japë energji shtëpisë suaj të pestë të dashurisë. Hëna e plotë është shumë speciale, sepse mund t'ju dërgojë në një udhëtim romantik, diku jashtë vendit.

Kur Marsi të ketë hyrë tek Gaforrja, nga 4 qershori deri në 20 korrik, nuk do të gjeni mundësinë të merrni frymë; do të veproni me shpejtësinë e dritës. Me sa duket, të gjithë kërkojnë vëmendjen tuaj, kështu që mundohuni të bëni pushime sa më herët këtë verë. Më 9 maj, Dielli dhe Plutoni do të jenë në një harmoni hyjnore dhe ka gjasa që t'ju mundësojë një shumë të madhe parash. Një ditë e artë në karrierën tuaj do të jetë e premtja (12 maj), kur Marsi dhe Jupiteri do të jenë në një vijë dhe do t'ju sjellin lajme të mrekullueshme për karrierën tuaj. Një tjetër ditë fantastike për karrierën tuaj do të jetë 30 maji, kur Marsi dhe Urani do të sinkronizohen. Një shumë e madhe parash mund t'ju vijë papritur në dorë.

Momentalisht do të keni nevojë për të diskutuar shumë ide me dyer të mbyllura, sepse ato ide nuk do të bëhen realitet deri në 4 qershor, ditë kur Marsi shkon tek shenja juaj e gaforres. Fati juaj do të shndrisë gjithmonë e më shumë. Afërdita ishte në pozicion mbrapsht në mars dhe prill, edhe pse momentalisht është në drejtimin e duhur, fuqinë e plotë do ta ketë më 18 maj. Ky planet do t'ju ndihmojë edhe më shumë në jetën sociale, gjithashtu edhe në vendime për situatën familjare.

Kur bëhet fjala për dashurinë, hëna e plotë në 10 maj, do të jetë e gjitha e juaja. Ju do të keni sukses në karrierë, dashuri dhe miqësi. Do të jetë e vështirë që dikush të mundë fuqinë tuaj të yllit këtë muaj.