Muzika

Dafina Zeqiri po ia del në SHBA!

11 Mars 2017

Dafina Zeqiri po ia del në SHBA!

“Ylli ndërkombëtar Dafina Zeqiri shpërtheu me debutimin e saj në SHBA: “Four Seasons”.

Kështu shkruan sajti i njohur i muzikës së momentit, “That’s enuff”.

Dafina Zeqiri po ia del në SHBA!

Zeqiri, e cila prej më shumë se një viti ka shkuar në SHBA për të nisur atje karrierën ndërkombëtare, publikoi këtë javë këngën e saj të parë për tregun amerikan, “Four Seasons”, ku shfaqet reperi i njohur French Montana.

Kënga u publikua fillimisht nga revista prestigjioze amerikane e muzikës “The Fader”. Tani, “Four seasons” renditet ndër këngët më të dëgjuara të javës në platformën e Youtube-it, Vevo.

Këtë e bëri të ditur Dafina në rrjetet sociale, duke treguar se krahas këngëve më të suksesshme të momentit, si “Helium” e Sia-s apo “That’s what I like” e Bruno Mars-it, është edhe kënga e saj.

Dafina Zeqiri po ia del në SHBA!