Çfarë po ndodh rreth nesh

Michael Schumacher del nga koma

16 Qershor 2014

Michael Schumacher del nga koma

Michael Schumacher ka dalë nga gjendja e komës dhe është larguar nga spitali në Grenoble, ku po qëndronte, që nga aksidenti i skive vitin e shkuar. 7 herë fituesi i Formula Uno-s ka hyrë, më në fund, në fazën e gjatë të rikuperimit. Në të përfshihen trajtime nga fizioterapistë, doktorë, infermierë dhe ekspertë neurologjikë.

Gjatë gjithë këtyre muajve, pranë Kampionit ka qëndruar bashkëshortja e tij prej 23 vjetësh, Corinna.

Burimi: DailyMail