Metropolitan

5 rastet kur një grua shqiptare mund ta ‘varin’ se rri vetëm

Nëse je një homosapiens i gjinisë femërore dhe ke shtetësi shqiptare, me siguri e ke vënë re që të prezantohesh vetëm në situata të ndryshme, për të gjithë ti ke diçka që nuk shkon. Nëse nuk je alien, atëherë ke probleme, je e paqëndrueshme ose i ha burrat. Janë jo të pakta rastet që për burrat këto nuk përbëjnë kurrfarë problemi, ata mund të bëjnë çfarë t’u dojë kokrra e qejfit dhe askush nuk do të thotë kurrë asgjë. Ndërsa gratë... 

5 rastet kur një grua shqiptare mund ta ‘varin’ se rri
Guxo të shkosh vetëm në një bar ose restorant
Ajo që njerëzit ende nuk e kuptojnë është që dhe psikologët rekomandojnë të kalosh kohë me veten. Ndonjëherë nuk ke nevojë për praninë e dikujt për t’u ndier më mirë. Përkundrazi, do të biesh në paqe me brendinë tënde dhe të bësh dhe ca biseda konstruktive me veten. Por jo. Nëse guxon ta bësh këtë në Tiranë, ose në çfarëdo qyteti tjetër të Shqipërisë, ty me siguri të ka lënë burri/i dashuri dhe po përpiqesh të mbash veten, kë rënë në depresion, ose ‘kushedi kë gjuan’. Madje për të gjuajtur, s’qullos gjë, se ai tipi te tavolina përballë do të kthejë kurrizin. Sigurisht, ti po rri vetëm, mund të ishe një vrasëse seriale. Askush nuk do të donte t’ia bënin mishin pastërma.
5 rastet kur një grua shqiptare mund ta ‘varin’ se rri
Je e suksesshme në profesionin tënd, që prej vitesh rropatesh për ta ngritur.
Paç fat me këtë! Shpresojmë që të keni shumë mbështetje në nismat tuaja, por padyshim që do të ketë të tjerë që do të besojnë atë që filani i kishte thënë gruas së kunatit të komshiut të prindërve të tu, se është 'njoni’ që t’i ka hapur dyert. Disa njerëzve u pëlqen thjesht të justifikojnë dështimet e veta dhe për dreq, thashethemet ndonjëherë duken të ëmbla.
5 rastet kur një grua shqiptare mund ta ‘varin’ se rri
Nuk mund të bësh seks vetëm
Masturbimi është vetëm për burrat. Gratë nuk kanë asnjë instikt seksual, deri në momentin që një superhero vjen në jetën e tyre dhe i nxjerr në pah panterën, që deri më parë ishte e ndrydhur në nënvetëdije dhe as ajo vetë nuk e dinte që e kishte.
5 rastet kur një grua shqiptare mund ta ‘varin’ se rri
Të shkosh me pushime vetëm
Na pëlqen KAQ shumë kur dhe psikologët mbajnë anën tonë, sepse të udhëtuarit vetëm është një nga mënyrat më të mira për të zbuluar veten. Por këtë nuk mund t’ia shpjegosh një burri (ose gruaje) shqiptare që e ka ‘të vdekme’ se ti ke njërin që të pret andej. Ç’janë këto pushime vetëm, ku janë parë e janë dëgjuar? Helloooo, do pushoj vetëm, me shoqet dhe burrin do ta lë në shtëpi të kujdeset për fëmijët, sepse e meritoj të kënaqem për qejfin tim!
5 rastet kur një grua shqiptare mund ta ‘varin’ se rri
Prezantohesh vetëm në evente
Ore ke burrë ti, apo jo? Ç’është kjo lathitje? Qoftë event pune, apo thjesht për t’u argëtuar, duhet patjetër të kesh një shoqërues me vete. Pavarësisht nëse je beqare, apo e martuar, po burri kishte të tjera angazhime, pak rëndësi ka. Nëse është e nevojshme, paguaj njërin dhe paraqitu në mënyrë dinjitoze, dreqi ta hajë!

 

 

REELS

Lamtumirë Dr. Mark Sloan 😥

@luanavjollca godet e hedh ne toke burra pa iu dredhur qerpiku. Ne fakt, ajo eshte Luna, karakteri i moderatores se njohur ne pjesen e dytë e komedisë “Policë për kokë” (I titulluar “Policë për jetë” Nen regjinë e @aldo.markuu, @olsibylyku1 dhe @nik_xhelilaj rikthehen si dy kolegët e policisë, por kete radhe me një mision që do i përball me bjonden e bukur Luna. Filmie është produksion i @nilorfilm

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱