Metropolitan

Darka e tërbuar

Restoranti kishte qëlluar pak larg. Sipas asaj çfarë më tregoi Këpuca, njëra nga gratë nuk kishte dashur që të darkonin tek “Hakuna Matata” me arsyen që “të dalim nga e përditëshmja”.

Mezi  mbushesha me frymë, pak nga shpejtësia me të cilën Këpuca i jepte makinës dhe pak nga emocioni I padijes se çfarë më priste në këtë darkë. Se ç’kisha një parandjenjë , një sikletosje më shumë që më bënte të palumtur.

Restoranti ishte një kështjellë në të dalë të Tiranës. Tapeti I kuq dhe sizhadet e varura nëpër mure reflektonin dritat qe shandanët e rëndë hidhnin kudo. Nuk pipëtinte asgjë . Mazhordomi - apo si mund të quhet ky personi se kamarier nuk ishte I ziu - na shoqëronte me kokën ulur deri tek dera e fundit.     As fuqinë për të na përshendetur nuk e kishte dhe as të na shihte në sy. Ai vetëm ecte si një hije anash, një gjysëm hapi përpara nesh.

Dera u hap dhe një drithërimë më përshkoi qafën deri në mes të shpinës. Vagullt, pashë një tavolinë të madhe. Nuk ishin dy ose tre tavolina bashkë siç bëhen rëndom në restorantet ku shkojmë. Ajo ishte nje tavolinë e madhe për më shumë se 10 persona mbase. Burra të veshur me të zeza rrinin tok në njërën anë të saj , ndërsa gratë që qeshnin me zë të lartë ishin nga krahu tjetër.  Mesi I tavolinës bosh ! As nuk e kuptova se si u shkëputa nga Këpuca dhe pasi përshëndeta me zë të lartë, zura vënd në krah të njërës prej grave. Burrave as nuk ua hodha sytë, as ata mua. Isha inegzistente.

- “Përshëndetje, si  jeni?Unë jam Aline.” Bëj me dorë nga Këpuca për t’u treguar që s ‘kam ardhur vetëm . Ma kthyen përshëndetjen të gjitha njëherësh, por ardhja ime nuk I bëri aspak që të ndryshonin bisedën.

- “Rolex- i  i fundit që kishte marrë ishte me vija portokalli, por s’kishte asnje diamant! Ia kishte parë në dorë estetistja dhe më tregoi.”

Ndërkohë që fliste, ajo tundte të gjitha bizhutë që kishte në dorë. Ta kishte nga nervozizmi vallë? Fillova të qetësohesha. Nëse këto merren me muhabetet e tyre dhe s’më ngacmojne, I bie që të jenë gratë më të mira në botë!

- “Alinë the? Si the se e kishe emrin???” Endrra mbaroi , kaq ishte. Tani duhet të zgjohesha  dhe t’i mbaja sytë katër biles.

- “Po , Alinë”- I buzëqesh, ndërkohë që Balena - po tregohem e pasjellshme po vetëm kjo fjalë mund të përmbledhë masën e dhjamit që i varet nga krahët dhe gusha, se pjesën e poshtë tavolinës, nuk arrij ta shoh dhe s’dua ta imagjinoj - puliste sytë me qerpikë fallco!

- “Ça bën ti goce , na thuaj pak. Asistentja e Damianit je dhe ti? Se na solli një bionde para ca kohësh , por se pati të gjatë ajo . Fiuuuuu !”  Balena shoqëroi fërshëllimin me levizjen e dorës, “E fluturuam atë, s’ishte për tavolinat tona ajo !

Që kjo ishte një darkë , këtë e dija , por se si do të haja pa më ngecur në fyt, këtë gjë nuk e kisha parashikuar. Vazhdoja t’I buzëqeshja për të dalë nga situata.

- “Jo nuk jam asistentja , jemi shokë.”  Hedh një sy për të parë Këpucën, por e gjej të përfshirë aq shumë në bisedë me njërin nga bashkëshortët e grave, saqë mund dhe ta ketë harruar fare që unë isha aty.

- “Shokë?!” Balena vazhdonte me të sajën.”Ku të fal Damiani moj, do të bëja çudi po t’i kishe shpëtuar.” 

Ndërkohë që të tjerat u shpupurisën duke qeshur, i them:

- “Mbase ai do ta quante veten me fat nëse nuk do të më shpëtonte mua, por nuk e kam atë mendje për momentin !

- “Ashtuuuuu…..!”Fytyra të ngrira po prisnin ç’farë do të thoshte Balena. Ajo qeshi! Një e qeshur e zgjatur, me mbajtje fryme! “Po qënke dreq ti !Duhet të takohemi se s’bën një pasdite, e kemi rradhën për t’u mbledhur tek shtëpia e Bibi- së për çaj .Ma jep numrin e telefonit.”

Katër  duar si me urdhër nxorrën telefonat dhe po më prisnin tek shqiptoja numrin ngadalë, gjysmat e numrave shqip dhe gjysmat italisht siç e kemi zakon! Sikur u lehtësova pak. Fillova t’i shikoja gratë me kujdes.  Edhe pse të pispillosura dhe me shume xhevahire, dukeshin të lumtura. Qeshnin pa fund me njëra-tjetrën dhe me batutën më të vogël. Nëse do t’i shihja në rrugë, s’do të mendoja kurrë që këto sajesa me markat e fundit mbi trup, ia kalonin kaq mirë me njëra-tjetrën. Mbase ato e kanë kaluar prej vitesh këtë fazë që unë po kaloj sot dhe nuk u pëlqen më normalja. Kjo mbase është dhe arsyeja pse vishen për faqe të zezë, edhe pse me gjëra të shtrenjta . Uroj , që gjatë këtij  dhjetëvjeçari,  të kuptojnë që thonjtë fallco si lugë akullorje, të lyera me të zezë si Rihanna, nuk mund t’i shkojnë një dore si qofte Korçe! Edhe pse e kam në karakter që t’i justifikojë njerëzit në çdo moment, aaa të lutem shumë, tek thonjtë nuk toleroj dot!

Teksa i dëgjoja që flisnin për vajtje ne USA dhe ishujt e Paqesorit, bëja krahasimin me bisedat e mia me Vadikun dhe Lolën si p.sh. shqetësimet që ne kishim për të prenotuar në Dhërmi ose ne Jalë. M’u zhvlerësua jeta në hiç. Stresi që mbanim tërë vitin për të gjetur një numër telefoni të një personi I cili kishte shtëpi në Dhërmi, nuk krahasohej me stresin e njërës prej grave nëse do te mbanteapo jo koha në tropic, ku kishte planifikuar pushimet e saja të dyzeta për këtë vit. Katër herë e tha emrin e vendit ku do të shkonte, por dhe ajo vetë me sa kuptova, nuk e dinte saktë. Kjo është një gjetje e paparë! Të thuash një emër vendi, të cilin askush nuk e di që ekziston dhe t’I lësh të tjerët me gojën hapur. Zgjatem të shikoj Këpucën. Ai ngrihet dhe afrohet nga ana jonë.

- “E paske të mirë shoqen”, Balena tundet dhe shkundet kur flet me Këpucën, e vdekur për pak vëmëndje. “E kemi ftuar në leximin e librit që kemi të enjten tjeter në shtëpinë e Bibi-së”

- “Ia dhatë librin , apo do t ‘I duhet ta blejë?” Këpuca duket I mirëinformuar për faktin dhe kjo gjë nuk po më pëlqente. Mos isha valle një nga Asistentet? Sepse asistente nuk do të thotë që të asistosh vetëm në punët e zyrës. Është një fjalë me kuptim më të gjërë. Që isha mërzitur, edhe pse suksesit me gratë, kjo kuptohej.

- “Do të kemi një libër te ri këtë javë. Do t’ia dërgojmë me sms cilin.”

As nuk e kisha idenë se cfarë duhet t’i bëja unë librit. Mos më duhet ta lexoja?! Nuk mund ta besoja se më priste një pasdite e gjatë, me gra të panjohura që komentonin të gjitha të njëjtin libër,  sipas pikëpamjeve qe kishin ! Mund të kisha të paktën mbi pesë vjet që nuk lexoja asnjë libër. E kam fjalën për libër me faqe që shfletohen, se materiale në internet se si të heqësh celulitin në kushtet e shtëpisë, lexoj cdo ditë. Më duhet të kisha dhe një opinion timin. Do Zoti zgjedhin ndonjë libër të cilin e ka lexuar Vadiku. Do të më nxirrte nga situata.

Balena vazhdonte të fliste e fliste pa pushim. Të tjerat miratonin dhe qeshnin sipas rastit ose thonin fjali të shkurtra. As e mora vesh se kush ishin, as çfarë bënin. Mbase s’bënin asgjë. Mbase ishin vetëm gra burrash të fuqishëm. Nuk doja t’i paragjykoja. Në fund të fundit unë kisha hyrë në rrethin e tyre e duhet të përshtatesha, të gjeja një mënyrë të paktën. Informacioni që ato më thanë për asistentet, të cilat shkonin e vinin ne tavolinat e tyre më vlejti shumë. Pritëm sa çifti kryesor të cilët kishin organizuar darkën të ngriheshin dhe u larguam të gjithë së bashku.

Në makinë  dhe dritat e rrugës dukeshin sikur ishin tendencioze.  Këpuca nuk fliste. I pashë rreshkituri profilin me nofullat e shtrënguara dhe s’pipëtiva. Tani, ky pati ndonjë debat pune aty apo po rri rëndë për shkak të asistenteve që iu përmëndën?  Fundi më ishte ngritur pak dhe një anë e kofshës më kishte dalë komplet jashtë. Më dukej vetja lakuriq në këtë situate, por e kisha të pamundur të lëvizja për t’u mbuluar. Këpuca vazhdonte të më injoronte. Kur arritëm tek dera, një përplasje krahësh në mënyrë të pavullnetshme e detyroi të kthente kokën nga unë.

- “Çfarë?” Ishte më shumë hungërimë, se sa shkronja të thëna së bashku. Ngrita supet për ta pyetur që çfarë bëra apo çfarë ka. Diçka e tillë, se as vetë s’e dija çfarë duhet të thoja. Isha pa faj dhe po ndjehesha fajtore.

- “Pse I ngre supet? Memece je ti!?” Sytë e tij ishin të egër.

- “Jo, s’po kuptoj…”

- “S’po kupton?! Po mundohesh të më injorosh? Çfarë do Alinë? Çfarë ke? Do të dish për asistentet? Ok!Është një gjë që s’të përket ta dish, kaq!”

- “Unë…”

- “Ti çfarë pra çfarë?Kujton ti se unë s’të kuptoj reagimet.Provokon më shumë me atë buzën e poshtme të mbledhur, se sa me 100 fjalë dreqi e mori! Vazhdo rri pa folur! Ti plas dhe derrin.” 

Përplasi orën mbi tavolinë dhe doli për nga dhoma e gjumit, ndërkohë që unë mbeta si pemë në mes të dhomës .Ç’të bëja? Të ulesha apo të rrija në këmbë? Kisha frikë se mos kthehej e më thoshte “Hë u dystove ti? Po normal pse ta vrasësh mëndjen”. Bo bo kisha lënë dhe çantën me gjërat e mia në dhomë. Si t’ja bëja? Po zbardhte. U mbështeta në kolltukun e butë që po më dukej si krevat mbretëreshe. Me të dalë darka nga hundët në këtë lloj mënyre,  vetëm mua mund të më ndodhte. Uuu prit! Tani është pjesa që duhet të qaj! Më marrtë të keqen, se po fle gjumë më mire. Po e lë për nesër të qarën, se sot s’paskam pikë fuqie!

REELS

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.