Shqipëria

Djali dhe nusja dhunojnë nënën për 8 mars: Na hodhi foshnjën në tokë!

9 Mars 2017

Djali dhe nusja dhunojnë nënën për 8 mars: Na hodhi

Një 63-vjeçare në Urën Vajgurore u dhunua barbarisht nga i biri dhe bashkëshortja e tij më 8 mars. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Poshnje, ku Shpresa Kuçi ka denoncuar të birin Fitim Kuçi dhe nusen Fatmira Kuçi, duke i akuzuar se e kanë goditur me grushte dhe shkelma. Sipas çiftit, arsyeja përse e kanë dhunuar 63-vjeçaren është se ajo hodhi në tokë fëmijën e tyre 6-muajsh.

Sakaq vetë e moshuara shprehet se arsyeja përse ata e kanë shunuar është, sepse ajo nuk ka pranuar të kujdeset për fëmijën, për shkak se është e sëmurë.  41-vjeçari Fitim Kuçi është vënë në pranga nga policia ndërsa 27-vjeçarja e cila ka marrë urdhër që të mos i afrohet vjehrrës, jeton në një shtëpi me të, duke qenë se nuk ka asnjë vend tjetër ku të jetojë. Fatmira Kuçi gjithashtu deklaron se edhe ajo vetë është dhunuar nga vjehrra.

Burimi: Balkanweb