Pershendetje Anabel,
Une jam Ina (ne fakt ina s’eshte emri im i vertete por po e perdor per lehetesi tregimi)doja te tregoja edhe une historine time,nuk kamgjetur nje titull ti ve,ndoshta i shkon pershat qe “dashuria nuk vjen gjithmone nga zemra”Isha 24 vjece kur nje shoqe e imja me tregoi qe nje djal i njohur i saj, quhej Joni (nfakt joni s’eshte emri tij por ne saj t etregimi) kishte pyetur per mua.Isha rritur ne nje familje kontrolli mbizoteronte ne jeten time si nga babai edhe nga vellai me i madh,dilja vetem per ndonje kafe paradite kur kishim pushimmes oreve te leksioneve. Ishte tipik djale i bukur, i gjate, brun, shume tip karizmatik te bente per vete qe ne shikim.
Bera si bera pranova ta njof mgjth kisha disa kohe qe isha shkeput nga nje lidhje 2 vjecare dhe sdoja te filloja dicka te pamenduar mire, e njofta. U lidhem, lidhje i thencin po une ashu kam qejf ta quaj, nuk kaloi shume dhe filluan problemet, po pinim kafe si gjithmone paradite kur i vjen nje sms nga nje nr “a ka vende te lokali lart” pra personi i sms i binte qe po pinte kafe diku poshte, emri ne tel e kishte te shenuar Era (s’eshte emri i saj i vertete as ky), ulem e takoj ishte vetem 17 vjece vajza ne fjale i prezantohem si e dashura e Jonit dhe e pyes se sa shpresa ka ajo me te ose deri diku ishte maredhenia e tyre, me pergjigjet me syte e pafajshme te nje adoloshenteje qe nuk kishin asgje bashke, e kshu vazhdoj e qete lidhjen time per disa muaj.
Nuk zgjat shume dhe une gjej prap ne tel te tij sms nga Era, kete here doja me gjithe mend ta takoja ne kafe sepse situata po kalonte caku. I them jam ne lokal me Jonin dhe hajde te sqarohemi, Joni atehere refuzonte qe te tre te uleshim ne tavoline bashke dhe me thonte dil takoje jashte vete une sdua te perfshihem, dal e takoj tashme 17 vjecarja dukej se ishte e sigurte dhe shume e sakte ne ato qe thonte, i them qe jemi prezantuar nje here dhe kemi folur qe ske pune me Jonin, ma kthen shume ftofte duke e mohuar qe ajo te kete pasur pune me te, por qe ishte ai qe e telefononte dhe me tregon sms e tij, mendova se po genjen dhe e i them ok hajde hyme brenda ne lokal te ballafaqohemi te 3, ok tha se kam problem.
E di qe ne ata momente une e di si e kam mbajt veten para saj, nuk doja te tregohesha e dobet, di vetem qe fliste dhe vetem fliste dhe asnje prej fjaleve te saj nuk ishin genjeshtra thonte fiks te verteta qe Joni bente pas kraheve te mi, qershia mbi torte ishte kur me tha Joni te ka thene ty qe eshte 25 vjec po i them une ne fakt ai eshte 21, ia tha aty ne sy, spo kuptoja me cfare ndodhte, e di vetem se kur ajo iku qaja dhe kisha inat veten pse isha treguar aq idiote.
Me mendjen time doja te ikja nga aty dhe mos te vazhdoj me me Jonin duke e ditur qe merrej me tjera pervec meje dhe ishte edhe me i vogel. Mirepo dashuria qe ndieja per te, menyra si si me fliste kur isha me te, se si me mbushte mendjen, se si me rrihte zemra sa e shikoja, se si jeta ime kishte marre nje kuptim me beri qe te vazhdoj me te edhe 2 vjet te tjera. Derisa nje dite marr vesh nga kusherira e pare e imja qe Joni ishte perseri ai i dikurshmi.
Rastis qe kusherira ime jeton nje shpi me Eren si jetojne studentet, dhe aty ne muhabet e siper Era i tregon qe e eshte e lidhur per 3 vjet me Jonin, pra me Jonin tim. Une e di si jam gjalle sot kur me ka treguar kusherira per te, me ishte bere si makth ajo femer me dukej sikur me prishte lumturine, sa here qe permendej emri i saj merrja ilace antideprisive, me e bukura ishte se as Era per keto dy vjet sdinte asgje per ekzistencen time kishte menduar se me mua ishte histori e mbyllur.
Joni e kishte pasur shume te thjeshte kur vinte ajo ne fundjave dilte me te, gjate javes kur une ikja ne shkolle me takonte mua sepse mbasditeve nuk dilja. E kuptova me shume shume vonese sa idiote kisha qene, sa bukur kishte luajtur me te dyja nga ne e mgjth i them kusherires qe une dua ta takoj perseri Eren, per te treten here, tashme une isha 27 ajo ishte 20 vjec, ishte e sigurt ne vetvete, luftoja me veten pasi e urreja me gjithe forcen time ate vajze e prap e degjoja tek fliste me besim dhe qe nuk e dinte fare qe kishim qene dy njekohesisht.
E vendosa ta mbyll historine time me Jonin sepse smundesha me, duhej te mendoja per jeten time. Mos harroj te shtoj edhe faktin qe Era per te me bere keq mua dhe per te kuptuar a flisja apo jo me me Jonin kishte filluar te njihej me vellain tim, kur e marr vesh nga im vella qe po njifej me Eren se besoja dot vesheve, me vinte inat me veten qe skisha guximin e asaj, theksoj qe im vella e dinte lidhjen time me Jonin. Pas 3 ditesh i kishte thene im vella te kam dal ne kafe dhe ty sepse je vellai i Ines qe ka qene e lidhur me Jonin. Sduroj me isha bere keq kaloja shume stres, shume ankth ne vetvete. Kaloja ditet as une nuk e di se si, derisa nje dite me thote mami qe nje djale nga Anglia do te fejohet me mua, mu duk sikur me erdhi shpetimi, per here te fundit i shkruaj Jonit qe po fejohem dhe ai thjesht me uron me te miren ne jeten time.
E pashe qe ajo qe duhej te beja ishte te fejohesha me te, ishte djal i mire, punetor, i sjellshem e kunderta e atij qe isha dashurar, mirepo u fejova per te miren time, per te miren e jetes time. Sot jam nene e nje djali e lumtur me jeten qe bej, se di a e dashuroj burrin qe kam por e di qe e dua aq fort per cdo gje te mire qe me ka ndodhur qe nga hyrja e tij ne jeten time. Dhe ndersa shkruaj kete leter me pershatet shprehja ”Dashurite e medha nuk veshin fustane nuserie”, mgjth sot Joni me Eren jam te fejuar dhe duket se ajo fitoi por nuk e di sa e madhe ka qene dhe eshte dashuria e tyre…
