Shtatzania

Bukuria në shtatzani: Çfarë mund të beni dhe çfarë jo

7 Qershor 2014

Bukuria në shtatzani: Çfarë mund të beni dhe

Bëhet fjalë për një katalog, të krijuar nga Mary Rosser e departimentit të Gjinekologjisë e Lindjes në Children Hospital në New York, i cili na tregon çfarë mund të bëjmë gjatë 9 muajve të shtatëzënisë. Rossella Nappi, profesoreshë e Klinikës se Lindjes dhe Gjinekologjisë të Universitetit të Pavias ka komentuar këto këshilla.

Bojërat e flokeve
Është një nga trajtimet tipike e konsideruar e ndaluar në shtatëzëni, sepse mendohej që mund të dëmtonte fetusin, duke pasur disa përbërës të konsideruar toksikë, i pari nga të cilët amoniaku, i cili depërton në lëkurën e kokës të femrës dhe hyn qarkullim në organizëm.
“Në të vërtetë – shpjegon Rosser – lyerja e flokëve është e sigurtë. Si masë paraprake mjafton të evitojmë lyerjen e flokëve në 3 mujorin e parë të shtatëzënisë, gjatë të cilit mund të aplikojmë bojërat natyrore”. Bojërat bimore, në fakt, po zhvillohen gjithmonë e më shumë dhe mund të “imitojnë” shkallën e mbulimit të bojërave.

Mund të kemi besim? “ Produktet e sotme për lyerjen e flokëve janë gjithmonë e më natyrore se sa në të kaluarën. E rëndësishme është të mos thithim tymin e amoniakut e të mos hyjmë në kontakt të drejtpërdrejtë me përbërësit kimikë” konfirmon profesoresha Nappi. Pas tre mujorit të parë, mjaftojnë disa përkujdesje të vogla. Për shembull, t’i kërkoni parukieres të aplikojë bojën në një ambjent të ajrosur mire. “Janë mbi të gjitha avujt e amoniakut, ato që mund të transmetohen tek fetusi përmes frymëmarrjes së nënës. Gjithashtu, është një rregull i mirë për t’u ndjekur, që boja të aplikohet në gjatësinë e flokëve dhe jo tek rrënja”.

Manikyri
As për manikyrin nuk ka rreziqe të veçanta pas 3 mujorit të parë: nëna e ardhshme duhet të ketë kujdes që pajisjet të jenë të sterilizuara dhe t’i kërkojë estetistes të mos presë lëkurën e thonjve, për të parandaluar infeksionet nga bakteret dhe mikrobet.
“Duhet të keni kujdes të mos lëndoheni gjatë proçedurës për të evituar infeksione të mundshme. Manikyri mund të aplikohet, por kini kujdes të mos thithni aromën”, këshillon gjinekologia. Dhe për ato që deshirojnë t’i bëjnë thonjtë me xhel? “Nuk ekzistojnë kunderindikime të rëndësishme për sa i përket teknikave me akrilik,  por për parandalim,  mbani një maskë në fytyrë dhe zgjidhni një zonë të ajrosur mirë, për të mos thithur substancat potencialisht toksike si cianoakrilatet, të pranishme në manikyr dhe në xhel”.

Mbetet fakti që gruaja në shtatezani duhet, gjithmonë, të përgatitet të përballojë një urgjencë të mundshme. “Salla e operimit është një vend, ku gruaja duhet të heqë të gjitha zbukurimet, përfshirë thonjtë fallco”, kujton Nappi. 

Trajtimet e fytyrës
Në përgjithësi, lëkura  në shtatëzëni shkëlqen, por disa grave ju shfaqen puçrra. Çfarë mund të bëni?
Gjinekologia kujton që është mirë të evitoni ilaçe me bazë tetraciklinen ( ose Retin A) dhe të përdorni ilaçe me bazë eritromicinën. Të parët, në fakt, mund të shkaktojnë defekte në lindje.

Doktoresha Rosser këshillon të përdorni produkte kozmetike pa vaj dhe të lani fytyrën 2 herë në ditë me ujë të ngrohtë dhe një pastrues të butë. 

Trajtimet për trupin
Për të luftuar celulitin dhe për të ndaluar grumbullimin e yndyrnave, mund të bëjmë masazhe gjatë shtatëzënisë apo më mirë t’i evitojmë?
“Masazhet në shtatëzëni mund të jenë të dobishme, jo vetëm për të parandaluar celulitin e zmaliaturat, por edhe për të parandualuar fryrjen e gjymtyrëve”’ thotë Nappi. Por, është shumë e rëndesishme të vihemi në duart e një eksperti dhe të zgjedhim një fizioterapist, pa përdorimin e makinerive e kremërave / vajërave me bazë algash dhe kafeine. 

Nxirja
Në shtatëzëni lëkura është më delikate dhe mbi të gjitha ka një predispozicion të bëhet me njolla, për shkak të nivelit të lartë të estrogjenit në qarkullim. “Do të ishte më mirë të evitonim ekspozimin e tepërt në diell dhe eshte i detyrueshëm përdorimi i kremërave me mbrojte të lartë.

Gjithashtu, mos e teproni me ekspozimin në temperatura të larta, sepse tensioni i gjakut influencohet nga klima e nxehtë dhe e lagësht” sqaron Nappi.

Burimi: d.repubblica.it