Metropolitan

15 vajzat shqiptare me pamje princeshe

15 vajzat shqiptare me pamje princeshe
Ajola Xoxa
Me klasin dhe elegancën që e karakterizon, juristja dhe bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës mund të ishte fare mirë një princeshë. Nëse pamja e saj në ditën e dasmës nuk ju ka sjellë ndërmend Grace Kelly-n, atëherë thjesht nuk e njihni këtë të fundit.
15 vajzat shqiptare me pamje princeshe
Valbona Selimllari
Portreti dhe eleganca e ish-Miss-it ikonik shqiptar përputhen tërësisht me ato të një princeshe. Ajo njihet si një ndër figurat më të dashura për publikun shqiptar, me një imazh publik perfekt. Valbona Selimllari sot është këshilltare e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe kujdeset për problemet sociale.
15 vajzat shqiptare me pamje princeshe
Amarda Toska
Bukuroshja e ekranit, tashmë një nënë dhe grua e suksesshme në biznes, është padyshim një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar falë ëmbëlsisë dhe thjeshtësisë së saj. Për jetën e saj private nuk është përfolur kurrë, derisa u martua me aktorin Ermal Mamaqi.
15 vajzat shqiptare me pamje princeshe
Monika Zguro
Monika tashmë fare mirë mund të kishte kaluar nga princeshë në mbretëreshë, sepse ndonëse vitet kanë kaluar dhe ajo është tashmë në të 40-tat, ruan të njëjtën hijeshi, elegancë dhe klas, si në vitin 1993 kur u shpall Miss Albania. Profesioni i saj (Zguro është pjesë e Konsullatës Shqiptare në Itali) gjithashtu do ta bënte atë një kandidate perfekte për princeshë, si një njohëse e mirë e marrëdhënieve diplomatike.
15 vajzat shqiptare me pamje princeshe
Klea Huta
Nga “Kripmjaltëzat”, tek “Gjeniu i Vogël”, reputacioni i Klea Hutës nuk ka njohur kurrë njolla. Ajo është ndër vajzat më të pëlqyera të ekranit dhe nëse do të pyesni për të, me siguri do t’ju thonë vetëm një gjë: Vajzë serioze.
15 vajzat shqiptare me pamje princeshe
Jorida Tabaku
Ish-zëvendës kryetarja e Bashkisë së Tiranës është padyshim një prej grave më të kuruara dhe më femërore të politikës shqiptare, me një imazh tepër pozitiv.
15 vajzat shqiptare me pamje princeshe
Eva Murati
Prezantuesja bukuroshe e emisionit sportiv “Champions League” në Vizion Plus duket se është e lindur për të qenë një princeshë, falë portretit perfekt, buzëqeshjes rrëzëllitëse dhe imazhit të pastër.
15 vajzat shqiptare me pamje princeshe
Ornela Bregu
Moderatorja e famshme është gjithashtu një nga figurat më të dashura për shqiptarët, falë ëmbëlsisë që ajo përcjell në ekran, hijeshisë dhe feminitetit. Ndonëse motra e saj, Majlinda Bregu, është një nga politikanet më të njohura në Shqipëri, Ornela Bregu është distancuar gjithnjë nga politika duke ruajtur një imazh të kulluar.
15 vajzat shqiptare me pamje princeshe
Megi Ndokaj
Ndonëse e vogël në moshë, mbi jetën private të Megi Ndokajt nuk dihet thuajse asgjë, përveç faktit që është një vajzë shumë famijare. Ajo është gjithnjë e kuruar deri në detaje dhe ruan të njëtën pamje, si nga hera e parë që u pa në televizion në “Telebingo Shqiptare”.
15 vajzat shqiptare me pamje princeshe
Agnesa Vuthaj
Bukuroshja nga Kosova duket se nuk ka dalë kurrë nga kompeticionet e bukurisë, duke qenë se qëkurse u shpall Miss, ajo vijoi të merrej me këto aktivitete dhe vijoi të kishte të njëjtin imazh perfekt, që tek Miss-et ndonjëherë mund të duket si diçka e përkohshme. Ajo gjithashtu sot është një grua në biznes, pasi ka ndërtuar kompaninë e saj, ku merret me dizenjimin e çantave.
15 vajzat shqiptare me pamje princeshe
Leonora Jakupi
Padyshim vajza më e dashur në Kosovë. Me imazhin e saj perfekt, gjithnjë e mbuluar aq sa duhet, tërësisht larg skandaleve, tepër familjare dhe e përfshirë në kauzën nacionaliste, Leonora do të ishte princesha që e gjithë Kosova do ta donte.
15 vajzat shqiptare me pamje princeshe
Jonida Vokshi
Bukuroshja e Digitalb është kaq e ëmbël, sa edhe ata që e shohin nga ekrani me siguri u krijohet përshtypja sikur ajo është mikesha e tyre e vjetër. Për jetën e saj private nuk dihet thuajse asgjë dhe edhe në rastet kur është tentuar të përfshihet në ndonjë thashethem, Vokshi ka reaguar gjithnjë me qetësi duke dhënë shpjegimin më të thjeshtë dhe duke u distancuar nga gjithçka.
15 vajzat shqiptare me pamje princeshe
Genta Popa
Spikerja ikonike e lajmeve në “Top Channel”, me imazhin e saj të pastër e të kuruar, gjithnjë perfekte, mund të ishte fare mirë kandidate për princeshë.
15 vajzat shqiptare me pamje princeshe
Almeda Abazi
Për pamjen, vështirë t’i gjesh të meta Almeda Abazit. Por e njëjta gjë vlen edhe për jetën e saj private. Ndoënse u bë pjesë e botës së spektaklit që në moshë të re, ajo nuk u përfol kurrë për asgjë negative apo qoftë edhe thashetheme të rëndomta. Ajo prej vitesh ka një karrierë në aktrim në Turqi dhe vetëm pak kohë më parë, lidhi kurorë me të dashurin e saj të parë, aktorin turk Tolga Say??man. Kandidate për princeshë? Patjetër!
15 vajzat shqiptare me pamje princeshe
Floriana Garo
Ish-Miss-i i njohur dhe moderatorja e “Jo vetëm Modë” është kujdesur gjithnjë të ruajë një imazh perfekt, si në jetën sociale ashtu edhe në pamje. Garo është gjithnjë e kuruar deri në detaj dhe historia e vetme për të cilën është përfolur, është ajo me ish të fejuarin Teodor Ngjela, lidhje që përfundoi rreth një vit më parë. Ndonëse ka thënë se ka gjetur dikë tjetër, Floriana sërish është treguar e kujdesshme në dhënien e informacionit, me siguri duke pritur që lidhja të jetë në një fazë tjetër.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.