Metropolitan

Të gjithë këta kandidojnë për deputetë!

Të gjithë këta kandidojnë për deputetë!

Ditën e djeshme, dy partitë kryesore në vend dorëzuan pranë KQZ-së listën e plotë të kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 18 qershorit. Në listat e kandidatëve të të dyja partive, ai që bie në sy është numri i madh i të rinjve. Vajza dhe djem që përballen me njëri-tjetrin në 12 qarqe të vendit e që me shumë mundësi do të zënë disa nga vendet e deputetëve të ardhshëm.

Në fakt, prej vitesh shqiptarë e kishin kërkuar një gjë të tillë. Një “rifreskim” i Parlamentit, ku kasta e vjetër e politikëbërësve të zëvendësohej nga politikanë të rinj, plot energji dhe më një tjetër filozofi drejtimi. Të dyja partitë duket se këtë herë kanë zgjedhur këtë strategji për të treguar se të rinjve në vend po u jepet vëmendja dhe mbështetja e kërkuar. Por, teksa u hedhim një sy listave dhe bëjmë një kërkim për disa prej kandidatëve, lind pyetja: A ishte kjo që po kërkonim?

Shumica  e kandidatëve të rinj, pjesa më e madhe e të cilëve mbush listën e LSI-së, sapo kanë mbaruar studimet universitare. Disa prej tyre kanë nisur nivelin master të studimeve, ndërsa të tjerë kanë preferuar që të bëjnë  një shkëputje për t’u angazhuar politikisht.

Kështu që le të imagjinojmë për një moment, sikur në një realitet utopik ata të gjithë të fitonin. Do na duhej që vendimet më të rëndësishme  për të ardhmen e vendit, t’i linim në dorën e tyre. A jemi ne gati?Sepse pavarësisht dëshirës së tyre të mirë për të ndryshuar botën, ata kanë të gjithë një gjë tjetër të përbashkët: u mungon eksperienca dhe formimi që kërkon kohë për t'u kultivuar! Megjithatë ku i dihet: Mes entuziasmit politik që vlon kampingjeve ne Jalë, mund të na dalë edhe një "Macron" që mund të drejtojë vendin më mirë se "profesorët" e tij/saj. 

Të gjithë këta kandidojnë për deputetë!
Ardit Kërtusha, kandidat për deputet, PS
Të gjithë këta kandidojnë për deputetë!
Rigels Gjikdhima, kandidat për deputet, LSI
Të gjithë këta kandidojnë për deputetë!
Arsidesa Hysi, kandidate për deputete, LSI
Të gjithë këta kandidojnë për deputetë!
Klevi Pojana, kandidat për deputet, LSI
Të gjithë këta kandidojnë për deputetë!
Eriona Bixha, kandidate për deputete, LSI
Të gjithë këta kandidojnë për deputetë!
Tea Islamaj, kandidate për deputete, LSI
Të gjithë këta kandidojnë për deputetë!
Kristi Xharau, kandidat për deputet, LSI
Të gjithë këta kandidojnë për deputetë!
Fiona Dani, kandidate për deputete, LSI
Të gjithë këta kandidojnë për deputetë!
Erklent Krifsa, kandidat për deputet, LSI
Të gjithë këta kandidojnë për deputetë!
Gaetano Koçi, kandidat për deputet, LSI
Të gjithë këta kandidojnë për deputetë!
Endrit Braimllari, kandidat për deputet, LSI

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë. 

REELS

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.