Showbiz dhe TV

U gëzuam kot, sepse Dafina Zeqiri tani është ‘këngëtarja suedeze’

15 Mars 2017

"Four season" ka tashmë 1 milion klikime në Youtube, shumica nga shqiptarë. Megjithatë, Dafina Zeqiri po prezantohet si "këngëtarja suedeze" në mediat e huaja.

U gëzuam kot, sepse Dafina Zeqiri tani është

Dafina u kthye në Kosovë kur ishte adoleshente, nga ku brenda disa vitesh hyri fuqishëm në tregun muzikor shqiptar. Ajo ka lindur në Suedi dhe ka jetuar për 16 vjet, duke marrë pjesë në festivalet e këngës për fëmijë atje. Edhe pasi u kthye, bashkëpunoi me producentë suedezë, por sidoqoftë, këngët e saj u bënë të njohura kryesisht në trevat shqipfolëse.

U gëzuam kot, sepse Dafina Zeqiri tani është

Vitin që shkoi vendosi të shpërngulej në SHBA për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë botërore dhe më në fund, javën që shkoi publikoi projektin e saj të parë për tregun amerikan. Kënga “Four Season” u prezantua me një videoklip ku shfaqet reperi i njohur French Montana. I pari që shkroi për Dafinën ishte sajti “The Fader”, ndjekur nga disa media të tjera amerikane për muzikën.

“Four Season” u mbështet edhe nga Era Istrefi, e cila i uroi Dafinës sukses në tregun muzikor botëror. Por në ndryshim nga Era, e para këngëtare shqiptare që arriti suksesin ndërkombëtar me një këngë shqiptare dhe tani njihet si “the albanian singer”, Dafina Zeqiri nuk po bëhet e njohur si shqiptare.

Sajti “Vibe”, i profilizuar tek muzika, promovoi dje këngën e re të Dafinës duke e quajtur “ylli suedez i muzikës”.

“French Montana i bashkohet yllit suedez të muzikës Dafina Zeqiri në videoklipin e këngës “Four Season”, është titulli i artikullit.

U gëzuam kot, sepse Dafina Zeqiri tani është

Ndërsa në brendësi shkruhet: “Kantautorja e lindur në Suedi, Dafina Zeqiri, po jep impakt në SHBA me këngën e saj më të re per publikun anglosakson, “Four Season”. Pasi krijoi shumë fansa në Europë, duke hyrë në renditjet e këngëve më të mira Pop dhe R&B, tani synon të pushtojë Amerikën me muzikën e saj, dhe ka tashmë mbështetjen e një Bad Boy (djalë i keq) të vërtetë të industrisë së muzikës.”

Ndërkaq, Dafina Zeqiri ka publikuar në platformën “Spotify” edhe këngën “Fire” që ka arritur 1 milion dëgjime.

U gëzuam kot, sepse Dafina Zeqiri tani është

 “Four Season” e publikuar në 8 mars, arriti 1 milion klikime në Youtube vetëm dje. Edhe pse “The Fader” dhe “Vibe” janë sajte mjaft të njohura, nuk e arrijnë publikun e gjerë që ka “MTV”, që i kushtoi Erës një speciale në Snapchat apo revista “V”, mbështetëse e madhe e saj.

U gëzuam kot, sepse Dafina Zeqiri tani është

Promovimi më frytdhënës ka qenë ai i Dafinës në rrjetet sociale ku ajo ka shumë ndjekës, shumica shqiptarë. Dafina kërkon vazhdimisht përkrahjen e publikut që e ndjek në Instagram apo Snapchat, dhe ata ia kanë dhënë si në Youtube, ashtu edhe në Spotify.

Nga komentet në Youtube duket qartë se shumica e klikimeve të “Four Season” vijnë nga Shqipëria dhe Kosova, pasi shumica dërrmuese e tyre kanë emra shqiptarë, dhe shprehin mbështetjen për Dafinën si fansa të hershëm të saj. Nuk është çudi; Zeqiri arriti të grumbullonte shumë fansa këtu, duke qenë ndër të parat që krijoi “armatën” e vet me emrin #dafinators në Instagram.

Sidoqoftë, me këngë si “Hajde ma knej”, “Na” me KAOS apo “Dangerously in love”, ndër të parat këngë shqiptare me 1 milion klikime në Youtube, Dafina ka pasur më shumë sukses sesa me “Four Season”.

Menaxherët e saj duhet të kenë ndonjë strategji që po e promovojnë si suedeze, por kjo vetëm sa po shpërqëndron publikun shqiptar, që e ka mbështetur kahera dhe tani është burimi kryesor i klikimeve në internet.