Metropolitan

Vdekja tragjike e Rigelsit, endacaku i ish-Bllokut që refuzonte lëmoshën

Vdekja tragjike e Rigelsit, endacaku i ish-Bllokut që refuzonte
Photo courtesy of Klaus Vokopola

Mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet një 36-vjeçar humbi jetën. Sipas burimeve, atë e zuri korrenti në praninë e të atit, teksa tentoi të futej me forcë në kabinë. Vdekja tragjike e tij nuk mori ndonjë vëmendje të madhe mediatike, ndoshta sepse e patën të vështirë ta identifikonin. Rigels Patoku ishte një endacak që prej vitesh  flinte në kabinën që i mori jetën, ndërsa ditën e kalonte duke i dhënë ngjyrë rrugëve të kryeqytetit.

Të gjithë ata që kanë kaluar të paktën njëherë në zonën e ish-Bllokut, është e pamundur të mos e kenë vënë re. Prania e Rigelsit nuk bezdiste askënd. Përkundrazi, kishte nga ata që edhe argëtoheshin sa herë e shihnin apo e dëgjonin. Ai zinte një cep të rrugës nga ku niste të këndonte, ndonjëherë edhe fliste rrjedhshëm italisht me kalimtarët.

Rigelsi ishte një njeri që dukej se e mbanin në jetë pasionet. Kishte një pasion të dukshëm për modën, saqë e kishte kthyer rrugën nga sheshi Wilson e deri tek Libri Universitar në një pasarelë. Për të s’kishte shumë rëndësi sa të shtrenjta ishin ato që kishte veshur. Me siguri imagjinata i thoshte diçka krejt ndryshe.

Sot, teksa komentohej në rrjete sociale, binte në sy respekti që të gjithë gëzonin për personazhin simpatik të kryeqytetit. Komentuesit binin dakord në një pikë: Rigelsi nuk e pranonte asnjëherë lëmoshën, madje edhe kur ishte  vërtet në vështirësi, ai nuk kërkonte para. Vetëm diçka për të ngrënë! Dhe besojeni ose jo, por kishte dhe nga ata që qanin për njeriun që s’e njohën kurrë deri sot. Në mënyrë të pavetëdijshme, Rigelsi ka fituar zemrën e atyre që e njohën kalimthi. Atyre që njihnin zërin e tij, që njihnin cepin ku qëndronte gjithmonë, por nuk njihnin emrin dhe historinë.

Gjithsesi, ç’rëndësi kanë të gjitha këto tani që ai s’është më. Ndoshta Rigelsi ka qenë vërtet në Itali, ndoshta edhe ka qenë për disa kohë prapë hekurave të burgut. Por, Rigelsi mund të ketë qenë dhe një i ri me dëshirën për të studiuar, një i ri që e donte dhe vlerësonte jetën dhe gjërat e vogla të saj, më shumë se të gjithë ne. Rigelsi iku, por ai nuk e di sesa njerëz e vlerësonin dhe e njihnin. Dhe ndoshta tani është tepër vonë për t’i thënë se ashtu me krenarinë, energjinë, butësinë  dhe të vërtetën që përcillte, na fuste në dyshime. Teksa mbytemi në përgjegjësi, ambicie, fasadë e shtirje që s’na duhen, po harrojmë të jetojmë.

Ai  jetoi pak, por më shumë se secili prej nesh. Meriton një falje dhe mirënjohjeje endacaku i kryeqytetit qe refuzonte mëshirën tonë. Nuk dihet se në cilën botë jetonte Rigelsi që ishte aq i lumtur dhe entuziast për jetën, por duhet të ishte një botë më e mirë se kjo e jona.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Ergisa Bejkollari
Gazetare

REELS

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰