Horoscope

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2017: Binjakët dhe Gaforrja

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2017: Binjakët dhe Gaforrja
Gjatë muajit prill do të mendoni për ëndrrat tuaja dhe do përpiqeni t’i materializoni. Nuk është periudha e duhur për të marrë iniciativa të rëndësishme, por është momenti i duhur për të planifikuar. Do ndeshni pengesa dhe do keni shumë pikëpyetje në mendjen tuaj, por mos lejoni asgjë t’ju bllokojë energjinë që çon drejt suksesit.

Vazhdoni programin tuaj hap pas hapi. Ky është momenti i duhur i 2017-ës për t’i dhënë prioritet synimeve tuaja. Bashkë me maturimin tuaj, kanë ndryshuar edhe gjërat që kanë vërtet rëndësi. Muaji prill është momenti i duhur për të reflektuar, fshirë apo shtuar prioritete të reja. Më në fund do të merrni fund lirisht, sepse jeta juaj nuk do të jetë aq ritmike sa tani.

Do të keni një ide më të qartë rreth atyre gjërave që doni dhe shpresoni, ndaj do ta kuptoni më mirë si doni të jetë vazhdimësia e jetës tuaj. Nga 10 prilli jeta juaj sociale dhe ajo sentimentale do të marrë një shtysë pozitive, megjithatë marrëdhënia me një mik ose partner mund të jetë bërë pak e komplikuar. Është një periudhë shumë emocionale, prandaj qëndroni larg konflikteve. Më në fund, Afërdita do stabilizojë jetën tuaj sentimentale deri në 18 maj, kur lidhja juaj do t’i rikthehet forcës së mëparshme.

Hëna e plotë e 10 prillit do t’ju sjellë ndërmend partnerin tuaj ose një shtatzëni, ose do të fokusoheni për të qenë në formën më të mirë në një festë që do të merrni pjesë, ku do të jenë të gjithë miqtë tuaj. Gjërat mund të ecin pak ngadalë, por kjo nuk duhet të jetë arsye që të demoralizoheni. Gjeni një mënyrë për të nxjerrë më të mirën edhe nga këto vonesa. Pas 21 prillit energjia që ju rrethon do të ndryshojë dukshëm. Për herë të parë pas një kohe të gjatë do të keni kontroll të plotë mbi veten tuaj.

Persona të rëndësishëm do t’ju kushtojnë vëmendje, do t’ju mbështesin dhe do të surprizohen nga vendosmëria juaj për të arritur synimet që i keni vendosur vetes. Dhe maji do të jetë muaji kur do të fitoni paratë që keni merituar me punën tuaj. Nëse punoni në privat ose në ambiente të mbyllura do të jeni shumë produktive. Nëse po merreni me shkrimin e një libri, një fushatë publicitare ose po mendoni të aplikoni diku, do të habiteni sesa shpejt do të arrini rezultate efektive.

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2017: Binjakët dhe Gaforrja
Të gjitha shenjat këtë muaj do ta ndiejnë më shumë presionin në punë dhe stresin që e shoqëron. Një situatë e tillë do vazhdojë për një kohë të gjatë, prandaj përgatituni të dashura Gaforre. Nëse jeni të vetë-punësuar, do të keni vështirësi në gjetjen e personave të kualifikuar për punë, megjithatë do t'ju vijë në ndihmë një mik me një ide origjinale dhe praktike.

Hëna e plotë e 10 prillit do t'ju vendosë përpara një udhëkryqi: të merreni me kërkesat e klientëve në punë, apo të shijoni atmosferën e këndshme familjare që do të mbizotërojë në shtëpinë tuaj. Familja ju adhuron, prandaj prania e tyre do të jetë parajsa pas një dite të lodhshme në punë. Nuk do të jeni në gjendje fort të mirë mendore, do të jeni pak nervozë dhe këtë tension do ta ndiejnë të gjitha shenjat, megjithatë ndërhyrja e Jupiterit do t'ju qetësojë. Do të ndiheni në kontrast të madh këtë muaj, me shtëpinë që sjell lajme të mira dhe puna nga ana tjetër që sjell një sërë sfidash, të cilave u duhet dhënë zgjidhje sa më shpejt.

Pas 21 prillit shihni nëse mund të punoni jashtë zyrës, për të qëndruar larg dramave në ambientet e punës. Këtë muaj jeni gati të shijoni një event festiv me miqtë tuaj, qoftë kjo një dasmë, apo festë ditëlindjeje. Në javët dhe muajt në vijim do ta shijoni më shumë kohën me miqtë, sepse hëna e re do të krijojë më shumë kohë në axhendën tuaj për t'u argëtuar. Nëse marsi nuk ka qenë muaji më i mirë për ju, këtë muaj gjërat pritet të ndryshojnë.

Megjithatë sërish përpiquni të shmangni ndryshimet drastike në pamje, mos kryeni ndërhyrje estetike, apo të lyeni flokët. Lërjani muajit maj këto lëvizje, për të patur rezultate sa më të mira. Mos merrni vendime të rëndësishme këtë muaj, siç është marrja e një shtëpie me qera apo zgjedhja e një personi për të ndarë qiranë. Ky është muaji i duhur për të menduar, jo për të vepruar. Mërkuri do jetë në prapavijë nga 9 prilli në 3 maj. Kjo do të thotë se duhet të tregoheni të kujdesshëm në punë dhe të shamngni vonesat, por një ndikim më pozitiv do të ketë në jetën shoqërore, pasi do të takoni një mik të mirë që nuk e keni parë prej kohësh. Do të jetë bukur të takoheni dhe të tregoni histori.

REELS

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

----news/22848/horoskopi-i-susan-miller-per-muajin-prill-2017-binjaket-dhe-gaforrja