
Enca Haxhia postoi dje një foto nudo në Instagram. Në një jakuzz-i, me një gotë verë në dorë, Enca çuditi ndjekësit e saj në Instagram, të cilët vërshuan me komente të tipit: "je shumë hot", zemra, yje, e gjëra të tilla.
Krejtësisht nudo, Enca shkroi se i dukej sikur ishte "e diel përtace" (lazy sunday).
"Mos është gjë e diel sot? Se unë po kaloj një të diel të qetë, romantike, përtace..."

Një lëvizje e guximshme kjo nga ana e Encës; dalja nudo në Instagram u kthye në skandal edhe kur e bëri Kim Kardashian, ndjekësit e së cilës supozohet të jenë mësuar me të tilla gjëra. Por, në Shqipëri këtë s'e kishte bërë deri tani asnjëra prej këngëtareve apo personazheve publike.