Health

Pasoja e panjohur e ndarjes: Efekti i rëndë që nuk e dinit se nga vjen

Pasoja e panjohur e ndarjes: Efekti i rëndë që nuk e dinit se nga
Photo Courtesy of Dreameo

Ndarjet janë të papëlqyeshme, tmerrësisht të papëlqyeshme. Takimi i fundit është zakonisht i pritshëm, pasi gjërat nuk po ecin më aq “vaj” si në fillim dhe e ndjen se marrëdhënia po merr të tatëpjetën. Pastaj vijnë pasojat... ndihesh vetëm, ndihesh i pavlerë, ndihesh i braktisur.

Përpos letërsisë që frymëzon kjo ngjarje, ndarja shkakton shumë më shumë sesa mund ta mendoni. Sikur dhembjet e zemrës të mos mjaftonin, stresi i ndarjes mund të të shkaktojë edhe dhembje koke, ethe, të të sëmurë edhe fizikisht. Dhe kjo sipas ekspertëve, është normale.

Siç shpjegon për “Cosmopolitan” mjekja Mira Kaga nga Neë Jersey, trupi e ndjen ndarjen po aq shumë sa mendja. Në fund të fundit është një situatë stresi si çdo situatë tjetër stresi. Kjo aktivizon “gjendjen e luftës” në trup, diçka që ndodh sa herë jemi të stresuar, prandaj jemi aq të paqetë dhe të tensionuar.

Nivelet e adrenalinës dhe kortisolit kapin majat. Shtimi i këtyre hormoneve shkakton rënien e sistemit imunitar, duke na bërë pre të lehtë për gripërat dhe ftohmën.

Pra, ndarja nuk është shkaktare e drejtpërdrejtë e sëmundjeve; janë hormonet e stresit që mbijnë ngado nëpër trup, që na dobësojnë organizmin.

Një tjetër pasojë që lidhet me adrenalinën është pagjumësia. Adrenalina në nivele shumë të larta na jep ankth, tension, nuk e lejon trupin të bjerë në gjendje qetësie. Pastaj mungesa e gjumit lë pasoja të tjera, si luhatje të humorit, uri, një rreth vicioz shumë i vështirë për të dalë.

Kështu që nuk jeni ju: janë hormonet tuaja që ju bëjnë vulnerabël pas një ndarjeje.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb