Shendet i Pergjithshem

Era e keqe e trupit: Mësoni se çfarë e shkakton e si ta eleminoni

16 Qershor 2014

Era e keqe e trupit: Mësoni se çfarë e shkakton e si ta

Cilët janë shkaktarët kryesorë të erës së rëndë trupit?

Nëse bëni dush rregullisht, por ndjeni se trupi juaj vejn sërish erë të pakëndshme, edhe pas aplikimit të deodorantit, zbuloni se cilët mund të jenë shkaktarët e tjerë erës së rëndë të trupit:

1.Stresi
Ekzistojnë lloje të ndryshme djerse, nga të cilat, ajo me erë më të keqe është djersa nga stresi. Kjo prodhohet nga gjëndrat apokrine dhe është më pak e ujshme. Nga ana tjetër, djersa e prodhuar nga stërvitja fizike ose sepse është shumë nxehtë jashtë është e përbërë nga uji dhe vjen erë më pak të keqe. 

2.Jeni “bekuar” me këmbë që vijnë erë
Rreth 10-15% e njerëzve kanë këmbë, që për shkaqe gjenetike, djersisin më shumë se njerëzit e tjerë. Ato bëhen vend ii banimit të një bakteri, që jep një erë shumë të keqe si squfur.

3.Keni pak reçipeta të preferuara
Kini kujdes që ti ndërroni reçipetat e ti lani rregullisht, pasi materiali i tyre e mban erën e djersës të mbërthyer në të.

4.Keni qejf brokolit
Brokoli, lakrat e Brukselit dhe perime të tjera të familjes krucifere, në qarkullimin e gjakut zbërthehen në përbërës me erë të keqe, më tipiku prej të cilëve është squfuri.

5.Keni pirë
Një pjesë të alkoolit që konsumoni, e nxirrni nëpërmjet djersës.

6.Mund të keni diabet
Kur diabeti nuk është kuruar, është i mundur përjetimi i ketoacidozës diabetike. Gjatë këtij proçesi mund të ndodhë ndryshimi i erës së trupit. Për këtë duhet të konsultoheni me një doctor.

 Si ta eleminoni erën e keqe të trupit?

Zgjidhjet afatshkurtra:

- Qëndroni të pastër. Larja rregullisht ndihmon në largimin e erës së keqe të trupit. Kini kujdes që të shkumoheni me sapun ose detergjent antibakterial në të gjithë trupin, por veçanërisht fokusohuni tek sqetullat dhe tek këmbët. Gratë duhet të bëjnë kujdes që të mos lajnë pjesët intime me sapun, por me detergjent me pH të balancuar.

-Qëndroni të thatë

-Vishni rrobat me copat e duhura. Disa materiale, p.sh. sintetiket nuk e thithin djerësn dhe mbajnë djersën të mbërthyer në të.

-Përdorni antiperspirantë. Antiperspirantët, ndryshe nga deodorantët, formojnë një bllok kundër djersitjes, duke përdorur lëndë të ndryshme kimike.

-Përdorni deodorant.

Zgjidhjet afatgjata:

-Hani shëndetshëm. Shprehja “Ne jemi ajo që hamë” është shumë e vërtetë. Ushqimet që duhet të konsumoni, që të largoni gradualisht erën e rëndë të trupit janë: vaji i ullirit, avokado, salmon, etj.

-Eleminoni stresin, si një nga shkaktarët kryesorë të erës së keqe të trupit.

-Provoni një detoksifikim. 

Si t’ia thoni dikujt që vijnë erë e keqe (në një bisedë shumë të sikletshme për të dyja palët!)

Prisni sa diçka e tillë t’ju shqetësojë vërtet (mos e diskutoni nëse nuk ju bezdis më shumë se 3 herë). Sigurohuni që është problem i vashdueshëm dhe pastaj flisni.

Mos flisni nga inati. Nëse nuk dëshironi të krijoni marrëdhënie të afërta me personi tjetër, atëherë mos flisni. Mungesa e sinqeritetit do t’ju dallohet në  zë.

Tregohuni të qartë, të saktë dhe silluni me dhembshuri.

Lërini kohë t’ju përgjigjen.

(Atyre që u bëhet një vërejtje e tillë) Vendosini gjërat në perspektivë. Kini parasysh që nuk është fundi i botës.

Burimi: Huffington Post