Ndonjëherë nuk e kuptojmë që të flasësh me një grua shtatzënë, nuk është edhe aq e lehtë. Në fakt është sfidë më vete. Ti mund të thuash gjithçka duke e konsideruar si një person të zakonshëm, por sa i zakonshëm mund të jetë dikush që mban një krijesë tjetër brenda vetes dhe ka një vorbull të pabesueshme hormonesh që gati po i shpërthen nga të gjitha anët?
Për të shmangur ndonjë incident të vogël dhe sigurisht nëse doni të shijoni kohën e pleqërisë, kini parasysh këto këshilla. Ja çfarë nuk duhet të thoni KURRË:
1. Oh e di shumë mirë si ndihesh. Edhe ne kur po bëheshim gati për të blerë një qen...
Kur do merrnit një qen? Seriozisht?
2. Me këtë do ta mbyllni? (Sepse...mosha)
Përgatituni të merrni ca shikime vrastare pas kësaj.
3. Sa mirë fjeta dje në darkë.
Dje në darkë kur unë nuk kam vënë gjymë në sy nga dhimbjet e mesit? Sa e keqe mund të jesh?
4. Shijo çdo moment, do të marrë malli kur të përfundojë.
Dhe kjo i thuhet pikërisht një gruaje që po qan ose po vjell. Jo dhe aq e këndshme si eksperiencë.
5. Qetësohu.
Ok, këtë thjesht NUK mund t’ia thuash një gruaje shtatzënë. Nuk do të qetësohet.
6. E ke marrë vesh që lindjet krejtësisht natyrale rrisin shanset që fëmija të jetë shumë inteligjent?
Vërtet? A mund të marr çdo ilaç të mundshëm që procesi i lindjes të jetë sa më i shpejtë dhe pa dhimbje?
7. Nuk duhet ta hash atë.
Oh dreqin. Prit ta nxjerr tani.
8. Nuhate pak këtë. A nuk është e tmerrshme?
Këtë mund ta thoni nëse ju pëlqen kur dikush vjell mbi ju. Pse jo edhe qëllimisht.
9. Je e sigurt që është e mirë për bebin?
Jo, nuk është e sigurt. Sepse sipas internetit çdo gjë është e dëmshme për bebin, përfshirë këtu të hash, të marrësh frymë dhe të flesh. Me një pyetje si kjo thjesht i shtoni ankthin dhe panikun një personi që ka kërkuar për GJITHÇKA në internet.
10. Je e sigurt që ke vetëm një aty brenda? Haha.
Lot.
11. Motra ime bëri pilates gjatë shtatzënisë dhe shtoi vetëm 11 kg.
Motra jote duket e mbinatyrshme. Asnjë grua shtatzënë nuk do të dëgjojë për motrën tënde me fuqi të mbinatyrshme.
12. Emër interesant. Por jo vërtet, si do ta quani?
Mbani shënime.
13. Ke frikë që do nxjerrësh një shalqi nga vagina?
Po. Pse po e bën këtë pyetje, sidoqoftë?
14. Do pak vodka? Haha, bëj shaka.
Asnjë grua që ka muaj të tërë që dëgjon vjehrrën duke i dhënë këshilla lindjeje nuk do ta konsiderojë këtë sadopak për të qeshur.
15. Dukesh sikur je gati të shpërthesh.
Nuk e di nëse keni parë ndonjëherë ndeshje me sumo. Kërkojeni në google.
16. Ups, më duket se dikush ka ngrënë copën e fundit të ëmbëlsirës.
Epo e di çfarë duhet të bëjë ai dikushi? Të shkojë në dyqan dhe të marrë një ëmbëlsirë tjetër. Pastaj kur ta marrë, të MOS I FUSË MË DUART KURRË ATY BRENDA.