Me kalimin e moshës bëhet edhe më e vështirë të ruash flokë të dendur dhe të shëndetshëm, por ajo që e bën edhe më të vështirë këtë mision, është gjatësia. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Bonn në Gjermani, humbja e flokëve lidhet me disa faktorë, si: gjatësia, ngjyra e lëkurës dhe forca e kockës.
Gjatësia u identifikua si një ndër faktorët e rënies së flokëve, pasi u studiuan 11 mijë burra me rënie të parakohshme të tyre. Po sipas këtyre zbulimeve, humbja e flokëve rrit edhe rrezikun e kancerit të prostatës, megjithatë kjo nuk është një arsye që burrat me humbje të parakohshme të flokëve shqetësohen, sepse rastet ndryshojnë nga njëri-tjetri.
Burimi: Mirror