Metropolitan

Po kush është Christian Grey përpara Vadik  aka Veronikës!!!

Po kush është Christian Grey përpara Vadik  aka

Pëshpëritje m’u duk mua, se filipinezet e dëgjuan që nga ana tjetër e shtëpisë dhe filluan të mblidhnin gratë në dhomën qëndrore. Nuk e di se sa dhoma mund të kishte shtëpia, sepse nga jashtë dukej si një pallat, por mbase kjo duhet të ishte dhoma qëndrore e leximit. Mbase Balena kishte disa dhoma sipas kategorive të librave. Dhjetë gra të sheqerosura nga jeta super luksoze, Vadik -Veronika dhe unë, të gjitha të ulura në tavolinën super gjigande!

Ndërkohë Veronika kishte nxjerrë librin e saj, dhe si një mizerje e vërtetë, kishte vënë aq shënime në të, saqë gjithë vëmendja e tavolinës kaloi aty. Letra shënimesh me ngjyra rozë dhe të verdhë mbizotëronin çdo 5 faqe dhe pothuajse i gjithë libri ishte i nënvizuar. Gratë e mbytën me pyetje, ndërkohë që Veronika përkëdhelte faqet e librit me duart e bardha dhe byzylykun tringëllimë.

-          Mendon se Kristiani është gay?

-          A e do me të vërtetë atë Anën ai apo thjesht po e përdor?

-          Pse në fillim ai tha që s’do të flinte me Anën, por gjatë gjithë kohës, ai bënte sex me të, ata flinin bashkë?

Nuk e kuptoja pse askush nuk po më drejtohej mua. Në fakt, edhe në takimin e parë, isha pothuajse inekzistente dhe gjysma e kohës iku duke folur për receta gatimi e maskash dhe thashetheme Tirane. Ndërkohë Veronika ishte fiksuar në një cep të tavanit me fytyrën “po pres të mbaroni”

-      E para, hapi gojën, librin nuk e kam shkruar unë ndaj nuk kam nga ti di këto! Por…..e kuptoj shumë mirë Kristianin dhe a e dini pse? Sepse dhe unë kam pasur një nënë të përdalë.

Që të gjitha mbetën me gojë hapur,  as nuk e vija në dyshim, pasi ndërkohë, për vete më kishin dalë sytë vendit si kurrë ndonjëherë. As shtatzënia e Lolës, as letra e Asaj, asgjë, asgjë në botë nuk do të më trondiste kaq shumë. Nuk lëvizja dot as një milimetër, nuk mundesha. Nga momenti në moment, prisja të binin mbi kokat tona shishe, gota , çanta, jargë, mallkime! Ku të futem, sa turp!

Po ky ç’e deshi këtë deklaratë?! Po mami i Vadikut ishte një mësuese muzike e respektuar, apo e ka pasur oficere, nuk e di, me ishin bërë mendimet çorap. Suspanca ishte aq e fortë, saqë thithja e qurrave të Penelopës, gruas së ndërtuesit me koncensione brandet më të mëdha të makinave, më zgjoi!

-     Ooooooo , Balena zgjati krahët që nga ana tjetër për ta përqafuar. Vadiku alias Veronika fshiu me delikatesë një lot kristali, dhe anoi pak kokën. Unë po prisja broçkullën e radhës.

-          Në fakt, nuk doja të vija, sapo isha kthyer nga Parisi dhe isha shumë e lodhur, por kur Alinë me tregoi për çfarë bëhej fjalë, thashë pse jo, mos të ndaj kohën me këto gra të mrekullueshme. Alina nuk ju heq nga goja – fjalia tipike e çdo shqiptari që mban një furçë gjithmonë me vete e të lan e të lyen nga mëngjesi në darkë !

Akulli u shkri, unë mora frymë ngadalë dhe ngrita supet, si për të thënë: “ Çfarë t’i bësh Veronikës, t’i nxjerr të gjitha?”

-          Paris!!! Po çfarë bëje në Paris ? Njëzet sy kureshtarë e hëngrën Vadikun me gjithë atlete.

I thashë vetes: ‘dystohu në një cep se nuk ta ka njeri ngenë, nuk do të jesh asnjëherë në qendër të vëmendjes dhe i nisa Damianit një sms’: Çfarë po bën shpirt? Ne sapo kemi filluar.

 

– Me Gencin jam, sapo të mbarosh të pres në shtëpi. Më erdhi përgjigjja në tre sekonda distancë me sms tim.

-          Në Paris ika për shkollë, por u ktheva per dashurinë, por femrat që dashurojnë, nuk kanë fat. Po le t’i kthehemi librit ….

-          Jo, jo. Balena për pak na hodhi tutje me rryma ajri të fuqishme, duke lëvizur të gjithë masën dhjamore e duke shpërndarë një aromë parfumi deri tek ktheza e Kamzës. ‘Në asnjë mënyrë, kemi tre vjet që merremi me këtë palo libër, me këtë mashkull as peshk as mish, që nuk e ha mortja më mirë. Do të dëgjojmë historinë tënde’.

Vadiku buzëqesh i turpëruar. Po është e vërtetë që po i vjen vërtet turp, sepse ai sigurisht që e beson historinë që ka për të treguar . Me shpresën që nuk do të tregojë ndonjë nga historitë e mia, e inkurajoj me pulitje sysh.

-          Okkkk, ai e zvarrit zërin sikur po mendohet nëse do ta ndajë me ne historinë e tij, por në të vërtetë, po mendohet se cila nga historitë do të ishte me interesante, se me aq bagazh thashethemesh që ka, mund të bëjë libër me histori. Lënia gojëhapur e dhjetë grave, nuk ishte ndonje mision i suksesshëm për të, sepse suksesin e kishte ndërkohë në xhep.

-         Do ta ndaj me ju historinë time, por me një kusht, secila nga ju do të tregojë historitë e saj . Po t’ju them që ky lajmerim u prit me duartokitje, do më besonit?

Nëse Vadiku do të ishte femër e vërtetë , do të ishte femra më e rrezikshme dhe mund t’ia merrte të dashurin kujtdo, jo sepse do ta bënte këtë gjë, por sepse të gjithë meshkujt do të dashuroheshin me të . Kur u dashuruan dhjetëra gra me një herë të takuar, pa mendojeni pak !!! Në këto momente, po lutem vetëm mos të tregojë atë historinë me magji, që shkuam të shihnim fatin dhe përfunduam nëpër hoxhallare me nuska jeshile dhe si përfundim, kishim dhënë emrin e personit gabim dhe i bëmë magji dikujt tjetër për tjetër. Akoma më sjell letra të parfumosura ai djali, kot, pa i dhënë asnjë shkas, jo po thoni që nuk funksionojnë këto gjëra ! Ndërkohë Vadiku fillon tregimin e tij me një zë melankolik pëshpëritës:

-          Siç ju thashë, jam rritur pa mama, ose më saktë, e shihja nënën time vetëm disa orë në javë pasi ajo ishte balerinë dhe ikte gjatë gjithë kohës në prova. Mua më ka rritur gjyshja, dashuria dhe përkëdhelitë nuk më kanë munguar asnjëherë. Përkëdheli e përralla pa fund. Disave u tregojnë përralla me princër, e rrinë femrat e presin gjithë jetën princin e nuk u vjen as kali, e disave u tregojnë përralla me qerosë, siç më tregonte mua.

Më erdhi dhe mua dita të njihja qerosin tim në mes te 40 miss-eve! Miss-e të vërteta, ato të Petri Bozos. E ulur në rresht të parë, bashkë me mamanë, po ndiqja si e përpirë çdo rrotullim të vajzave,  ndërkohë që Kalaja Rozafa oshëtinte nga muzika dhe duartrokitjet. Në mes të performancës, dëgjohet një e shtënë e thatë! Akoma sot e kësaj dite nuk e di se çfarë donin ushtarët në daljet e kështjellës, dhe jo vetëm, por me armë të mbushura! Nuk e di çfarë i ndodhi ushtarit që shkrepi armën e zuri gjumi, i kruhej hunda apo çfarëdolloj arsye tjetër, pak më intereson. Shoh mamin që këputet nga karrigia e bie një copë në tokë ! Kthej kokën të kuptoj çfarë ndodhi dhe filloj të ulëras: Të vranë o Miti, të vranë !!!

 Ndërkohë nga ku po dëgjoja, mundohem të kamufloj të qeshurën me të qarë.

 

-    ‘Mamaja e ka emrin Dhimitra, por Miti e thërriste gjyshja me përkëdheli.’-vazhdoi Vadiku dhe gratë e mbështetën me buzëqeshje. Nuk dinin të shkretat si të reagonin sepse në vetvete, situata ishte shumë dramatike! Fati i madh i yni, që për të parë miss-in, kishin ardhur president e ministra dhe ambulanca ishte tek dera e kalasë. E ngritën Mitin peshë dhe kur po e nxirrnin nga muret e kalasë, dëgjoj nga pas :

-          Hapeni rrugën, është e bija! Dritat e projektorit nuk më linin të shihja mirë, dalloja dy shpatulla të mëdha dhe një kokë pa flokë që shtynte njërëzit dhe më hipi hopa në ambulancë, pranë Mitit. O zot, ato duar kur më ngritën peshë! Ndjeva një frymë të freskët që m’u përplas mbi fytyrë dhe një zë i dashur që më thotë:  ‘Jam këtu, do t’i rregullojmë gjërat vogëlushe!’

REELS

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”

Hapi i parë drejt ëndrrave të mëdha nis këtu! ✨ Më 6 dhjetor, @integral.albania sjell eventin më të rëndësishëm të vitit për arsimin ndërkombëtar. Zbulo mundësi të reja studimi jashtë vendit dhe ndërto të ardhmen që ke ëndërruar. 📚 ℹ️ Për detaje të plota mbi eventin, vizito linkun në stories / highlights.

Konkurrentja e BBVK, Dolce, futet tek shtepia e Grande Fratello

🤔 Ç’mendim keni për këtë deklaratë?

Let the magic begin 🪄🎄 Anabel Advent Calendar ka çdo ditë një surprizë, deri në prag të 2026! 🎅🤫

Dafina Zeqiri i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit

- Ne e quajmë shportë