Emrin ia keni dëgjuar dhe besojmë e keni parë kudo nëpër farmaci, por ndoshta nuk e dini ende se ç’është në gjendje të bëjë Hepathrombin për jetën tuaj dhe pse është i domosdoshëm për të gjithë familjen.
Ky medikament, në formën e kremit ose xhelit, njihet kryesisht për parandalimin e mpiksjes së gjakut dhe krijimit të trombeve në enët e gjakut, duke zbehur rrjedhimisht dhe pamjen e shëmtuar të venave varikoze.
Variçet janë një prej problemeve më të mëdha të grave dhe burrave në Shqipëri mbi të 40-tat, edhe pse formimi i tyre nuk njeh moshë. Jeta sedentare (e ulur në zyrë për një kohë të gjatë, apo qëndrimi në këmbë pa lëvizur), obeziteti, shtatzënia apo kequshqyerja, janë të gjitha shkaqe të krijimit të variçeve.
Estetikisht ato janë një dhimbje, sidomos për gratë të cilat vuajnë jo vetëm kapilarët blu që shpërndahen si degë nëpër pulpa, por edhe mbledhjen e gjakut që krijon ato format e shëmtuara si “topa” mbi lëkurë.
Edhe nëse jeni duke shijuar këmbët e bukura sot dhe variçet, ju duken si një diskutim shumë i largët, na vjen keq t’ju themi, por si ju kanë menduar mijëra trimëresha të tjëra, derisa një ditë papritur u përballën me këtë transformim në pulpat e tyre.
Hepathrombina duhet të jetë aty, në raftin e ilaçeve, bashkë me medikamentet e gripit e të dhimbjes së kokës.
Nëse keni variçe, çdo ditë (2-3 herë në ditë) masazhoni me kremin e Hepathrombin zonën ku janë krijuar dhe do të shihni se si dalëngadalë ajo pamje deprimuese do të zbehet dhe ju mund të vishni më me qejf fundet e fustanet e preferuara (apo s’erdhi edhe pranvera!)
Hepathrombin është “urgjenca” më e mirë kur vritesh!
Ndërkohë që burrat janë më sedentarë në shtëpi, ne gratë na sheh duke lëvizur sa nga kuzhina në dhomën e gjumit, më pas në dhomën e kalamajve, madje nuk ka dalë kot ajo shprehja e stërthënë në fund të ditës: “S’jam ulur një sekondë”.
Të paktën njëherë në muaj bërtasim: “O le-le” kur përplasemi nga nxitimi me atë dreq cepi të krevatit apo sirtarët, dhe lëkura jonë, shumë e ndjeshme ndaj hematomave, nis të nxihet/mavijoset.
E njëjta gjë na ndodh edhe kur ngremë pesha në palestër apo bëjmë ushtrime toke. Vetëm kur mbërrijmë në shtëpi, dallojmë këmbët e krahët të mavijosura. Nxirjet shkaktohen kur nga përplasja me një objekt të fortë, kapilari çahet apo shpërthen. Rrjedhimisht, mbi lëkurë ndodh çngjyrimi dhe këto njolla mund të zgjasin disa ditë.
Nëse aplikoni kremin e Hepathrombinës mbi zonat e mavijosura dhe i masazhoni këto zona dy-tri herë në ditë, zhdukja e tyre do të jetë shumë më e shpejtë sesa po t’i linit të zbeheshin vetë.
Nuk do ta besonit, por Hemathrombina të shpëton nga golfi në mes të verës!
Nuk ju thamë kot që ky krem duhet të jetë patjetër në raftin e ilaçeve, sepse bën mrekullira edhe për ata të zjarrtët që puthen me aq shumë pasion, saqë kur shkojnë në shtëpi, u duket qafa si qen dalmat, me pulla-pulla.
Një fenomen shumë i përhapur ky tek adoloshentët (urojmë që adultët ta kenë kaluar këtë fazë); këto njolla shkaktohen kur thithja në zona të lëkurës është aq e fortë, saqë shkakton krisje apo shpërthim të kapilarëve. Dhe pastaj, mos u çudisni kur shihni vajza e djem me golfe në mes të verës, aq sa duke u munduar të fshihen, në të vërtëtë, e bëjnë më publike seç duhet problemin që kanë.
Ndaj, që të shpëtoni ndonjë shpërthim nga vapa, merrni pak krem Hepathrombin dhe masazhoni pjesën ku janë të thithurat. Përsëriteni çdo ditë këtë veprim dhe do ta shihni që ato do të zhduken sa hap e mbyll sytë. Herën tjetër pastaj e dini vetë: Me mend në kokë!
*Konsultohuni me mjekun tuaj, përpara përdorimit të çdo lloj medikamenti. Hepathrombin-ën e gjeni në çdo farmaci.