Amerika është vërtet vendi i mundësive të mëdha, ndryshe si mund të shpjegohet që një 13-vjeçare shumë shpejt mund të bëhet miliardere vetëm sepse tha një togfjalësh të pazbërthyeshëm në një studio televizive?!
Një muaj më parë, u raportua se Danielle Bregoli, e njohur ndryshe si vajza 'Cash me Ousside', fitonte 40 mijë dollarë vetëm duke u shfaqur në festa private. Sipas Celebrity Net Worth, të ardhurat që po fiton mund ta rendisin Bregoli-n në listën e fëmijëve më të pasur, pa mbushur ende 16 vjeçe. Ajo bën reklama produktesh në Instagram, fiton rreth 100 mijë dollarë në muaj vetëm me reklama dhe 50 mijë dollarë për një postim të vetëm.
Sado e çuditshme mund të tingëllojë, kështu funksionon. Personazhet publike mund të fitojnë nga 3 deri në 250 mijë dollarë për reklama, në varësi të numrit të ndjekësve. Në krye të kësaj liste qëndron Kylie Jenner apo Kim Kardashian, që një pjesë shumë të mirë të të ardhurave e sigurojnë nga reklamat në rrjete sociale.
Përpos këtyre llogarive, Bregoli është kërkuar nga producentë të ndryshëm për të krijuar një format reality-show me të dhe të ëmën, por ndërkohë menaxherët e saj po shqyrtojnë ofertat. Pra po, me gjithë këto burime të ardhurash, është e sigurt të themi që Danielle Bregoli shumë shpejt do të fitojë milionin e saj të parë, thjesht sepse doli në studion e Dr. Phil dhe foli siç di ajo të flasë.
Burimi: Maxim