News

Njoftimi i Elisabetta Canalis: Humba fëmijen që prisja

Në një njoftim të dhimbshëm në Twitter, show-girl italiane Elisabetta Canalis, e cila priste një fëmijë nga partneri i saj, Brian Perri, ka treguar se shtatëzënia e saj është ndërprerë: “Do të kisha dashur ta filloja këtë postim në një mënyrë tjetër, para se gjithash duke falenderuar të gjithë njerëzit, nënat dhe nënat e ardhshme, të cilat më kanë shkruar gjëra shumë të bukura”, shkruan Canalis. Në paragrafin pasardhës: “Për fat të keq, jeta na vë para një realiteti të hidhur, të cilin nuk e prêt e që është shumë i dhimbshëm për t’u përballuar, edhe nëse mendon se je e fortë dhe gati”.

Dhe më tepër: “Më besoni, shumë herë kam dashur ta ndaj këtë gëzim të madh, arritjen e fëmijës, me ju, por mendova t'i jepja vetes kohë,pasi ishte ende shpejt dhe siç më kishin këshilluar të gjithë, nuk thuhet derisa bën tre muaj. Kam kaluar disa javë të vështira, shtypi e mësoi për gjendjen time, më parë nga ç’kisha unë dëshirë ta bëja publike…kjo ndodh kur njeriu është personazh publik dhe nuk është faji i askujt. Gjithësesi, gëzimi për ta ndarë me botën më përkiste mua. Një lumturi…e pamasë”. Ajo vazhdon më tej: “Është e kotë t’ju them se e kisha planifikuar jetën time, këto 3 muaj të fundit. Kush e ka kaluar këtë eksperiencë e di mirë. Dëshiroj t’iu them atyre grave që po kalojnë të njejtën situatë, që të jenë të forta dhe që nuk është faji i askujt, pasi natyra vepron në rrugë të pakuptueshme. Ne mundemi vetëm ta pranojmë. E dëshiroj t’iu them që jam afër jush, nëse po vuani ashtu sip o vuaj unë, pasi është e kotë ta mohoj, që po ndiej një dhimbje të pashpjegueshme por konstante, që nuk largohet. Jam me fat pasi kam një burrë që më qëndron afër dhe shpresoj që edhe ju ta keni. E ardhmja është plot me surpriza dhe me lumturi dhe unë ju uroj shumë nga të dyja…unë vazhdoj ta besoj. Ju falenderoj për dashurinë që më keni dhuruar në këto rrethana".


Burimi: Il Giornale

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb