Lifestyle

Ti dhe shoqet e tua të ngushta me siguri duhet t'i dini këto!

Ti dhe shoqet e tua të ngushta me siguri duhet t'i dini këto!

Çfarë mund të jetë më interesante se një grup mikeshash të ngushta që nuk bëjnë asgjë pa i treguar njëra- tjetrës? Shijimi i çdo etape të jetës me ato që do më shumë, shoqet e tua të vjetra. Mund të ngjajnë të thjeshta në dukje, por rrethi yt i ngushtë flet shumë për ty dhe jetën tënde. Të gjitha e kemi patur të paktën një herë në jetë atë grupin e vajzave, me të cilat betoheshim që do të ishim gjithmonë bashkë.

Takimet e para, truket për t'u dukur më interesante në shkollë, përpjekjet maksimale për të fitur zemrën e djalit që doje kaq shumë, për të gjitha këto i atribuohemi shoqeve të ngushta. Dhe e bukura e gjithë kësaj qëndron tek jetëgjatësia e lidhjes tuaj. Nëse jeni kaq me fat, ju themi se ekzistojnë disa etapa të cilat i keni kaluar me patjetër, dhe nëse jo, na lejoni t’ju themi se rrethi juaj nuk paska qenë dhe aq besnik.

Ti dhe shoqet e tua të ngushta me siguri duhet t'i dini këto!
Gjimnazi
O Zot, ato ditët e tmerrshme kur t’i mund të kishe gjithçka, por e vetmja gjë që të duhej ishte besimi në vete, por jo atë nuk e kishe. Dhe janë pikërisht ato, grupi përjet besnikë që të ndihmojnë të njohësh veten dhe të zbulosh që nuk je dhe aq dështake sa mund të dukesh!
Ti dhe shoqet e tua të ngushta me siguri duhet t'i dini këto!
Telefonatat
Nuk ka rëndesi nëse ju keni qenë bashkë për gjatë gjithë ditës, sapo të ndaheni, ju do të flisni menjëherë në telefon. Duhet! Komunikimi është rregulli numër 1 i grupit të shëndetshëm të shoqeve të ngushta! Ato duhet ta dinin patjetër çfarë ndodhi rrugës për në shtëpi!
Ti dhe shoqet e tua të ngushta me siguri duhet t'i dini këto!
Pëlqenit të njëjtin djalë
OK, kur e mësoni këtë, ju bie pak si bombë në fakt, por kalon. Nëse ju jeni vërtetë shoqe, ai është gjëja e fundit për të cilin do të ziheni. Ju mendoni, reflektoni dhe botës i rikthehen ekuilibrat e mëparshëm.
Ti dhe shoqet e tua të ngushta me siguri duhet t'i dini këto!
Visheni njësoj
Po kush mendonte për individualitetin kur ishte adoleshent? Askush, kështu që veshjet e njëjta të grupit të vajzave ishte trendi i asaj kohe.
Ti dhe shoqet e tua të ngushta me siguri duhet t'i dini këto!
“Përçarja” e grupit
Oh, kjo është pjesa më e vështirë. Themelet e shoqërisë suaj po tronditen. Dramat e dashurisë, rritja e pakuptueshme dhe problemet e pashmangshme të përditshmërisë, po ju largojnë nga njëra-tjetra. Por nëse do të jeni të zgjuara, edhe këtë situatë mund ta kaloni me krenari.
Ti dhe shoqet e tua të ngushta me siguri duhet t'i dini këto!
Udhëtimet
Erdhi momenti që kemi ëndërruar prej kohësh. Udhëtimi më i bukur i jetës, ti, shoqet e tua dhe një biletë. Vetëm mendimi i të qenit me miket e tua në një vend të huaj, pa prindërit, na bën të lumtur. Imagjinoni çfarë lirie!
Ti dhe shoqet e tua të ngushta me siguri duhet t'i dini këto!
Ndarja
Një nga momentet më të dhimbshme është ndarja me shoqet e tua të jetës. Ideja se ajo mund të të zëvendësoje me dikë tjetër të shkatërron, por dikush duhet t’i vazhdojë studimet! Në fund të fundit ju ndajnë vetëm kilometrat!
Ti dhe shoqet e tua të ngushta me siguri duhet t'i dini këto!
Ribashkimi
Kur kthehemi në shtëpi, njerëzit e parë që duam të takojmë janë ato, shoqet tona. T’i kthehemi dhe njëherë emocioneve dhe çmendurive të vjetra janë gjëja për të cilën kemi menduar gjatë gjithë vitit tonë të lodhshëm.

Burimi:'Daily Mail'

REELS

I mbani mend???

Çifti (influencues) janë bërë viralë së fundmi, pasi u kapën duke sajuar dhe përsëritur disa herë momentet e propozimit për martesë. Ajo që në fillim dukej si një moment plot emocione, doli të ishte e planifikuar dhe e përsëritur disa herë, vetëm që videoja të dilte “perfekte” për rrjetet sociale. Ndjekësit shprehën zhgënjim, duke thënë se asgjë nuk është siç duket në rrjete sociale.

U tha, u bë!

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!