Showbiz

Sot, Alketa Vejsiu kthehet në Top Channel pas 16 vitesh!

Sot, Alketa Vejsiu kthehet në Top Channel pas 16 vitesh!
Instagram: Photo Courtesy of @alketavejsiu

Alketa Vejsiu kthehet sonte në studiot e Top Media-s, pas 16 vitesh. Moderatorja e njohur ende mbahet mend për emisionet e saj në Top Albania Radio, ku nisi karrierën kur ishte fare e re, vetëm 14 vjeç.

Këtë e bëri të ditur vetë Alketa në Instagram-in e saj, ku njoftoi se do të jetë pjesë e panelit të të ftuarve në transmetimin live të çmimeve Oscar në Top Channel, drejtuar nga Ledion Liço.

Sot, Alketa Vejsiu kthehet në Top Channel pas 16 vitesh!
Instagram: Photo Courtesy of @ledionl

Alketa pohon se ka qenë ai që e shtyu të shikonte filmat e kandiduar për çmime këtë vit, duke e falenderuar kështu publikisht:

“Është një nga të paktat gjëra që më bën të sakrifikoj gjumin...Po nisa të shikoj një film që vlen, mund të shoh dy, tre, edhe katër rresht deri sa zbardhë dita.

Kështu që një natë pa gjumë për Oscars në Top Channel, më ka shumë kuptim! Do jem aty për të komentuar në një panel interesant, nën drejtimin e Ledion Liços që më bëri të shoh pjesën më të madhe të filmave më të mirë të kandiduar...”

Sot, Alketa Vejsiu kthehet në Top Channel pas 16 vitesh!

Vejsiu qëndroi për tre vite në Top Channel deri në 2001-shin, kur producentja Vera Grabocka i besoi emisionin e parë bashkë, “Ëndrrat e një nate vere”. Që aty, mes tyre do të niste një bashkëpunim shumëvjeçar që vijon ende sot, me programe si “Dance With Me” apo “Your Face Sounds Familiar”.

Sot, Alketa Vejsiu kthehet në Top Channel pas 16 vitesh!

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb