Metropolitan

Historinë e dashurisë së Emmanuel Macron s'e keni parë as në përralla

Historinë e dashurisë së Emmanuel Macron s'e keni parë

Ai është ylli në ngjitje në arenën politike europiane - një lider i ri, karizmatik, që hoqi dorë nga drejtimi i partisë socialiste franceze, për të krijuar lëvizjen e tij politike dhe tani në zgjedhjet presidenciale të Francës, kryeson përballë katër kandidatëve të tjerë. Por burri që shumë shpejt mund të vendoset në krye të shtetit francez, njihet edhe me një tjetër emër: ‘chouchou’, i përkthyer ndryshe ‘kafsha shtëpiake e mësueses’. Dhe ka një arsye për këtë. 39-vjeçari Emmanuel Marcon është i pashëm dhe inteligjent dhe veç titujve politikë, bashkë me bashkëshorten e tij Brigitte Trogneux, kryesojnë titujt e revistave të modës. Brigitte është 25 vite më e madhe se Macron, madje ka qenë dhe mësuesja e tij e letërsisë në gjimnaz. Kjo shpjegon dhe nofkën.

Historinë e dashurisë së Emmanuel Macron s'e keni parë

Të dy janë njohur kur Macron ishte 15 vjeç dhe studionte në shkollën Jésuites de la Providence në Amiens, në veri të Francës. Zonja Trogneux, e njohur në atë kohë si Brigitte Auzière, jepte leksione letërsie dhe drejtonte klubin teatral të shkollës. Ajo ishte 40 vjeç, e martuar dhe kishte tre fëmijë, madje një prej vajzave të saj ishte në të njëjtën moshë me Macron. Ky i fundit shumë shpejt u bë i preferuari i saj. “Në klasë ajo gjithmonë i referohej atij si shembull,” rikujton një shok klase i Macron. “Ai shkruante poezi gjatë gjithë kohës dhe ajo i lexonte me zë të lartë.” Romanca lulëzoi një vit më vonë, kur të dy nisën të punojnë bashkë për një dramë në shkollë. “Të shkruarit na bashkoi më shumë,” tregoi më vonë Brigitte. “Ne shkruanim dhe pak nga pak unë mrekullohesha nga inteligjenca e tij. Nuk ishte si gjithë të tjerët. “Askush nuk do ta dijë në ç’moment historia jonë u kthye në një histori dashurie. Ajo na takon neve. Është sekreti ynë.”

Prindërit e Macron sidoqoftë nuk ishin aspak të emocionuar për këtë lidhje. Kur tregoi në shtëpi që ushqente ndjenja për dikë nga familja Auzière, të gjithë menduan se bëhej fjalë për vajzën e Brigitte. Kur mësuan të vërtetën e dërguan me studime në Paris. Megjithatë Macron ishte i vendosur: “Nuk do të më heqësh qafe,” i tha mësueses së tij para se të largohej. “Cfarë do të bësh, ne do martohemi.” 

Dhe kishte të drejtë. Të dy flisnin çdo ditë në telefon derisa Macron mbushi 18 vjeç. Atëherë Brigitte e la të shoqin dhe gjeti një vend pune në Paris për të qenë pranë Macron-it. Që prej asaj kohe kanë qenë bashkë dhe në 2007-ën u martuan. Në dasmën e tyre Macron falënderoi fëmijët e saj që e pranuan lidhjen, duke shtuar se ata ‘nuk ishin një çift normal, por një çift që ekzistonte’. Me një mësuese si Brigitte në krah, ylli politik i Macron është rritur në mënyrë spektakolare: ai krijoi pasurinë e tij duke investuar në bankë, iu bashkua partisë socialiste, në 2014-ën u emërua ministër i ekonomisë, detyrë nga e cila hoqi dorë një vit më parë për të themeluar ‘En Marche’, një revolucion demokratik që drejtohej nga të rinjtë. Me rritjen e profilit profesional, edhe jeta e tij private përbënte interes për francezët. Tani në moshën 64-vjeçare, Brigitte është kthyer në një ikonë stili. Shpesh gjendet në radhën e parë në shfaqjet më prestigjioze të modës dhe me flokët bjonde, lëkurën e grunjtë, pantallonat e lëkurës dhe fustanet e shkurtra, duket më shumë si modele sesa si një mësuese letërsie.

Historinë e dashurisë së Emmanuel Macron s'e keni parë

Gazeta franceze ‘L’Express’ e ka përshkruar stilin e saj si ‘rock’n’roll’, që nuk i vendos kurrë vetes kufij por guxon shumë. Por Brigitte ka patur dhe vazhdon të ketë një ndikim shumë të madh tek karriera e Macron. Ajo e ndihmonte të përgatiste fjalime dhe bëhej pjesë e mbledhjeve të rëndësishme krah të shoqit. Madje të gjithë kohën e kalon pranë tij, lexon dhe dëgjon gjithçka që ka të bëjë me të, këshillohen me njëri-tjetrin dhe persona pranë të dyve tregojnë si Marcon sillet si ‘një fëmijë i vogël’ para saj. Ky i fundit ka këmbëngulur që nëse zgjidhet president, gruaja e tij do të ketë një rol kyç në drejtimin e vendit.

Megjithatë jo të gjithë i kanë kaq përzemër, edhe pse diferenca e tyre në moshë është e njëjtë me atë të Donald dhe Melania Trump. Në shkurt martesa e tyre është quajtur një mashtrim, sipas tyre për të mbuluar faktin që Macron kishte një lidhje homoseksuale me Mathieu Gallet, 40-vjeçarin në krye të Radio France. Marcon u detyrua të japë një deklaratë publike në televizion ku mohoi gjithçka. “Unë jam ky që jam. Nuk kam patur kurrë asgjë për të fshehur. Dëgjoj që njerëzit thonë se kam një jetë secrete. Nuk është e këndshme për Brigitte t’i dëgjojë këto. Sepse unë i ndaj të gjitha ditët dhe netët e mia me të,” u shpreh Macron. Brigitte nga ana tjetër do të vazhdojë të qëndrojë në krah të së shoqit gjatë këtyre zgjedhjeve dhe në gjithë rrugëtimin e tij politik: Sepse gratë këtë bëjnë! 

REELS

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.