Social Buzz

23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat s’kanë shanse t’i kuptojnë

8 Mars 2017

23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat

Mund të themi se shoqëria është emancipuar, se gruaja po ndihet gjithmonë e më e lirë, më e hapur dhe më shumë vetvetja.

Qoftë kjo e vërtetë ose jo, disa gjëra duket se nuk ndryshojnë kurrë. E kemi fjalën për disa gjëra të jetës së përditshme, që edhe pse janë shumë të vogla dhe ne tashmë jemi mësuar, flasin shumë për mungesën e lirisë në jetën e një femre.

23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Të mbash çelësat në xhep si armë kur kthehesh vetëm në shtëpi, nëse dikush të sulmon.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Të ulësh volumin ose të heqësh kufjet fare, sepse ke frikë se dikush do të afrohet dhe ti nuk do ta dëgjosh.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Kur dëgjon hapa pas teje, të ecësh shpejt, por jo shumë shpejt, që të mos dallohet që ke frikë.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Të marrësh në telefon dikë, cilindo, teksa kthehesh në shtëpi, që të duket sikur po të pret dikush.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Të dërgosh me mesazh përshkrimin e plotë fizik të taksistit, targën, vendndodhjen në çdo çast, sepse “nuk i dihet”.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Të shmangësh ecjen vetëm në mëngjes shumë herët apo në darkë vonë, sepse nuk është e sigurtë.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Të vësh unazën e martesës vetëm që të shmangësh ngacmimet e panevojshme nga burra që të lënë të qetë vetëm kur të shikojnë si “pronën” e dikujt tjetër.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
T’u japësh burrave emrin dhe numrin e gabuar, sepse ke frikë nga inati i tyre kur i refuzon.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Ta qepësh gojën kur të ngacmojnë me fjalë kur ecën në terezinë tënde, sepse përsëri, ke frikë mos të kthehen me dhunë.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
T’i tregosh gjithmonë dikujt ku do të jesh kur takon një djalë për herë të parë.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Të punosh fort edhe pse e di se ka burra që paguhen më shumë për të njëjtin pozicion pune.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Të shtosh gjithnjë një “thjesht” ose “më fal” nëpër fjali, sepse ke frikë se mos tingëllojnë tepër agresive.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Të hiqesh vazhdimisht si e qeshur edhe kur je në kulmin e nervozitetit, vetëm sepse nuk do të të quajnë “ajo k***a”
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Por, nga ana tjetër, të mundohesh të mos jesh edhe aq e qeshur, sepse përndryshe, të marrin për mendjelehtë ose si i thonë: “shushkë”.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Të kafshosh gjuhën dhe të durosh sa herë një burrë të ndërpret fjalën në mes.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Ta nisësh bisedën 10 herë nga fillimi që të dalësh aty ku dëshiron.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Të heqësh çdo lloj qimeje nga sqetullat, këmbët, bikini, sepse kjo konsiderohet “e neveritshme”
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Të shpenzosh çdo muaj shumë para për periodat, në produkte që ende konsiderohen luks në shumë vende.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
T’i fshehësh ato nëpër xhepa dhe kudo tjetër, sepse periodat trajtohen ende si gjëja më e pazakontë në botë, edhe pse i vijnë çdo gruaje një herë çdo muaj.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Të të duhet të sigurohesh gjithmonë se mos je zbuluar më tepër se ç’duhet, sepse mund të konsiderohesh “kuçkë” dhe “e shthurur”.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Të grimohesh vetëm sepse standartet e bukurisë kërkojnë shumë highlight dhe konturim që të quhesh e bukur. Por edhe nëse grimohesh sepse është pasioni yt, të quajnë “fallco”.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Të mendosh dy herë çdo status dhe foto në Facebook ose Instagram se mos nuk do të marrin seriozisht dhe do të tallen me ty ose do të të ngacmojnë, sepse u dukesh shumë “cool” dhe “mendjehapur”.
23 gjëra që heqin çdo ditë gratë dhe burrat
Të të duhet të merresh me njerëz që të thonë se acarohesh kot se “kamarieri s’e kishte me ty sepse je femër” ose “recepsionisti nuk po të ngacmonte, ashtu të duket ty gjithmonë”, por ti e di fort mirë sepse je gjendur 1 mijë herë në të tilla situata.