Prej një kohe të gjatë në mediat rozë përflitet për një dasmë të mundshme për çiftin Marina Vjollca-Getoar Selimi, megjithatë dyshja e famshme ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike për këtë çështje. Por, siç bën të ditur Prive.al, dita e madhe për prezantuesen dhe reperin mund të jetë më afër nga ç’mendonim.
Thuhet se Marina dhe Getoari mund të lidhin kurorë pikërisht këtë verë, pas rreth 2 viteve lidhje. Prive shkruan se çifti nuk ka ende një datë të përcaktuar, por po diskuton së bashku me personat e afërt për të vendosur përfundimisht. Pak muaj më parë, Anabel.al mësoi se dyshja po përgatitej për t’u zhvendosur, pasi kanë blerë një apartament të ri në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.