Keshilla Arredimi

Letër vajzës që pëlqen bashkëshortin tim

3 Mars 2017

Letër vajzës që pëlqen bashkëshortin tim

Kur rastësisht lexova mesazhin tënd në celularin e bashkëshortit tim, të cilin e kishte zënë gjumi në kolltuk, të them të drejtën, u ndjeva sikur po më pushtonte një afsh mbytës, si ajo zagushia që të mbërthen në mes të korrikut në një dhomë pa ftohje. Isha gati ta zgjoja tim shoq për t’u sqaruar se cila ishte kjo vajzë që në orën 23:30, i shkruante: “Drini më fal, por unë do të doja shumë të pinim një Martini bashkë”.

Por nuk e bëra. Përkundrazi, më erdhi një dëshirë e pazakontë për të bërë një banjo, nga ato të gjatat, me qirinj dhe me kripërat që sapo i kisha blerë në një butik me produkte organike. Doja të qetësohesha e të mos mendoja asgjë.

Vaska ime është prej mermeri dhe ndodhet pranë një dritareje. Nëse lahesh kur ka dritë jashtë, mund të shohësh kurorat e pemëve të parkut të liqenit, të cilat nga ky kënd, të japin idenë e një pylli të dendur. Në darkë mbizotëron qetësia dhe në dritare, shfaqet reflektimi i të gjithë banjos, të cilën unë e kam ideuar me aq shumë dashuri tek “Porcelanosa.”

Letër vajzës që pëlqen bashkëshortin tim

Madje tani më kujtohet kur shkuam për herë të parë tek “Porcelanosa”. Drini më shihte gjithë nerva teksa unë prekja e kundroja çdo vaskë, çdo pasqyrë, përkëdhelja çdo pllakë me të njëjtën butësi që përkëdhelja flokët e tij kur kthehej i lodhur nga puna. Ai më jepte herë pas here ca shikime të habitura, pastaj më tërhiqte lehtë drejt vetes dhe më pëshpëriste në vesh: “Avash se u çmende! Është thjesht një banjo!”

Eh, ta dinte ai se ajo “thjesht banjo” do të kthehej në tempullin tim shpirtëror në një ditë si kjo.

Ti e dashur, përderisa ke numrin e bashkëshortit tim dhe i drejtohesh atij me shumë guxim, duhet ta dish besoj se ne kemi 1 vit të martuar. Ishte Drini që më propozoi dhe ai që u kujdes që të gjenim shtëpinë tonë të vogël, por me pamjen më të bukur në Tiranë.

Por dekorimin ma la mua. Dekori, e dashur, ka të njëjtën filozofi si martesa: Duhet të ta bëjë bam që në fillim! Duhet ta ndjesh, ta përkëdhelësh çdo objekt, ta duash ashtu siç do partnerin. Më pas duhet të shohësh a është funksional, a është gati për të kaluar me ty me mijëra ditë pa u zvenitur, pa humbur shkëlqimin e ditës së parë, pa u copëzuar?

Çdo objekt në shtëpi, ashtu si partneri, duhet të durojë temperamentin tënd. Rrëmbimin në mëngjes kur je vonë dhe vrapon nëpër shtëpi apo kur hap sirtaret e kuzhinës me vrull për të gatuar mëngjesin. Më pas, duhet të të kthehet në një oaz qetësie, kur ti kërkon komfortin e intimitetit, larg zhurmave dhe të panjohurve që ndesh në rrugë.

Burrat ndonjëherë nuk e kuptojnë këtë. Ose e kuptojnë me vonesë. Përshembull, teoria e Drinit kur unë po shëtisja me ëndje nëpër mrekullitë e “Porcelanosa-s”, ishte se një lavaman, një banjo, një rubinetë mund ta gjenim edhe shumë më lirë; sepse për të, ishte thjesht një banjo, një lavaman, një rubinet.

Unë i thosha se diçka që të jetë jetëgjatë, duhet të ketë vlerë dhe ajo vlerë duhet të justifikojë jetëgjatësinë dhe funksionalitetin. Pllaka mund të jetë “një pllakë” sa për t’i bërë foto e për ta hedhur në Instagram që t’u mburresh të tjerëve, apo mund të jetë dyshemeja që hapat e tu do ta prekin çdo ditë për mijëra ditë që do të vijojnë, aty ku fëmijët do të mësojnë të ecin e më pas do të zvarrisin për vite me radhë lodra, çanta dhe këpucë.

Letër vajzës që pëlqen bashkëshortin tim

Rubinetë ka kudo, e vërtetë. Por ai rrotullimi në dukje instiktiv, kthehet në një “plagë” që vetëm sa thellohet për ato rubineta që s ‘i përballojnë dot ngacmimet e shpeshta (lajmë duart, trupin, fytyrën, enët, fëmijët do të lajnë kukullat, i hapim e i mbyllim me dhjetëra herë në ditë) dhe që me kalimin e ditëve, e tregojnë kur nisin të rënkojnë e të ngecin nëpër rrotullime apo thjesht u venitet shkëlqimi.

E dashur vajzë, e di që tani mund të jesh duke zgurdulluar sytë me këto që po shkruaj, por të jem e sinqertë, jam shumë e lumtur që më në fund fitoi arsyetimi im dhe Drini u bind për çdo zgjedhje timen tek “Porcelanosa” dhe  sot kemi një banjo që duket si ditën kur është blerë, një kuzhinë aq funksionale dhe të fortë sa duron gjithë darkat tona të shpeshta me miq, madje na duron edhe ne kur (hmm…më mirë s’po e them), kemi një dysheme që shkëlqen sikur të mos kishte shkelur kurrë njeri mbi të.

Letër vajzës që pëlqen bashkëshortin tim

Madje po të doja, mund t’u bëja dhe foto, mund edhe të mburresha nëpër rrjete sociale për këto zgjedhje, por i kam për vete. Unë nuk bëj shtëpi për botën, por e marr seriozisht jetesën në të, ndaj zgjedh më të mirët. E njëjta gjë si martesa pra. Në momentin që unë dhe Drini vendosëm të lidhim kurorë, e bëmë se donim dhe se ishim gati të bënim investimin më të madh të jetës, sepse për ne jeta bashkë ka vlerë.

Në mbyllje të kësaj letre, kisha vetëm një pyetje për ty: Ti çfarë kërkon të jesh: “Një “pllakë” e rëndomtë apo një “Porcelanosa”?

Letër vajzës që pëlqen bashkëshortin tim

Shënim i Anabel: Nëse do të jesh një Porcelanosa, kliko tek www.porcelanosa.al