Showbiz dhe TV

Ditët e fundit të shtatzënisë: Adelina Ismaili plot nur në muajin e 9-të

28 Shkurt 2017

U bë një kohë e gjatë që diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, është shkëputur nga projektet e saj muzikore dhe nga daljet në ekran. Këngëtarja duket se ka vendosur t'i shijojë muajt e ëmbël të pritjes larg aparatit të paparacëve dhe mediave sociale.

Ditët e fundit të shtatzënisë: Adelina Ismaili plot nur

Këtë herë ishte partneri i saj, Vali Krasniqi, i cili ka publikuar një foto, ku shfaqej bashkë me Adelinën, në muajt e fundit të shtatzënisë. Edhe pse në foto nuk dukej barku i rrumbullakosur, ajo dukej më e bukur dhe më e qeshur se kurrë.

Ditët e fundit të shtatzënisë: Adelina Ismaili plot nur

Prej shumë vitesh, Adelina është në një marrëdhënie me Valin, për të cilin është shprehur se e ka dashur që herën e parë që janë takuar dhe ky është fëmija i parë i çiftit.

Ditët e fundit të shtatzënisë: Adelina Ismaili plot nur

Burimi: Revista "Who"