Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2017: Luani dhe Virgjëresha

3 Prill 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2017: Luani dhe Virgjëresha
Keni qenë shumë të zënë kohët e fundit dhe tani jeni gati për një palë pushimeve të mbushura me aventura. Hëna e re e 27 marsit ju futi në mendime dhe tani keni gjithë energjinë e planeteve rreth jush që ju nxisin në sektorin e udhëtimeve.
Gjithsesi, përveç pjesës së udhëtimit, ju mund të keni dhe shumë gjëra të tjera në mendjen tuaj. Mund të jeni duke menduar rreth një çështjeje ligjore apo publikimit të ndonjë detyre.
Nga ana profesionale vijnë po ashtu sinjale të ndërthurura. Nga njëra anë, ju keni patur Marsin në shtëpinë tuaj të suksesit dhe arritjeve që nga data 9 e muajit të kaluar, gjë e cila do të vazhdojë deri më 21 prill. Kjo është një shenjë që nuk do ta keni aspak të vështirë të tërhiqni vëmendjen e njerëzve të rëndësishëm rreth jush. Duket se mezi e prisni progresin tuaj.
Gjithsesi, nuk është koha e duhur për të pasur kulmin e karrierës suaj, për disa arsye. Së pari, Afërdita është udhëheqësi natyral i shtëpisë suaj të 10-të të karrierës, pra e njëjta zonë ku ndodhet dhe Marsi, por Afërdita shkoi në prapavijë më 5 mars dhe nuk do të kthehet deri në 21 të këtij muaji.

Pas 15 prillit, do të shihni ndryshime pozitive në karrierën tuaj, akoma edhe më shumë pas 20 majit. Që kjo të realizohet, duhet më parë ta besoni këtë dhe të vazhdoni me programin tuaj. Mërkuri do të jetë në prapavijë pothuajse gjatë gjithë muajit, nga 9 prilli deri më 3 maj, duke jua vështirësuar paksa gjërat. Nuk do të bënit mirë nëse, gjatë kësaj kohe, do të pranonit një tjetër pozicion. Do t’ju duhet durim sepse Mërkuri do të kalojë prapa në sektorin financiar dhe atë të udhëtimeve, zona në cilat ju keni përqendruar gjithë energjitë dhe mendimet tuaja.

Hëna e plotë e 10 prillit do ta vërë theksin tek angazhimet dhe kontaktet tuaja. Çdo marrëveshje apo kontratë që do të jetë mbi tavolinë këtë muaj, do të jetë shumë bujare dhe nuk do të ngurroni ta firmosni menjëherë. Mërkuri do të jetë në prapavijë të plotë dhe Venusi nuk do t’ju ndriçojë, kështu që pas hënës së plotë, nuk duhet të firmosni më asgjë. Hëna e re e 26 prillit do të sjellë për ju ndoshta periudhën më të mirë të 2017-ës, sidomos përsa i përket karrierës. Në këtë kohë, ju do të mund të përfitoni dhe shumë lehtësira të tjera, si: sigurime shëndetsore, bonuse, apo dhe ditë pushimi .

Nëse i përkisni fushës së artit, hëna e re do t’ju ndihmojë t’i shisni mirë idetë tuaja. Saturni pozitiv do të jetë gjithashtu një mbështetje. Kjo do të thotë që nëse ju jeni me këmbë në tokë, realist dhe do të tregoheni i zgjuar në lidhje me buxhetin tuaj. Ai që do të vlerësojë eksperiencën, idetë dhe potencialin tuaj, do të mbetet i impresionuar.

Plutoni do t’ju vijë gjithashtu në ndihmë, duke ju dhënë një dritë jeshile, e cila aprovon një projekt apo një detyrë që prej kohësh mendonit ta publikonit. Më 3 maj, Mërkuri do të jetë në vijë të drejtë dhe ju do të filloni të shijoni frytet e punës suaj. Në muajin maj, Venusi do të zhvendoset në shenjën e zjarrit, tek Dashi, një vend perfekt pë ju. Përveçse të lumtur, do të jeni me fat në shumë aspekte, si në romancë, ashtu edhe në karrierë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2017: Luani dhe Virgjëresha

Tani janë kushtet e shkëlqyera për të gjeneruar para, por e gjitha kjo do të sjellë një situatë shumë stresuese për ju. Hëna e re e 27 marsit u përqendrua në kreditë bankare, vendime gjykatash, ndarje pasurish në situatë divorci, mbështetjen e fëmijëve dhe sigurimet e jetës.
Edhe pse do t’i keni mirë punët me financat, Urani do të nxjerrë në sipërfaqe disa të papritura, të cilat kërkojnë vëmendje dhe diskutim përpara se të merrni një vendim. Në askpektin e dashurisë, kohët e fundit mund të keni mendime të ndryshme nga partneri në lidhje me çështjen e parave. Mund të bëhet fjalë për një fëmijë apo një projekt krijues. Këto çështje do të jenë primare për ju gjatë gjysmës së parë të prillit.

Në 11 prill, hëna e plotë shënjon kohën kur ju duhet të merrni një vendim në lidhje me çështjet tuaja financiare ose përgjigjen e pyetjeve që prej kohësh kanë marrë vëmendjen tuaj. Do të ndiheni nën presion për të firmosur në një kontratë dhe më e mira do të ishte të mos pranonit. Është shumë herët për të kuptuar se çfarë doni në të vërtetë, apo për të njohur ndryshimet që doni të bëni. Afërdita do të jetë në prapavijë deri më 15 prill. Ajo është udhëheqësja e shtëpisë suaj të 2-të të parave, por nuk do të jetë në gjendje t’ju ndihmojë falë pozicionit jo të favorshëm në të cilin ndodhet. Kjo sugjeron se gjatë kohës së hënës së plotë, ju mund të ndryshoni mendjen për shumë plane apo dhe veprime për të cilat keni kohë që mendoheni. Kjo do të ndodhë për shkak se Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 9 prilli deri më 3 maj. Fatmirësisht, si një Virgjëreshë që jeni, karakterizoheni nga fleksibiliteti dhe fryma kritike, cilësi të cilat do t’ju ndihmojnë gjatë hënës së plotë.

Udhëtime të gjata mund të jenë rezervuar për ju. Një tjetër alternativë është se jeni të përqendruar në kërkimin e universitetit të duhur për ju, një projekti që përfshin median apo një çështje ligjore. Por udhëtimi duket më lehtësisht i realizueshëm.
Marsi do t’u japë energji kësaj fushe duke lëvizur kështu në shtëpinë tuaj të 9-të, ai do t’ju japë mundësinë të bëni gati valixhet dhe të shkoni.
Duhen marrë parasysh edhe tensionet e mundshme që lidhen me paratë, të cilat mund t’i ndieni në fillimi të këtij muaji, por të qënit larg, do t’ju bëjë të ndiheni të lirë, të shijoni jetën dhe të rifitoni aftësinë e ekuilibrit.

Hëna e re në shenjën e Demit, më 26 prill, do të jetë në favorin tuaj, duke marrë pas vetes Neptunin, Saturnin dhe Plutonin, një treshe e cila ofron qëndrueshmëri, më shumë kënaqësi dhe një raport më të afërt me partnerin tuaj. Në po të njëjten kohë, Venusi do të vizitojë shtëpinë tuaj të romancës, duke zbutur diskutimet që keni patur kohët e fundit me partnerin tuaj. Një gjë është e sigurt; fundi i prillit do të jetë i preferuari juaj dhe me Mërkurin në vijë të drejtë, më 3 maj. Do të shihni që projektet dhe planet tuaja do të ecin mbarë.
Më 21 prill karriera juaj do të ndriçojë, sapo Marsi të hyjë në shenjën e Binjakëve, për të qëndruar deri më 3 qershor. Kjo periudhë do t’ju ndihmojë në profesionin tuaj, duke hapur mundësi të reja, të cilat do të shfaqen në hënën e re të muajit të ardhshëm. Përgatituni të riorganizoni CV tuaj dhe nëse jeni tip krijues, mund ta promovovi fare mirë veten tuaj. Në fund të majit ose ditët e para të qershorit, do të keni jo 1, por 2 oferta shumë të rëndësishme.